Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Dhjetor 2012

RTP lajmet 21 Dhjetor 2012

Këshilltarët e koalicionit udhëheqës me pushtetin lokal të komunës së Bujanocit, kanë aprovuar buxhetin e komunës për vitin 2013, i cili do të jetë 971 milion dinarë, me i larti buxhet ndonjehëre që ka pasur kjo komunë. Shumica e mheteve të buxhetit do të përdoren për përmisimin e infrastrukturës, por janë paraparë edhe shumë mjete për zhvillimin e ekonomisë dhe punësimin e të rinjëve, kështu ka thënë kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas miratimit të buxhetit për rtv Presheva.

Kuvendi Komunal i Bujanocit, për këtë seancë e cila ka filluar dje me punimet e sja është duke vazhduar edhe sot e në të cilën janë paraparë hiq më pak se 55 pika për rend të ditës. Kjo seancë ishte edhe e fundit për vitin 2012 në komunën e Bujanocit.

—————————————–

 

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi  sot priti kryetarin e Shoqatës Vatra nga Gjilani Sejdulla Kadriu  me anëtarin e kryesisë së kësaj shoqate Gani Shaqiri.  Sipas zoti Arifi kjo shoqatë  po bënë një punë të madhe të të gjithë banorëve të vendosur në Gjilan.

Në takimin e sotëm janë shtjelluar  problemet që kanë të  bëjnë me banorët e Malësisë së Bujanocit në marrjen e dokumentacioneve publike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, madje zoti Arifi ka premtuar se do të bëjnë trysni  për zgjidhjen e këtij probleme evident.

E kryetari i Shoqatës së të Shpërngulurve të Kosovës Lindore Sadulla Kadriu theksoi se janë shqyrtuar gjitha problemet që ballafaqohen banorët e Kosovës Lindore. Si tema që u shtjelluan sot ishin lëvizja e lirë, bisedimet teknike Prishtinë –Beograd  e të ngjashme ka shtuar ai. Takime të kësaj natyre do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës në vazhdim.

—————————————

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq gjatë diskutimeve që i ka bërë sot me kryetarët e partive opozitare, ka thënë se platforma për vazhdimin e bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, bazohet në ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë, popullit serb që jeton në Kosovë si dhe kishave dhe manastireve serbe.

Në një deklaratë të lëshuar nga presidenca serbe thuhet se Nikolliq ka biseduar në formë të ndarë me kryetarin e Partisë Demokratike – Dragan Gjillasin, të Partisë Demokratike të Serbisë – Vojisllav Koshtunicën, të Partisë Liberale – Çedomir Jovanoviqin dhe me kryetarin e Lidhjes së Hungarezëve të Vojvodinës – Ishtvan Pastor.

Nikolliq gjatë këtyre takimeve ka thënë se “çështja e Kosovës vlerësohet si historike për të cilën duhet që të shtrihet një konsensus i gjerë i të gjithë faktorëve politik”. Përfaqësuesit e partive opozitare kanë njoftuar Nikolliqin se këtë platformë do t’ia paraqesin edhe anëtarëve tjerë të partive të tyre.

——————————————-

 

Regjimi i vizave mund të rikthehet për disa prej vendeve të Ballkanit, lajmëroi raportuesja e BE-së, Tanja Fajon.

E pyetur se cili prej vendeve rrezikon më shumë, eurodeputetja sllovene nuk foli me emra të përveçëm, por sipas Agjensisë Turke “Anadolu”, Serbia është vendi më i rrezikuar.

“Sipas informacioneve që vijnë për azilkërkuesit e rremë, shumica e tyre janë shtetas serbë apo maqedonas, ndërsa së fundmi ka pasur një rritje të madhe edhe nga Bosnja. Problemi më i madh mbetet me minoritetet, si përshembull romët”, deklaroi Fajon.

“Kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe duhet zgjidhur sa më shpejt, nëpërmjet dialogut në Bruksel”.

Sipas Fajon, qeveritë e vendeve të Ballkanit janë duke bërë atë që munden për të frenuar këtë fenomen, por tashmë shumë do të varet nga qëndrimi që do të mbajnë disa vende të BE-së në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, veçanërisht Gjermania.

Ndonëse edhe nga Shqipëria ka pasur disa qindra raste të azilkërkuesve të rremë, vendi ynë, së bashku me Malin e Zi, paraqiten më pak problematikë në raportet me Brukselin, përsa i përket regimit të heqjes së vizavave.

—————————————-

Në pikën kufitare Tabanoc midis Serbisë dhe Maqedonisë janë regjistruar kolona të gjata të veturave dhe revoltë e kalimtarëve për shkak të pritjeve të gjata nga ana e Maqedonisë. Fluksi i madh i veturave është shtuar në prag të pushimeve dimërore të mërgimtarëve që nga vendet evroperëndimore kthehen në vendlindje. Mërgimtarët që po presin me orë të tëra në këtë pikë kufitare kanë akuzuar autoritetet kufitare të Maqedonisë për neglizhencë dhe ngadalësim të punës.

Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë hollësi për situatën e krijuar dhe se ata kanë thënë se po punojnë me tempo të rregullt dhe nuk bëhet fjalë për zvarritje të punëve. Mëgimtarët kanë apeluar që Ministria e Brendshme të ndërmarrë masa për të rritur efikasitetin në këtë pikë kufitare. Shtimi i madh i lëvizjes në pikën kufitare Tabanoc po ndodhë edhe për shkak të fluksit të madh të emigrantëve turq që nga vendet evroperëndimore përmes Maqedonisë dhe Greqisë në rrugën e Korridorit 10 udhëtojnë drejt Turqisë.

E bija e kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në rrjetin social Twitter ka debatuar për Kosovën dhe për Bosnjën.

“Mendoj se Serbia ka bërë mjaftë kundër myslimanëve të Srebernicës. Ka ardhur koha që të ndalet urrejtja kundër myslimanëve të Ballkanit”, ka thënë në një postim Sumeyye Erdogan. Ndërkaq, në një postim tjetër ajo i drejtohet kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, me këto fjalë: “Z. Ivica Dacic, unë, vajza e Recep Tayyip Erdoganit, do të doja ta di mendimin tuaj se pse ju i urreni myslimanët e Kosovës?

Policia e Vranjës në aksionin kundër kontrabandës së mallrave me akcizë dhe në bashkëpunim me gjykatën ka arrestuar Ilir S. (39) dhe Rijad R (30), ndërsa me vepër penale janë përfshirë edhe Haki S dhe Skende S. që janë arratisur dhe ata po kërkohen intenzivisht , për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për tregëti ilegale.

Të dyshuarit nga Kosova me qëllim të shitjes, pas leje që të merrem me këtë veprimtari, kanë blerë cigare me prejardhje të huaj të llojit “Slim Merlin” dhe “Slim Eve” me fleta akcize “Republika e Kosovës” në sasi prej 5960 boksave me vlerë prej 8.000.000 dinarë.

Cigaret pas blerjes në Kosovë, janë fshehur në fshatin Konçul dhe në objektet ndihmëse të Rijad R me qëllim që ti shesin në Serbi, me para të gatshme, me çmim më të lartë se të blerjes për të përfituar mjete dhe dobi për veten.

 

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch