Subjektet politike dhe institucionale kanë reaguar ndaj dënimit me 116 vite burgim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i quajtur këto dënime makabre dhe skenare të kohës së Millosheviqit. Ata kërkojn që 11 shqiptarët e komunës së Preshevës të lirohen menjëherë .Ky dënim i shqiptuar nga Gjykata e Lartë për Krime të Luftës në Beograd, subjektet në fjalë e vlerësojn si destabilizues dhe me qëllimin e vetëm, frikësimin e shqiptarëve.
——————–
Kryetari I LKSH Orhan Rexhepi pas vendimit të djeshëm ka reaguar sot duke dëshmuar për çdo gjë që është bërë për këto vite me shqiptarët e Luginës nga gjykata speciale për krime lufte. Sipas tij edhe vendimi I parë me 101 vjet burg ka qenë vendim politik edhe përkundër asaj se më 21 janar ishin sjellë 224 dokumente që argumentonin pafajësinë e djemve tanë. Gjykata e apelit pas vendimit për rigjykim kishte argumentuar se gjykimi I parë ishte bërë pa argumente dhe një ndër sugjerimet e saj ka qenë se nuk mund te konsiderohen krime lufte aktet e kryera pas përfundimit të luftës.
Sipas Rexhepit në seancën e djeshme vetëm se është rilexuar aktakuza e 25 qershorit , duke hedh poshtë bozhur 50 dhe në vend të tij duke marrë për bazë dëshmitar romë me inicialet c1 dhe c2. Sipas Orhan Rexhepit I cili nga dita e parë ka përcjellë të gjitha ngjarjet me të arrestuarit shqiptar ,dje 95 % të dëshmitarëve kanë dëshmuar për pafajësinë e të dënuarve shqiptarë. Në fund kreu I LKSh ka lëshuar akuza edhe për politikanët në Luginë të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancën e djeshme të gjykimit
——————–
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e thellë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, sipas të cilit u dënuan me 116 vjet burg 11 shqiptarë të pafajshëm të Luginës së Preshevës, me pretekstin e shpifur “për krime të luftës”. “Ky është një akt i radhës të qeverisë së Beogradit, në kuadër të trysnisë së vazhdueshme dhe të terrorit sistematik që ajo e ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër popullsisë shqiptare që jeton në trojet e veta në Luginë të Preshevës”, thuhet në nëj reagim të AAK-së. AAK e konsideron këtë vendim krejtësisht politik, të padrejtë dhe në funksion të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, aq më shumë tash në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis dy shteteve. Ky vendim, i marrë sipas metodave të dikurshme të regjimit famëkeq të Millosheviqit, është një provokim i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë shqiptare në Luginë të Preshevës dhe e rëndon klimën dhe disponimin politik për angazhime në vendosjen e raporteve të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve. AAK fton mekanizmat kompetentë ndërkombëtarë që të ndërhyjnë sa më parë në shfuqizimin e këtij vendimi dhe në lirimin e 11 shqiptarëve të pafajshëm, në ndaljen e dhunës dhe të trysnisë shtetrore të Beogradit mbi shqiptarët e asaj ane, të cilët edhe sot po bijnë viktimë e politikës trashëguese të regjimit serb të shekullit të kaluar.
———————
Ahmet Iusfi tha se me këto gjykime Serbia po mundohet ta frikësojë dhe zbraz popullatën e Kosovës Lindore. Ish komandanti i UÇK-së për Zonën e Karadakut Ahmet Isufi dhe Ahmet Daku nga shoqata e veteranëve të luftës në Gjilan e kanë quajtur gjykim të motivuar politikisht , vendimin Gjykatës së Beogradit në rastin e grupit të Gjilanit. Ahmet Isufi tha se faktori ndërkombëtar dhe ai vendor duhet të bëjnë çmos që ta lirojnë nga të gjitha akuzat Grupin e Gjilanit. “Me këtë vendim Serbia është treguar se nuk është shtet ligjor dhe se i mungon demokracia” tha Isufi. Sipas ish komandantit të Zonës së Karadakut të UÇK-së me këto gjykime Serbia tenton të nxisë frikë dhe pasiguri tek popullata e Kosovës Lindore. “Këto gjykime synim e kanë zbrazjen e popullatës së Luginës së Preshevës nga trojet e veta “tha Isufi. Isufi ka kritikuar institucionet kosovare dhe Qeverinë se asgjë nuk po bëjnë për të ndihmuar dhe mbështetur popullatën e Kosovës Lindore. Edhe Ahmet Daku nga shoqata e veteranëve të luftës në Gjilan tha se Serbia në vend se t`i dënojë kryesit e krimeve që i ka në shtetin e vet e që dihen me emra e mbiemra, po i dënon padrejtësisht viktimat. “Në Gjilan janë mbi 100 persona të vdekur dhe asnjë serb nuk është dënuar. Ky vendim është politikë dhe i bazuar në shpifje e trillime të kuzhinave të Beogradit “ tha Daku
—————-
Aksioni humanitar ‘ Bëhu edhe ti dhurues gjaku’ i organizuar nga Kryqi i Kuq lokal në Preshevë është mbajtur në hollin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë. Sekretari i Kryqit të Kuq Ahmet Halimi thekson se interesimi i qytetarëve për dhurimin e gjakut ishte mjaft i madh, madje gjatë ditës së sotme janë grumbulluar 12 litra gjak.
Aktiviteti në fjalë është zhvilluar sot nga ora dhjetë e mëngjesit.
Procedura e dhurimit të gjakut ishte plotësimi i pyetësorit, kontrollimi mjekësor si dhe dhënia e gjakut që zgjat prej 5 minutash.
Dhurues të gjakut mund të jenë gjithë persona e shëndoshë të moshës 18 deri 65 vjeç. Për dhuruesit vullnetar të gjakut është përkujdesur ekipi i specializuar mjekësor nga shërbimi i transfuzionit të gjakut në qendrën spitalore në Vranjë. Gjaku i grumbulluar nga dhuruesit vullnetar do të shfrytëzohet për nevojat e qytetarëve të komunës sonë madje ruhet në kushte të specializuara në shërbimin e gjakut në spitalin e Vranjës, shprehet kështu për radiotelevizionin Presheva sekretari kësaj organizate. Ky aktivitet humanitar ndërmerret dy herë brenda vitit herën e fundit është mbajtur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ka potencuar zoti Halimi .
——————–
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa po merr pjesë në konferencën e madhe ballkanike që përfshin një numër të konsiderueshëm të komunave të organizuar në Turqi. Kemi pasur fatin që komunat Preshevë e Bujanoc dhe një komunë e Sanxhakut të Novi Pazarit nga Serbia të jemi pjesë e kësaj konference të madhe ballkanike shprehet kështu Kryetari i Komunës Ragmi Mustafa. Pjesëmarrëse në këtë konferencë do të jenë edhe komuna të tjera nga Kosova, Maqedonia dhe Bullgaria dhe rrjeti i komunave të asociacionit të përbashkët në territorin e Republikës së Turqisë. Konferenca në fjalë është disa ditore ndërsa do të shtjellohen tema të ndryshme në lidhje me menaxhimin e komunave, buxheteve, në fushën e arsimit dhe teknologjisë së re informative e implementimin të saj. Konferenca do të jetë e karakterit të bashkëpunimit ndërmjet komunave në pjesën e Ballkanit Perëndimor. Sipas Kryetarit të komunës së Preshevës kemi përgatitur edhe materiale propaganduese që përshkruajnë pasqyrën e komunës nëpër kopje elektronike dhe të shkruara.
———
Policia e Vranjës ka ngritur padi në gjyqin e Vranjës kundër Dejan M (27) nga Leskoca për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për kalim të paligjshëm të kufirit dhe trafikim të njerëzve. Policia dyshon se Dejan M me 16 shtator të këtij viti në Preshevë, ka pranuar dy shtetas, njërin nga Siria dhe tjetrin nga Nigeria duke i vendosur ata në veturën e tij me qëllim që ti transportojë deri në Beograd, ku dhe e ka parandaluar policia
——————
Ka ndërruar jetë Kamber Imeri. Kamber Imeri u lind më 1942 në fshatin Miratoc. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse shkollën e mesme ekonomike në Prishtinë. Ka qenë student i fakultetit juridik në Prishtinë, të cilin për shkak të kushteve ekonomike nuk mundi të përfundojë. Ka punuar në bibliotekën e fshatit Miratoc dhe tri vite si arsimtarë në shkollën fillore Abdulla Krashnica në Miratoc. Ndërsa nga prilli i vitit 1978 punoi në Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit për Shëndetësi në Preshevë deri më 1989. Kohën e fundit jetoi dhe punoi në Belgjikë. Ka botuar përmbledhjet me poezi Vallet e qyqeve, Kolltuku me gjemba dhe Rrëfime nga fshati 1, 2, 3. Sipas familjarëve varrimi i të ndjerit bëhet nesër.
RTV Presheva
Rexhepi konsideron se rregullimi i kufijve në fillim do të zgjidhet në mes Kosovës dhe Serbisë, por që pastaj shpejt do të zgjerohet edhe në rajon.
Miranda felt the knife graze her skin, her warm blood seaping thguroh a T-shirt already stained with red paint. There was a loud crack as the blade crashed thguroh her rib cage and into her heart Uf! I like this scene with the analogy of the knife and the pain.Neb rregull, Uneb jam gati. Le teb kthehet neb faqe.Larry Kush postuar kohebt e fundit..