Home » Lajme » RTP lajmet 21.04.2012: Subjektet politike vazhdojnë fushatën parazgjedhore në Komunën e Preshevës

RTP lajmet 21.04.2012: Subjektet politike vazhdojnë fushatën parazgjedhore në Komunën e Preshevës

Bashkimi Demokratik i Luginës sot zyrtarisht hapi fushatën parazgjedhore në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë. Solemnisht sot para të pranishmëve Bashkimi Demokratik i Luginës bëri promovimi i kandidatëve për këshilltar të mundshëm në Kuvendin Komunal të Preshevës për mandatin që vjen si dhe shpalosjen e programit zgjedhor. Me intonimin e himnit kombëtar BDL hapi tubim promovues me çrast moderatoria lexoi historikun që nga themelimi e deri më sot të këtij subjekti politik. Në vazhdim u bë prezantimi i gjithë kandidatëve një nga një nga ky subjekt politik. Më pas me duartrokitje të mëdha u ftua edhe bartësi i listës së BDL Skënder Destani njëherit kryetar i këtij subjekti politik. Para simpatizuesve dhe anëtarëve të BDL-së Skënder Destani tha se BDL ka të vetmin qëllim që të mbroj interesat e qytetarëve e jo ato personale, ndërsa ata që nuk mbrojtën interesat e BDL-së tani janë jashtë këtij subjekti. Në fund kreu i këtij subjekti ftoi gjithë elektoratin e tij që më 6 maj me votën tuaj me numrin 3 ndryshon të ardhmen.

————————–
Kryetari i Grupit Qytetarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare ka bërë dorëzimin e listës në komisionin komunal zgjedhorë për kandidatët për këshilltarë në zgjedhjet lokale të datës gjashtë maj. Gjatë kohës parapërgatitore ky grup qytetarë ka arritur të grumbullojë gjithsej 1972 nënshkrime ka konfirmuar kështu kryetari, Orhan Rexhepi. Grupi qytetarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Preshevës do të mbajë numrin 11.

———————-

Partia për Veprim Demokratik fushatën parazgjedhore e vazhdoi mbrëmë në Bashkësinë Lokale në Bukuroc. Para shumë banorëve të këtij fshati kryetari i kësaj nëndege Rexhep Fejzullahu tha, për 7 vjet në këtë fshat nuk është punuar asgjë pos PVD kur ishte në pushtet që realizoi mbi 17 projekte, prandaj mendoni dhe mos u mashtroni me premtime të kota. Në anën tjetër Sherif Jonuzi kandidat për këshilltar kritikoi pushteti e tanishëm që sipas tij një pjesë e projekteve të parapara për këto 7 vite ka mbetur vetëm në letër. Ai po ashtu paraqiti prioritetet për këtë bashkësi lokale ndërsa në veçanti u fokusua në ruajtjen e shkollës së këtij fshati që kohëve të fundit është nënshkruar një marrëveshje interne për kalimin e kësaj shkolle në ZHunicë. Andaj ai banorët e fshatit i ftoi që më 6 maj të votojnë numrin 6 pa hamendje. Riza Halimi kryetar i Partisë për Veprim Demokratik para elektorit në Bukuroc foli për ngecjet serioze të realizimit të projekteve në këtë bashkësi lokale si dhe mungesën e investimeve. Zoti Halimi theksoi se Presheva ka ngec për 7 vjet me radhë në raport me faktorin ndërkombëtar. Po e shihni se çfarë qeverisje të keqe ka ofruar, çfarë familjarizimi në punësime janë duke zhvilluar që kurrë në Komunën e Preshevë nuk e kemi pasur tha kështu bartësi i listës së PVD Riza Halimi.

———————

Me sloganin, rrethoni numrin 4 dhe votoni “për cilësi e dinjitet” UDSH e ka vazhduar kampanjën e saj për zgjedhjet e 6 majit mbrëmë në Stacionin Hekurudhor. Në këtë njësi u bë edhe promovimi i kandidatit të mundshëm për këshilltarë komunal. Kandidati paraqiti edhe prioritet e UDSH-së në St.Hekurudhor ndërtimi i shkollës së re, kanalizimi, asfaltimi i rrugës në drejtim të varrezave dhe zhvillimi ekonomik. Edhe kryetari i degës së UDSH-së në Preshevë Naser Aziri, mbështeti kandidatit me paraqitjet e projekteve kurse sa i përket shkollës ai tha se kjo është shumë e vjetër dhe patjetër duhet të rregullohet kjo çështje, si dhe problemet e ujit. Aziri tha se me prezencën tuaj po tregoni se UDSH është një forcë reale politike. Ndërsa kryetari i UDSH-së Rahmi Zylfiu shpalosi programin arsimor dhe atë ekonomik të UDSH-së. Prioritet mbi të gjitha për Zylfiun në St. Hekurudhor do të jetë zgjidhja e problemit të shkollës. Në fund kampanja parazgjedhore në këtë njësi u mbyll me moton, rrethoni numrin 4 dhe votoni “për cilësi e dinjitet”.

——————–

PDSH- fushatën elektorale dje e ka vazhduar në Shoshaj të epërme ku në një atmosferë festive është pritur kreu Ragmi Mustafa me anëtarët e kryesisë së PDSH- ës.
Ju gjendeni në një fshat të vogël por me merita të mëdha, pasi këtu qëndruan shumë trima të cilët mbrojtën pragun tonë dhe tuajin ,për të ruajtur vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, dhe ne jemi këtu por të përkrahur PDSH-ën, pas ky subjekt në programin bazë ka çështjen kombëtare u tha kështu na fjalimin e Shoshajasve. Ndërkaq Naser Gurgaci banorë i Shoshajës para kreu të PDSH ka folur për periudhën e dikurshme në këtë fshat dhe për lënien pas dore të këtij vendbanimi qysh nga vitet 1945. Shoshajasit kanë konfirmuar bindjen e tyre për PDSH- pasi tani ky fshat për një periudhë të shkurtër është më drita ,dhe së shpejti edhe asfaltimi do të arrijë në shtëpitë e tyre. Ndërkaq kreu i PDSH Ragmi Mustafa pasi ka dëgjuar rrëfimet e banorëve u ka premtuar se Shoshaja por dhe tërë malësia do të lidhet me rrugë të asfaltuara, ku banorët që jetojnë në këto fshatra ,por dhe ata që vijnë kohë pas kohe, do tu mundësohet një jetë më e mirë, ku do të mund të zhvillonin bujqësinë por dhe blegtorinë. Ai po ashtu ka thënë se në këto vendbanime do të sigurohet edhe uji i piJshëm dhe shumë projekte të tjera që do t’ia rikthejnë imazhin malësisë. Kreu Mustafa ka ftuar të gjithë që të rrethojnë numrin 1 dhe të mbështesin kandidatin e PDSH Abdulla Veliu i cili gjithmonë ka ngritur problemet e banorëve të malësisë dhe i cili do të jetë zëri i tyre në kuvendin e ardhshëm komunale.

——————–

Promovimi i librit Pellazgo- Dardanët nga Atlantida deri në hënë- Troja, Roma, Shiptarët nga autori Orhan Rexhepi u promovua sot në sallën e kuvendit në Preshevë. Në promovimin e këtij libri i cili është edhe i pari i këtij lloji në vendin tonë prezantuan shumë mysafir të grup moshave të ndryshme me theks të veçantë dashamirë të librit. Moderatorët lexuan disa pjesë të shkëputura prej këtij libri duke përfshirë kapitujt më kryesorë. Pellazgo- Dardanët- iliro- shqiptarët i kanë ndarë dhe i ndajnë shumë gjëra, por ata i ka bashkuar dhe i bashkon, mbi të gjitha gjaku dhe gjuha e tyre. I bashkon etnogjeneza e tyre e përbashkët, i bashkon trungu i fortë i tyre, i lashtë e stërlashtë, më i lashti. Sipas të dhënave në këtë libër i bashkojnë gjenet e njëjta dhe formimi i tyre psikik e shpirtëror e që e ka burimin nga parahistoria njerëzore. I bashkon arti dhe kultura e njëjtë. Sot i bashkon gjuha e unifikuar letrare dhe alfabeti i përbashkët. I bashkon flamuri, kombi dhe emri i vetëm i tyre, shqiptar. Autori, Orhan Rexhepi në fjalimin e tij ka dhënë detajet e përmbajtjes dhe hulumtimeve studimore që ka bërë gjatë periudhës parapërgatitore të këtij libri. Krejt në fund i lodhur e i stërlodhur autori, Orhan Rexhepi në fjalimin e tij deklaroi se 12 plus 12 muaj, 12 orë në çdo dy ditë, përmblodha ashtu si dita dhe sa dita 12000 vjetët e popullit tonë të vuajtur, të stërvuajtur, të baltosur, të shtypur e të shkelur, të shtrirë për tokë, por ama në këmbë. Libri me titullin Pellazgo- Dardanët nga Atlantida deri në hënë- Troja, Roma, Shiptarët nga autori Orhan Rexhepi nuk do të jetë në shitje por është dhuruar falas për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe më gjerë.

———————

Lidhja e sindikatës së pavarur të komunës së Preshevës,dje zyrtarisht ka filluar ,e lojërat sportive të punëtorëve Presheva 2012.

Lojërat sportive të punëtorëve Presheva 2012 janë hapur me lojërat e ping-pongut dhe sipas kryetarit të lidhjes së sindikatës së pavarur të komunës së Preshevës zoti Shaban Ramadani në këto lojëra sportive kanë marrë pjesë të gjitha organizatat me ekipet e punëtorëve të shkollave të komunës tonë. Ndërkaq zoti Shaban Ramadani njofton gjithë organizatat që kanë paraqitur ekipet e tyre ne lojërat e shahut që të hënën të marrin pjesë në ora 13.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch