Home » Lajme » RTP lajmet 20 prill 2012

RTP lajmet 20 prill 2012

Gjatë panairit ekonomik që është mbajtur sot në Shkup në kuadër të projektit të AKB-së për nder të 100 vjetorit të shtetit shqiptarë kryetari i Komunës së Preshevës ka pasur një takim të veçantë me presidentin shqiptarë Bamir Topin. Gjatë minutave që kanë biseduar Ragmi Mustafa e njoftoi njeriun e parë të shtetit shqiptar, Bamir Topin me gjendjen aktuale të sigurisë në Luginën e Preshevës. Mustafa edhe zyrtarishtë e ftoi presidentin Bamir Topi për vizitë në Luginën e Preshevës. E ftesa nga Bamir Topi u prit me mjaftë knaqësi ndërsa sipas kjo vizitë patjetër se do të ndodhë edhe atë shumë shpejtë, për të parë nga afër hallet e qytetarëve të Komunës së Preshevës. Nëse presidenti shqiptarë Bamir Topi viziton shqiptarët e Luginës së Preshevës, atëherë për shqiptarët do të cilësohet edhe vizitë historike pasi do të bëhet presidenti i parë i Shqipërisë që viziton shqiptarët e Luginës. Deri më tash i vetmi zyrtarë i lartë i shtetit shqiptarë që zyrtarishtë ka vizituar Luginën e Preshevës është ish Ministri i Jashtëm Ilir Meta.

———————–

Ambasadorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, kanë qëndruar sot në Bujanoc në një tribunë me temën “Pjesëmarrja forcon të drejtat e qytetarëve”. Ambasadorja në Serbi, Mary Burce Warlick gjatë konferencës për gazetar në Bujanoc deklaroi se pjesëmarrje në zgjedhje është obligim për qytetarët, sepse përmes votimit zgjedhin ata të cilët do t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Dimitrios Kypreos, ambasadori i OSBE-së në Serbi tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 6 majit është e rëndësishme, sepse do të zgjidhet udhëheqja për katër vitet e ardhshme dhe kjo mundësi është në duart e votuesve. “Gjithashtu OSBE do të vazhdojë të punojë në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme dhe modernizimin e Serbisë”, i tha gazetarëve në Bujanoc, Kypreos. Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, ka thirrur për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 majit. Sipas tij votuesit do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. “Është e rëndësishme për Evropën , që të gjitha shtetet a Ballkanit perëndimor të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, sepse në këtë mënyrë do të do të sigurojmë një zhvillim të përgjithshëm”, tha Vincent Degert, shef i BE-së për Serbi. Gjithashtu, zonja Warlick shprehi shqetësimet edhe për problemet ekonomike që ka ky rajon. ”SHBA-të përmes projekteve të ndryshme po vazhdon të ndihmojnë zhvillimin e bizneseve të vogla, por puna jonë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mary Burce Warlick. Të tre ambasadorët pas kësaj tribune kanë organizuar edhe një drekë pune me përfaqësuesit politik të komunave Bujanoc dhe Preshevë

——————–

Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë po vazhdon realizimi i projektit “Javët e Biznesit Kombëtar” në Shkup. Këtë projekt Aleanca Kosovare e Bizneseve, po e realizon në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore në kohën kur presidenti i Shqipërisë Bamir Topi po qëndron në Maqedoni. Promovimin e prodhimeve kombëtare e bënë bizneset nga të gjitha trevat shqiptare. Hapjen e panairit bënë presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ai i Maqedonisë Gjorgje Ivanov. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se është kjo një ngjarje në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Javët e Biznesit Kombëtar”, nisën nga Kosova dhe po udhëtojnë në të gjitha hapësirat shqiptare. Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomisë së Maqedonisë Veri- Perëndimore, tha se integrimi rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, tha se ky projekt ka interes për të gjitha trojet shqiptare. Gjitha prodhimet që dalin janë të ndërlidhura ngushtë me gjitha trojet kombëtare. “Potencialet e rinisë shqiptare nuk i ka askush në Evropë dhe të cilat do të ndikojnë pozitivisht në investime. Ndërmarrjet duhet të ndërtojnë sa më shumë ura lidhëse dhe mesazhi është shumë i qartë, konsumoni prodhime kombëtare. E për Valon Saraqinin, ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, ngjarje të tilla duhet të bëhen tradicionale. “Jemi mbledhur për të diskutuar për promovimin ekonomik, prodhimeve vendëse dhe nxitjen e investimeve të huaja. Panairin e sotëm e bëri edhe më madhështor prezenca e dy presidentëve atij shqiptarë Bamir Topi dhe maqedonas Gjorgje Ivanov. Projekti i Aleancës Kosovare të Bizneseve “Javët e Biznesit Kombëtarë” në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ka filluar të realizohet në të gjitha trojet shqiptare më 17 shkurt ditën e pavarësisë së Kosovës ndërsa do të përmbyllet më 28 nëntor ditën e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë.

——————–

Kryesindikalisti i Kosovës Hasan Abazi është liruar sot nga paraburgimi pasi familja e tij ka paguar një garanci prej 20 mijë eurosh. Arrestimi vjen pak kohë pasi Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje mbi lirinë e lëvizjes, që iu mundësonte shqiptarëve të Kosovës udhëtonin për në Serbi. Marrëveshja hyri në fuqi në dhjetor 2011, dhe ishte një nga parakushtet e BE-së për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë
———————
Lëvizja e re dje ka dorëzuar listën për 13 kandidatët për këshilltarë për zgjedhjet lokale të gjashtë majit, ata do të garojnë me numrin nëntë. Përfaqësuesi i Lëvizjes së re, Enver Mehmeti fton qytetarët që të mbështesin gjeneratën ere për ndryshime të cilat i pritëm si qytetarë plot njëzet vite e që nuk i pamë asnjëherë. Lëvizja e re do të mund të funksionojë vetëm në saje të mbështetjes së qytetarëve për një të ardhme më të mirë. Ftojmë qytetarët që në zgjedhjet e gjashtë majit të rrethojnë numrin nëntë dhe për herë të parë pas kaq vitesh tu japim rastin gjeneratës së re që të kenë qasje në vendim marrje. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpresojmë në ndryshime, përndryshe do të vazhdojë kjo gjendje siç ka vazhduar deri më tani. Vlen të përmendin se të gjitha partitë ekzistuese ishin në pushtet e që ndryshimet asnjëherë si pamë. Ftojmë të përkrahet rinia sepse vetëm rinia bën ndryshime dhe reforma, thuhet kështu në informatën për media të përfaqësuesit të Lëvizjes së re, Enver Mehmeti.

———————–

Lista serbe Koalicioni për Preshevë më të mirë ka dorëzuar të martën listën në komisionin komunal zgjedhorë në Preshevë për zgjedhjet lokale 2012. Sipas përfaqësuesit të koalicionit, Branisllav Toshiq janë grumbulluar gjithsej 417 nënshkrime për 13 kandidat për këshilltarë në kuvendin komunal në zgjedhjet lokale në Preshevë. Vetë koalicioni është edhe bartës i listës ku qëllimi është që bashkarisht të joshin votuesit për një jetë më të mirë të tyre në komunën e Preshevës. Ky koalicion është i përbërë nga dy parti dhe dy grupe qytetare si Partia serbe e ripërtrirjes, Serbia e re dhe grupet qytetare për Preshevë më të mirë dhe Për bashkëjetesë Presheva. Lista serbe Koalicioni për Preshevë më të mirë në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të gjashtë majit ka numrin rendorë shtatë.

————————

UDSH fushatën e saj për zgjedhjet e 6 majit dje e ka vazhduar në Caravajkë. Në këtë njësi u promovua kandidati i mundshëm për këshilltarë Zeqirja Rashiti. Ai gjatë fjalës së tij tha se nuk do të premtojë shumë por menjëherë pas 6 majit në Caravajkë do të rihapet ambulanta që është sipas tij është mëse e nevojshme për banorët e kësaj ane. E kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri, tha se me ardhjen e UDSH-së në pushtet për banorët e malësisë do të ndryshojë jeta për të mirë, pasi që në masë tëmadhe do të mbështetet kandidati që e kanë zgjedhur për këshilltarë, ai në mandatin e kaluar sa ishte për 8 muaj UDSH në pushtet sipas Azirit, Zeqirja Rashiti ishte ai që kishte bërë presione dhe kërkesa të njëpasnjëshme për të investuar në këto pjesë. Aziri drejtoi edhe akuza për pushtetin aktual, pasi që për 2 javë këta banorë kanë qenë të bllokuar nga bora. Fushata e UDSH-së në Caravajkë përfundoi me moton “Për cilësi dhe dinjitet” rretho numrin 4.

————————

Përgjegjësit e shtabit zgjedhorë të Bashkimit Demokratik të Luginës kanë konfirmuar zyrtarisht mbajtjen e tubimit promovues të kandidatëve për këshilltarë të BDL-së. Tubimi promovues organizohet nesër më datë 21 prill, e shtunë ora 13 në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës Abdulla Karshnica në Preshevë

———————

Me program kulturo-artistik u shënua sot dita e Shkollës fillore Prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë. Të pranishëm në këtë solemnitet ishin nxënësit,mësimdhënësit, prindërit dhe mysafirë të tjerë.

Hapjen solemne të programit e bëri drejtoresha e shkollës Besa Saiti e cila përshëndeti të pranishmit duke uruar këtë ditë dhe suksese gjithë gjeneratave të kësaj shkolle. Më pas programin e vazhduan me himnin e shkollës të interpretuar nga kori i nxënësve,e për të vazhduar më pas me poezi, këngë e valle të përgatitura nga nxënësit e shkollës fillore prof,Ibrahim Kelmendi. Ndërkaq me rastin e kësaj dite u lexua jeta dhe veprimtaria e profesor Ibrahim Kelmendit nga anëtari i kësaj familje, njëherit dhe arsimtar i matematikës në këtë shkollë Ahmet Osmani. Shkolla fillore prof,Ibrahim Kelmendi tani më katër vite e mbanë këtë emër,prej ditës që është ndërruar nga 15 nëntori në këtë të tanishmin. Prej kësaj shkolle kanë dalë kuadro të shumtë të cilët tash punën e tyre shtrin jo vetëm në luginë të Preshevës,por edhe në vende tjera mbarë shqiptare. Për vite me radhë kjo shkollë ka qenë ndër më të suksesshmet e të gjitha vendbanimeve shqiptare.

———————-

23 prilli Dita Botërore e Librit do të shënohet simbolikisht edhe në Bibliotekën e qytetit Mehmet Jusufi në Preshevë. Drejtori i Bibliotekës, Vaxhid Mehmeti përmes Radiotelevizionit Presheva fton dashamirët e fjalës së shkruar që të marrin pjesë në solemnitetin që organizon Biblioteka të hënën në ora 13.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch