Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 Shkurt 2014 – Ndahen 25 milion dinarë për rregullimin e lagjeve me financim komunë qytetarë

RTP lajmet 20 Shkurt 2014 – Ndahen 25 milion dinarë për rregullimin e lagjeve me financim komunë qytetarë

Lagjet PresheveEdhe këtë do të vazhdojmë zbatimi I projekteve me kofinancim qytetarë – komunë e Preshevës.  Gjatë këtij viti sipas planit investiv janë ndarë 25 milion dinarë për rregullimin e lagjeve apo rrugëve në territorin e komunës së Preshevës. Afati për paraqitjen e kërkesave do të jetë deri më 14 mars.

 

Si këto lagje do të bëhen edhe shumë rrugë të tjera në komunën e Preshevës. E tërë kjo po realizohen falë bashkëpunimit qytetarë pushtet lokal. Sipas kryetarit të komunës Ragmi Mustafa gjatë këtij viti në batë planit investiv janë ndarë 25 milion dinarë për rregullimin e rrugëve me financim të përbashkët qytetarë – komunë.

Sipas kryetarit Mustafa këto projekte po japin rezultate atraktive.

Në adresë të këshillit komunal deri më sot kanë arrit tri kërkesa , 1 nga Presheva, fshati Corroticë dhe Bushtran.

Edhe banorët  e lagjes Sava Kovaçeviç kanë aplikuar , pasi sipas tyre këtë rrugë e frekuentojnë mbi 10 shtëpi dhe shpesh paraqet vështiri kalimi.

Ndërkaq afat për aplikim është deri më 14 mars të këtij viti, ku pritet të ketë afro 50 kërkesa.

Sipas kryetarit Mustafa të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe  më pas do të fillojnë punimet ,varësisht nga kërkesat e komunitetit se si dëshirojnë ta kenë rrugën me asfalt apo kocak betoni.

Në vitin e kaluar me kofinancim janë realizuar 32 projekte në vlerë prej 18 milion dinarësh. Ky bashkëpunim deri më tani është mirëpritur edhe nga qytetarët të cilën kanë shprehë gatishmërinë që të dalin nga balta. Shtrimi i rrugëve me kocak betoni po del të jetë shumë efektiv pasi edhe në rast punimeve rruga po mbetet e padëmtuar.

 

————————————————

IQ Klubi pensionisteveIniciativa qytetare përkujdeset për ambient më të mirë në klubin e pensionistëve

Të rijnë të komuniteteve të ndryshme shqiptar, serbë e romë  nga Iniciativa qytetare  nga Bujanoci kanë iniciuar projekte të ndryshme me mbështetjen e organizatave si Karitasi  dhe USAID amerikan. Kësaj radhe  ata kanë zgjedhur Klubin e Pensionistëve të Preshevës për ti krijuar ambiente më të volitshme duke patur parasysh se pjesën dërmuese ata e kalojnë në këto ambiente. Arsyeja e kësaj ideje është për të mbështetur këtë shtresë  po thuajse të  harruar nga të tjerët ka potencuar për Radiotelevizionin Presheva Fismir Jahiu, koordinator  për  aksione lokale. Vullnetarët e këtij aksioni kanë bërë gëlqerosjen e këtij lokali, iniciativë e mbështetur edhe nga afaristë të komunës sonë. Kjo organizatë ka dhënë rezultate të ndryshme nëpër vende të ndryshme të botës, përndryshe vullnetarët  një fjalë krijojnë eksperience.Organizata në fjalë në qytetin e Vrajës ka realizuar një projektin  me fëmijët me aftësi të kufizuara, në Bujanoc në shkollën e Muzikës ndërsa në Preshevë gëlqerosjen e objektit në Klubin e Pensionistëve. Aktivitet I radhës që do të realizohet është rregullimi I fushës sportive dhe ulëseve në Shkollën Fillore Profesor, Ibrahim Kelmendi në Preshevë.

———————————————-

Bashkim HalimiBashkim Halimi njerëzit e artit të jenë më unik që të formojnë një shoqëri kulturo- artistike

Bashkim Halimi interpretoi lajv këngën Jem Ilir e jem Teuta në festivalin e interpretuesve të këngës popullore Fest Flaka 2014 në Gjilan. Me këtë këngë ai prezantoi Luginën para spektatorëve të shumtë dashamirë të artit të këngës së bukur. Bashkim Halimi në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva ka kërkuar që njerëzit e artit të jenë më unik në vendin tonë në mënyrë që të formojnë një shoqëri kulturo- artistike të përbashkët.

——————————————————

Kryetari i TK për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka deklaruar se 400 diploma janë dërguar për nostrifikim në Beograd. Sipas Stankoviqit, 374 kanë marrë shenjën pozitive, ndërsa prej 284 të tyre janë nostrifikuar dhe vetëm 10 kanë marrë përgjigje negative. Stankoviq nuk ka precizuar se këto diploma a janë të gjitha nga Kosova.

—————————————————

 

Zvicrra per vizatSiç ishte paralajmëruar, Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar klauzolën mbrojtëse për vizat e Shengenit. Kjo ka të bëjë me shtetasit e vendeve të treta, të cilëve mund t`u pezullohet përkohësisht lirimi nga detyrimi për viza, në rastet kur kjo gjendje do të ketë pasoja të rënda për njërin nga shtetet nënshkruese të Shengenit.  Siç ishte informuar, ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së e kishin miratuar që në dhjetor të vitit të kaluar klauzolën mbrojtëse. Kjo kishte ardhur si reagim ndaj numrit të rritur të kërkesave të azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor (të liruara nga vizat) në disa nga vendet e zonës. Në një përgjigje zëvendësshefi për informim dhe komunikim në Departamentin Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Martin Reichlin rreth një muaj më parë pati konfirmuar se “bëhet fjalë për një rregullore të re që rregullon zhvillimin e mëtejshëm të ligjësisë lidhur me zonën Schengen. Ndonëse kjo masë e marrë nga BE ende nuk është notifikuar zyrtarisht nga Zvicra, kjo pritet të ndodhë së shpejti dhe atëherë Zvicra do të adoptojë një përshtatje të rregullimit të ri”.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch