Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 qershor 2012

RTP lajmet 20 qershor 2012

Në gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë ka përfunduar e tërë procedura sa i përket maturantëve. Provimit të maturës iu kanë nënshtruar 261 maturantë. Sipas drejtorit të këtij institucioni arsimor Abdurrahman Zylfiu që të gjithë maturantët që kanë hyrë në provimin e maturës e kanë kaluar atë me sukses. Interesimi më i madhë sipas Zylfiut ka qenë në lëndët e Hostorisë, Biologjisë dhe Informatikës. Gjimnazi “Skënderbeu” tashmë ka kryer të gjitha obligimet ndaj maturantëve, duke ia dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme të cilat janë të obligueshme për studimet e mëtejshme. Maturantët e gjimnazit të Preshevës nga 22-25 maj kanë realizuar edhe ekskurzionin në Shqipëri, ndërsa drejtori thotë se ata kanë vizituar edhe gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës, ku udhëheqësit e të dyja shkollave u dakorduan të lidhet bashkëpunimi në nivel arsimor viteve të kaluara.

————————–

Provimet e maturës për maturantët në Shkollën e Mesme Teknike Presheva në Preshevë kanë përfunduar. Talat Arifi drejtor në këtë shkollë theksoi se sipas orarit të punës që është e shpallur për muajt maj-qershor për maturantë ka zgjatur për afërsisht një javë prej paraqitjes së provimit të maturës deri te provimet përfundimtare. Maturantët që përfunduan provimet e maturës në shkollën e mesme teknike diplomat me dokumentet përcjellëse do t’iu shpërndahen në mënyrë solemne më datë 22 qershor të këtij viti, shprehet kështu zoti Arifi. Drejtori Telat Arifi të gjithë semi maturantëve të cilët kanë konkurruar për në shkollat e mesme iu dëshiroi suksese në regjistrim si dhe përfundimin e provimeve që iu nënshtruan për dy ditë rresht.

——————-

Në përkujtim të 13 vjetorit kur nga disa lokalitete të tri Komunave , banorët shqiptarë u zhvendosën dhe i lanë trojet nga presionet. Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre. Ndodhi largimi i popollatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë në format më të dhimbshme . Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht . Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë. Pra 23 qershori 1999 do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historin e asaj ane. Më datën 27. 04. 1999 , u bë një kontrollim i përgjithshëm në shumë fshatra të tri Komunave , me pretekst të kërkimit të armëve dhe materialit të UÇK-së . Me këtë rast pati të rrahur, të maltretuar në forma më të rënda . Gjatë tërë muajit maj 1999 pati një keqëtrajtim sistematik duke futur një psikozë në mesin e popullatës që me çdo kusht ti lëshojnë trojet e tyre . Janë rrahur disa fshatar duke punuar në arat e tyre , të tjerë që ishin duke ruajtur bagëtin në fusha . Nuk pushonin përcjelljet , vëzhgimet edhe thirrjet në biseda të quajtur ,, informative ‘’ në shtabe të tyre të luftës të shumë veprimtarëve dhe kërkonin llogari edhe për ushtarët e UÇK-së gjoja se strehoheshin dikund. Në mbrëmjen e kësaj date para dhjetë vitesh ishte kulmi i dhunës kundër banorëve, i kishin lëshuar shtëpitë e tyre nuk mund të duronin më tepër , ia kishin mësyer të kalojnë në fshatrat më afër Kosovës por edhe kanë marrë rrugën për në Prishtinë , Fushë Kosovë , Kamenicë , Gjilan e gjetkë . Sikur deri më sot kjo ka qenë si temë tabu por është momenti i fundit që të gjithë të flasim realitetin se si ndodhi dëbimi i një pjese të popullatës shqiptare të brezit kufitarë . Duhet të demilitarizohet kjo zone, të investohet më shum në këto fshatra, të bëhen projekte serioze për kthim. Mbesim me shpresë se do të ndërmirret diçka në drejtim për kthimin e të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen në vatrat stërgjysore.

—————————-

Kryeministri Hashim Thaçi në vizitën e tij në Bullgari trajtoi edhe cështjen e veriut. Gjatë një ligjërate në Klubin Atlantik, Shefi i Qeverisë shpalosi planet për integrimin e kësaj pjese të vendit duke përjashtuar autonominë dhe ndarjen. “Nuk do të ketë status special për veriun e Kosovës po as ndarje të teritorit. Në emër të vendit tim do të sygjeroj plan për integrim të serbëve që jetojnë në atë pjesë të Kosovës dhe kjo do të bëhet në mënyrë të njejtë sikur serbët që janë të integruar në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës” ka thënë Thaci në një intervju për radion Nacionale Bullgare. Kreu i Qeverisë ka takuar autoritetet më të larta bullgare, duke përfshirë Presidentin Rosen Plevneliev dhe Kryeministrin Boyko Borissov. Por, çështjen e Veriut, ai e ka trajtuar gjatë një ligjërate në Klubin Atlantik, ku ka prezantuar zhvillimet në vend. Një ditë para Thaçit, rreth kësaj teme ka folur edhe ish-Kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ka thënë se zgjidhja për Veriun nuk është krejt në duart e autoriteteve të Kosovës dhe se ajo varet edhe nga sjellja e të tjerëve.

———————-
Bashkimi Evropian shprehet optimist në mundësinë e një takimi mes liderëve shtetërorë të Kosovës dhe të Serbisë, presidentes Atifete Jahjaga dhe presidentit serb, Tomislav Nikoliq. Zyrtarë të lartë ndërkombëtarë i kanë thënë “Kohës Ditore” se në Bruksel po punohet që një takim i tillë të shënojë avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nga dialog teknik në marrëdhënie të nivelit më të lartë. Ndërkombëtarët nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e takimit në nivel kryeministrash. Po planifikojnë një takim Thaçi-Tadiq, nëse ky i fundit zgjidhet kryeministër i Serbisë. Mirëpo, takimi Jahjaga-Nikoliq konsiderohet më i mundshëm. Zyrtarë të afërt më kabinetin e baroneshës Ashton i kanë thënë gazetës se pas vizitës së presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Bruksel, dhe shfaqjes së gatishmërisë së tij për të bashkëpunuar, është qartësuar agjenda e ecjes përpara të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas të njëjtave burimeve, krahas një takimi të tillë, zyrtarët ndërkombëtarë kanë edhe një listë të tërë veprimesh që presin që të dyja vendet t`i arrijnë deri në fund të vitit: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, arritja edhe e disa marrëveshjeve të reja, përfshirë atë të energjisë, telekomit, dhe disa aranzhime të tjera që do të mundësonin funksionimin e plotë të EULEX-it në veri të Kosovës, shuarja e strukturave paralele të Serbisë në veri, hapja e një zyre të Serbisë në Prishtinë, si dhe një të Kosovës në Beograd, me qëllim të përmirësimit të avancimit. Në ndërkohë, sipas të njëjtave burime, Qeveria e Kosovës duhet të përmirësojë shërbimet për qytetarët serbë në veri të Kosovës.

———————

Kur temperaturat rriten duhet të merren masa për parandalimin e të nxehtit. Specialistët vazhdojnë të japin këshilla për të shmangur të nxehtin dhe temperaturat që rriten dita-ditës. Kur temperaturat rriten duhet të merren masa për parandalimin e të nxehtit. Nuk është mirë që të pini pije alkoolike, pije të sheqerosura, gjithashtu duhet të evitoni edhe pirjen e kafesë. Më shumë se kurrë duhet të hani ushqime në mënyrë të ekuilibruar, në mënyrë që organizmi juaj të mbushet me kripë minerale. Bëni kujdes nga çdo shenjë dobësie që keni. Kjo lloj dobësie nga i nxehti, shfaqet më shumë në moshat e mëdha, në formën e lodhjes apo edhe në formën e mungesës së gjumit, apo problemeve gjatë natës. Për këtë arsye duhet që të pushoni patjetër në vende të freskëta.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch