Home » Lajme » RTP lajmet 20 shkurt 2012

RTP lajmet 20 shkurt 2012

Edhe pse reshjet e borës kanë pushuar dhe rrugët tani më janë të kalueshme, shtabi komunal po përballet me sfida të tjera.

Por një sfidë më shumë, me borën e kanë qytetarët tanë ,të cilëve për pasojë po i rrëzohen kulmet ndërtesave e apo edhe muret.

Gjatë ditës së sotme në adresë të shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme janë lajmëruar tri raste nga qytetarët që kanë pësuar dëmtime në pronat e tyre. Anëtari i shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme Nexhmedin Ahmedi sot ka qenë në fshatin Geraj dhe Bushtran dhe ka evidentuar këto raste. Sedat Ajdinit nga fshati Geraj si pasojë e borës dhe lagështia këtyre ditëve iu është rrëzuar muri , por për fat të mirë rasti ka ndodhur gjatë natës dhe nuk ka shënuar dëme të tjera. Një fat i tillë e ka përcjell edhe fqiun i Sedatit, Nehat Hyseni të cilit iu është rrëzuar kulmi i shtallës. Ndërkaq edhe në fshatin Bushtran Ruzhdi Ejupit iu është rrëzuar kulmi i shtallës, por bagëtitë për fat të mirë i kanë shpëtuar. Anëtari i shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme Nexhmedin Ahmedi i ka thënë RTP se qytetarëve do ti ofrohet ndihma, por ajo varet edhe nga shtabi republikan, i cili deri më tani nuk ka ofruar ndihmë financiare. Ai po ashtu ka bërë apel tek qytetarët që të pastrojnë borën nga pullazet e shtëpive për të shmangur rrezikun nga rrëzimi i kulmeve apo edhe mureve .SI pasojë e reshjeve të borës deri më tani janë evidentuar 5 raste që kanë sjellë dëme në objektet e qytetarëve tanë.

————————–

Shtabi komunal për gjendje të jashtëzakonshme në Preshevë në bashkëpunim me Fondin Humanitarë komunal kanë vazhduar aksionin e tij për të ndihmuar familjet në vendbanime të Malësisë së Preshevës. Anëtarë të shtabit kanë bërë shpërndarjen e pakove me gjëra ushqimore në fshatrat Shoshajë e poshtme, Bukoc dhe në fshatin Gosponicë. Në bazë të programit të shtabit komunal që të ndihmojnë familjet në nevojë janë dedikuar pako me gjëra ushqimore elementare për banorët e bllokuar nga bora e rënë pak ditë më parë. Banorët e Malësisë së Preshevës kanë faleminderuar shtabin e krizës të cilët u kanë dalë në ndihmë në momentet më të vështira të ekzistencës. Anëtari i shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme, Ilir Sadriu së bashku me kryeshefin e drejtoratit për ekonomi, financa dhe ndërmarrësim privat, Fatmir Azizi kanë vizituar familjet me nevojë dhe u kanë shpërndarë pakot ushqimore.

Sipas zyrtarëve komunal, aktivitetet e shtabit për të ndihmuar familjet në nevojë në zonat e rrezikuara nga bora do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim

———————

Gjatë ditës së mërkurë dhe enjte qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi I Zhunicës do të ketë ndërprerje të ujit.

Kjo ndërprerje do të ndodh për arsye se do të ndërrohet pompa e cila furnizon tërë qytetin me ujë të pijshëm.Naser Sadiku Drejtor I Ndërrmarrjes Moravica në Preshevë thotë se ndërrimi I pompës ka qenë I detyrueshëm për ti furnizuar të gjithë qytetarët me ujë të pijshëm. Gjithashtu z.Sadiku thekson se ditën e mërkurë dhe e enjte përveç pjesës së qytetit e cila nuk do të ketë ujë, pjesa tjetër e qytetit do të ketë furnizim me ujë të pijshëm me ndërprerje të rralla. Njëkohësisht drejtori, Naser Sadiku lut qytetarët për mirëkuptim për arsyen e ndërprerjes së ujit gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte.

————————-

Pas në periudhe një mujore reparti I punëtorëve të pastërtisë në Ndërmarrjen Publike Moravica sot kanë filluar me mbledhjen e mbeturinave në tërë qytetin, shkak I kësaj pauze për mos mbledhjen e mbeturinave kanë qenë reshjet e borës të cilat kanë bllokuar të gjitha rrugët e qytetit. Në terren kishin dalë të gjithë punëtorët e ndërrmarrjes publike Moravica të cilët jepnin maximumin e punës së tyrë për pastramin e mbeturinave nëpër qytet. Bashkë me ta në terren ishte edhe Adnan Rashiti shef I repartit të pastrimit. Gjithashtu z.Rashiti apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm rreth pagesës së rregullt ndaj kësaj ndërrmarrje, pasi punëtorët e kësaj ndërmarrje janë gjithmonë të gatshëm për pastërtinë e qytetit.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch