Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 dhjetor 2012

RTP lajmet 21 dhjetor 2012

Kryeministri serb dhe Ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç ka paralajmëruar sot se marrëdhëniet në rajon nuk kanë progres, mirëpo sidoqoftë Serbia do të ndjekë politikat e kokës së “ftohtë” i cili u bëri thirrje shqiptarëve në Preshevë për të hequr lapidarin e UÇPMB-së të vendosur pak ditë më parë në qendër të qytetit. Ajo duhet të hiqet dhe kjo është më mirë për të hequr ata vetë. Ne nuk kemi dilema se komunat Preshevë dhe Bujanoc janë pjesë të Serbisë. Këtë çështje duhet tua konfirmojnë edhe vetë faktori ndërkombëtar, sepse në të ardhmen mos të trajtohet si “përdorimi i tepruar i forcës”, u ka thënë Dacic gazetarëve në Pallatin e Serbisë. Daçiç ka shtuar se heqja e lapidarit në Preshevë mund të provokojë probleme të sigurisë mirëpo shteti duhet të reagojë ndaj provokimeve dhe akteve të pa tolerueshme. “I pyetur nëse lirimi i Ramush Haradinajt para Tribunalit të Hagës mund të ndikojë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Daçiç tha ka mjaftë dallime që të vendoset dhe të anulohet plotësisht, por se asgjë nuk është fituar.” Zhvillimet në rajon nuk po shkojnë përpara, po përkundrazi apo kthehen mbrapa. Kjo është ajo që i kam thënë edhe zonjës Eshton “, ka thënë Daçiç. Ai, shkakton keqësimin e marrëdhënieve në rajon, tha lirimin e kroat gjeneralit Ante Gotovina në Hagë, Haradinaj dhe lirimin e mundshëm të kremtimit të ardhshëm të flamurit shqiptar në Serbinë jugore. AI si arsye të kthimit mbrapa të proceseve në regjion ka potencuar lirimin e gjeneralit kroat Ante Gotovina në Hagë, mundësinë e lirimit të Haradinajt dhe festivet e mundshme të 28 Nëntorit- ditës së Flamurit në Jug të Serbisë
——————
Kryetari i komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa sot po merr pjesë në takimin e 40 komunave më të pa zhvilluara në Serbi. Ai gjithashtu do të takohet me ministrin pa portfel Sulejman Uglanin , ku njëherit do të nënshkruhet kontrata mbi hartimin e dokumentacionit teknik, për pjesë e magjistralen M25/2 e cila fillon nga korridori 10-të. Kontrata ka të bëjë me asfaltimin e kësaj magjistrale që fillon nga fshatin Çukarkë e deri tek mbi kalimi në stacionin hekurudhor. Vlera e këtij projekti do të jetë 1 milion din , ku një pjesë do ta financojnë zyra për zhvillim ekonomik për komunat më të pazhvilluara , ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga buxheti komunal.

————–
Ministria për Punëve të Brendshme e Maqedonisë u ka bërë thirrje sot studentëve nga Republika e Kosovës dhe atyre nga Lugina e Preshevës që studjojnë në dy universitet e Tetovës të rregullojnë lejet e qëndrimit, sepse në të kundërtën do të ndaloj hyrjen e tyre në territorin e Maqedonisë. Për këtë arsye, drejtuesit e Sektorit për Punë kufitare dhe të sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, organizuan një takim informues me studentët kosovarë në Tetovë. “U apeloj të gjithë studentëve të huaj që ta rregullojne lejen e qëndrimit në territorin e Maqedonisë, e cila mund të rregulohet përmers marrjes së një vendimi në ambasadat dhe perfaqesitë konsullore te Republikes se Maqedonisë, në shtetet prej nga vijnë studentët”, ka theksuar Mihajllo Gelev, Kryeshef i Sektorit për Punë kufitare dhe migracion në Maqedoni. Që të marrin lejen e qëndimit, nga studentët kërkohet vërtetim që dëshmon se është i regjistruar ne vitin studimor, sigurim shëndetësor, fotokopje të pasaportit, vërtetim që nuk është i dënuar, dëshmi për hyrje legale në Maqedoni, fletëparaqitje nga stacioni me i afërt policor dhe dy fotografi. Studentët konsiderojnë se këto janë kushte të rënda që u ka vënë Sektori për Punë kufitare, meqë sipas tyre vetëm për sigurimin shëndetësor duhet të paguajnë deri në 500 euro në vit, ndërkohë që sipas Ligjit, ju ndalohet edhe të punojnë në Maqedoni. Vetëm gjatë10 muajve të fundit për arsye të mosrregullimit të lejes së qëndrimit në Republikën e Maqedonisë , nëpër vendkalimet kufitare është refuzuar hyrja e 131 studentëve nga Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës.
——————
Sot në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë u mbajt manifestim përkujtimor dedikuar 95 vjetorit te lindjes së veprimtarit Abdullah Krashnica në organizim të Shtëpisë së Kulturës. Hapja e programit te manifestimit u be me intonimin e himnit kombëtar. Drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Naser Nuredini ka bërë hapjen solemne të manifestimit ku foli për jetën dhe veprën e Abdulla Krashnices.

Për veprimtarin e zotit Krashnica ka lexuar një referat Merita Qerimi të punuar kohë më parë nga Sami Qerimi. Në emër të familjes së veprimtarit Abdullah Krashnica tubimin e ka përshëndetur djali i tij, Dërgut Krashnica i cili ka faleminderuar organizatorët dhe ka pranuar një mirë njohje nga nikoqiri i këtij manifestim. Për të pranishmit ishte përgatitur edhe një program kulturo artistik me poezi këngë dhe valle.

—————–

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar nga sot në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Përparësi për këtë vaksinim kanë gjithë personat të moshës së shtyer mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike por edhe ata të shëndoshë është shprehur kështu për televizionin tonë mjekja Arta Selimi koordinatore për vaksinim në këtë institucion shëndetësor. Ajo po ashtu ka theksuar se vaksinimi i këtij lloji do të bëhet edhe nëpër ambulanca të fshatrave të komunës sonë. Vaksinimi në fjalë ka edhe efektet e saja pozitive por edhe ato negative. Gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë çdo ditë pune.

—————

Një shtetas i Maqedonisë sot u ndalua nga autoritetet doganore në pikën kufitare Tabanoc në tentimin e tij për kontrabandimin e mbi 300 mijë eurove. Drejtoria e Doganave në Shkup informoi se, shtetasi me inicialet T.I, sot rreth orës 11.30 kishte lajmëruar daljen e tij nga vendi drejt Serbisë. Kur doganierët e kanë pyetur se a posedon diçka për të lajmëruar, ai ka mohuar një gjë të tillë. Doganierët kanë dyshuar në deklaratën e tij dhe kanë nisur kontrollin e detajuar të makinës “Seat Leon”. Gjatë kontrollit në një çantë të vendosur në karriget e prapme janë gjetur 318 mijë euro, shumica nga 50 euro. Dogana menjëherë ka konfiskuar paratë, ndërsa ndaj shtetasit pritet të ngritet kallëzim penal për tentim të kontrabandimit të parave të palajmëruara.
—————-
Akademikët serbë janë shprehur të gatshëm ta ndihmojnë presidentin e Serbisë Tomislav Nikolic në “zgjidhjen” e çështjes së Kosovës. Por, siç theksohet “elita intelektuale” serbe është e pakënaqur me faktin që nisma nuk ka arritur më herët. Megjithatë, krerët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (SANU) ditëve të ardhshme do të harmonizojnë një propozim konkret, me të cilin ajo “do t’i përgjigjet ftesës së Nikolicit për ta ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.“Politikanët kurrë nuk janë mbështetur shumë në rezultatet shkencore, por kanë improvizuar dhe kanë bërë gabime të rënda që kanë pasur pasoja të këqija për shtetin, jo vetëm kur bëhet fjalë për Kosovën”, ankohet akademik Vasilije Krstic, një nga anëtarët më radikalë të Akademisë serbe, shkruan gazeta serbe “Vecernje novosti”, transmeton QIK-u.

—————-

Shefi i diplomacisë serbe Ivan Mërkic ka deklaruar se Serbia do të hiqte dorë nga anëtarësimi në BE, po qe se ky anëtarësim do të kushtëzohej me njohjen e Kosovës. ”Në këtë rast ne do të hiqnim dorë nga anëtarësimi”, është përgjigjur Mërkic për gazetën gjermane ”Tagespiegel” në pyetjen se çfarë do të ndodhte nëse BE vë kusht njohjen e Kosovës për anëtarësim të Serbisë, transmeton Blic. I pyetur nëse Serbia do ta njihte pavarësinë Kosovës po qe se njëkohësisht do të ndodhte këmbimi i territoreve, Mërkic është përgjigjur se “historia na ka mësuar se të gjitha opsionet janë në tavolinë”. Duke folur për mënyrën e përmirësimit të marrëdhënieve me Kosovën, ai ka thënë se”Dialogu ndërmjet nesh e Prishtinës që e moderon BE-ja, me iniciativën tonë, po zhvillohet në nivelin më të lartë. Në të vërtetë, deri më tash nuk është biseduar për tema të ndjeshme. Kosovarët, pakicë shqiptare në Serbi, po dëshirojnë të fitojnë çdo gjë që duan”, dhe në këtë, sipas tij, ata, ndër të tjerë, i përkrahë edhe Gjermania, citon Koha.net

———————

Pop diva amerikane Jenifer Lopez, mbrëmë ka ndezur atmosferën në Arenën “Kombank” në Beograd, e cila nuk ishte e mbushur plotë për shkak të çmimit të lartë të biletave. Ashtu edhe siç pritej JLo na skenën atraktive në Beograd dukej shkëlqyeshëm, me publikun shumë e afërt, dhe përplot energji, transmeton Titulli. Paraqitjen e parë në Serbi dhe të vetmin në rajon e ka filluar me një vonesë prej gjysmë ore, mirëpo as kjo nuk i pengoi publikut që e priste me vite një debutim të saj. Koncerti i Jennifer Lopez mbahet në kuadër të turneut “Dance Again” dhe ka filluar nga Beogradi, ndërsa nga kryeqyteti serb do të udhëtojë për në Dubai. Për të parë nga afër JLon është dashtë të paguhet nga 3 deri në 6 mijë dinarë, ndërsa për vendet e siguruara për VIP deri në 22 mijë dinarë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch