Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 20 tetor 2012

RTP lajmet 20 tetor 2012

Me rastin e përfundimit të Javëve të Biznesit Kombëtar në Kosovë dhe pas përfundimit të korrje shirjeve të lulediellit, të premten në Prishtinë është shtruar Darka e Lamës.Në këtë darkë morrën pjesë përfaqësues të jetës politike nga të gjitha trojet shqiptare, ndërsa nga Lugina prezantuan Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës dhe Nagip Arifi nga komuna e Bujanocit. Agim Shahini, kryetar i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e cila ka organizuar këtë darkë, ka thënë se pasuria nëntokësore dhe rinia janë pasuritë më të mëdha që i ka Kosova. Madje, ai e ka përmendur edhe Portin e Shëngjinit, duke thënë se është harruar krejtësisht. “Kjo rrugë e suksesit nuk është e lehtë kur dihet se në Kosovë kemi konkurrencë shpesh jo të drejtë, politika investuese të shtrenjta, por edhe politika të zhvillimit jo të konkurrueshme sa duhet”, ka thënë ai. Shahini ka përmendur edhe korrje-shirjet e lulediellit, duke thënë se ky produkt tash e 25 vjet nuk ka qenë në Kosovë. Në Darkën e Lamës ishte edhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu i cili ka thënë se Kosova bënë pjesë në një zonë të ndjeshme, duke këshilluar për kualitet sa më të madh.“

——————————

Është promovuar sot libri “Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës” i autorit Reshat Avdiu. Në promovim morën pjesë familjarë, shok, miq dhe shumë mysafirë. Libri është mjaftë voluminoz ku përmban afër 600 faqeve.

 

Reshat Avdiu në promovimin e librit të tij “Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës 1878 – 1913” ka mbledhë sot së bashku familjarë, miq, shok, dhe mysafirë të shumtë nga trojet shqiptare në sallën e kuvendit komunal të Preshevës. Në libër përshkruhen hollësishtë shumë luftëra, kurse vepra është e ndarë në 7 pjesë dhe 24 kapitujë. Në libër jipen në pah edhe vendbanimet e populltaës autoktone të Nishit dhe Toplicës. Për argumente në libër merren shembuj edhe nga historianët dhe arkeologët e huaj.

Lektori i libri Hasan Emërllahu tha se deri më tash asnjë historian nuk është marrë me historikun e Vranjës pjesën verilindore të Shqipërisë. Ndërsa për recenzentin i librit “Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës” Kurtesh Devaja libri përbën neë bosht të së kaluarës të shqiptarve. Ndërsa për Reshat Avdiun, Devaja tha fjalë të mëdha. Për recenzentin tjetër Ismet Bajrami në libër është thënë ajo që është më e çmueshme.

Në promovim të librit morën pjesë edhe mysafirë nga Medvegja. Rexhep Abazi e përshëndeti botimin e librit të cilin e cilësoi mjaftë të madhë për nga rëndësia.

E autori i librit “Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës” Reshat Avdiu e përshkroi në pika të shkurtra tematikën e librit.

 ——————–

Takimi i kryeministrave të dy vendeve, të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, i cili ka ndodhur në Bruksel, është mjaft pozitiv edhe pse ky takim më tepër ka vlerën simbolike, vlerësojnë njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në Kosovë. Analisti i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, thekson se takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin serb Ivica Dacic, është fillimi i hapjes së rrugës për rregullimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë që edhe është kërkesë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që të përfundohet struktura e re e sigurisë dhe e stabilitetit të rajonit. “Është një takim që, për momentin, ka më shumë vlerën simbolike apo të ‘thyerjes së akullit’, por është shumë me rëndësi në kuptimin se hap rrugë për zhbllokimin e Kosovës në ecurinë e saj që të njihet pavarësia e saj në mënyrë universale”, thotë Maliqi për “Radio Evropa e Lirë”. Edhe analisti tjetër, Shenoll Muharremi, e vlerëson si pozitiv takimin ndërmjet Thaçit dhe Dacicit, takim të cilin, sipas tij, edhe shumica e partive politike, por edhe opinioni në vend, e kanë pranuar si diçka të nevojshme për Kosovën. “Ne shpresojmë që takimet e ardhshme kanë për të qenë të strukturuara. Por, gjithashtu, kërkojmë nga kryeministri Thaçi që të jetë transparent dhe t’i marrë parasysh opinionet dhe pozicionet e partive politike dhe shoqërisë civile në Kosovë, kur bisedon me Serbinë”, shprehet Muharremi. Analisti Maliqi vlerëson se takimi i dy kryeministrave, të Kosovës dhe Serbisë, është takim inaugurues i dialogut politik, ku përcaktohen kornizat e tij.“Takimi i parë, besoj se ka qenë më shumë protokollar dhe me deklarime parimore, por është thënë se në nëntor do të jetë vazhdimi, do të thotë takimi i dytë. Besoj se të dyja palët atëherë do t’i kenë platformat e veta paraprake”, vlerëson Maliqi. Ndryshe, takimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeministrin serb, Ivica Daçiq, ka ndodhur një ditë pas miratimit të rezolutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

————————-

Kryeministri serb, Ivica Dacic, ka njoftuar se qeveria do të fillojë që nesër të punojë në platformën për negociata me Prishtinën, dhe se me Hashim Thaçin do të shtrëngojë duart kur ato biseda të përfundojnë me sukses. Dacic u tha gazetarëve sot Vrbas se në dialogu me Prishtinën nuk do të merret me statusin e Kosovës, por me zgjidhjen e probleme të veçanta. Ai tha se në mesin e tyre është çështja e personave të zhdukur, të drejtat e serbëve në jug dhe në veri të Kosovës, mbrojtja e pasurisë kulturore dhe fetare, si dhe privatizimi. Ai tha se përveç institucioneve publike, në krijimin e një platformë për bisedime me Prishtinën duhet të kyçet opozita serbe, si dhe institucionet kulturore dhe shkencore të Serbisë. Dacic, gjatë takimit me kryeministrin e Vojvodinës, Bojan Pajtic, ka thënë se “është i lumtur që brenda dy ditëve pati rastin të bisedojë me kryeministrat e dy krahinave serbe”, transmeton “Beta”. Pas takimit të djeshëm në Bruksel, Dacici ka thënë se Thaçi ka përvojë më shumë në bisedimet, si në vitin 1998 ashtu edhe 1999 dhe në Vjenë. Ai po ashtu ka deklaruar: “Meqë kam luftuar kundër Thaçit, pse të mos bisedoj me të tash”. Kryeministri serb ka thënë se BE i ka përmbushur premtimet, meqë nuk ka bërë presione pos që ka theksuar se duhet të ketë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit

——————————–

Burimet diplomatike bëjnë të ditur jo-zyrtarisht se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe shefi diplomacisë britanike William Hague do të vizitojnë Beogradin, ku në bisedë me zyrtarët më të lartë serb temë kryesore do të jetë Kosova. Parashikohet që Clinton në Beograd do të qëndrojë më 30 tetor, ndërsa diplomati Hague më 25 tetor. Vizita ndodhë disa ditë pas takimit të kryeministrave të Serbisë e Kosovës në Bruksel dhe ka për qëllim inkurajimin e të dy palëve për vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve të Kosovës. Gazeta “Danas”, duke iu referuar burimeve diplomatike në Londër, thotë se vizita e shefit të diplomacisë britanike është që “ta inkurajojë kreun politik të Serbisë që të përqendrohet në përmbushjen e kushteve për marrjen e datës së fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, të cilat i ka definuar Këshilli i Evropës në mars të këtij viti ”.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch