Home » Lajme » RTP lajmet 21 janar 2012 – Në veri të Mitrovicës Beogradi është duke nxitur një luftë civile …

RTP lajmet 21 janar 2012 – Në veri të Mitrovicës Beogradi është duke nxitur një luftë civile …

Në kuvendin themelues të Rilindjes Demokratike me vota unanime u emërua sot kryetarë partie, pediatri, Ramiz Latifi. Në sallën e kuvendit në Preshevë ku të pranishëm ishin 114 delegat dhe simpatizues komisioni I punës miratuan rendin e ditës dhe rregulloren e punës. Para të pranishmëve folën koordinatorët e këtijë subjekti politik. Rilindja Demokratike ishte organizim I ri politik që lindi si nevojë e kohës. Jemi sot për të vazhduar proceset e filluara më herët tha ndër të tjera koordinatori, Naser Nuredini. Mustaf Hasani ka potencuar se kjo parti do të jetë në shërbim të qytetarëve me qëllimin më të mirë që vizioni I vendasve tanë të kthehet në shpresë e jo në zhgënjim e dëshpërim. Edhe Burhan Emërllahu gjatë fjalimit të sotëm ka premtuar se angazhimi I këtijë subjekti të ri poltik do të jetë vazhdimësi e punës që është realizuar deri më tani. Në bazë të rendit të ditës me shumicë votash u miratua edhe statuti dhe programi I Rilindjes Demokratike. Ideologjia e programit të RD-së është rilindja dhe ringjallja e identiteti tonë, forcimi I demokracisë si dhe avancimi I të drejtave individuale dhe kolektive. Programi I RD- ës bazohet edhe në barazinë gjinore në të gjitha sferat. Në bazë të këtijë programi parashihet edhe zgjidhja e statusit politiko- juridik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Komisioni I punës pas miratimi të programit ka bërë edhe prezantimin e kandidatit të vetëm për kryetarë partie, Ramiz Latifi I cili u votua me aklamacion. Anëtarja e këshillit inicues të Rilindjes Demokratike, Shqipe Nuhiu lexoi në pika të shkurtra edhe një biografi për zotin Latifi lidhur me përgatitjen universitare të tij si dhe angazhimet politike që ka patur në periudha të caktuara. Ndërsa kryetari I sapoemëruar I Rilindjes Demokratike pasi faleminderimit që u bëri delegatëve ai deklaroi se emërimin si kryetarë e kupton përgjegjësi të madhe në këto rrethana të mjegulluara politike. Ai njëherit të gjitha partive politike u ka ofruar bashkëpunim të ndërsjellë me qëllimin më të mirë që të realizohen aspiratat e shiqptarëve në Luginë të Preshevës. Bartës të proçeseve politike së bashku me kryetarin e partisë deri në kuvendin e ardhshëm zgjedhorë do të jenë edhe 16 anëtarë të kryesisë duke përfshirë këtu anëtarë nga lokacionet Miratoc, Rahovicë, Preshevë, Norçë, Raincë dhe Geraj. Poashtu delegatët e Rilindjes Demokratike kanë miratuar edhe Deklaratën Politike ku ndër pikat kryesore ishte që me ide dhe veprim kualitativ mbështetur në procesin e lirë dhe demokratik të krijojë hapësirë për të gjithë ata që janë me ndryshime pozitive. Paraqitja e parë e organizimit politik të Rilindjes Demokratike ishte nga data shtatë prill 2011.
————————-
Garat komunale nga lënda e matematikës për nxënësit e shkollave të mesme janë mbajtur sot në Preshevë. Sipas kryetarit të këshillit profesional në këto gara testit garues I janë nënshtruar 18 nxënës. Nxënësit janë shprehur të kënaqur me detyrat që u janë parashtruar dhe kanë shprehur gadishmërinë e tyre për pjesmarje në këto gara. Garat kanë filluar sipas kohës së paraparë dhe çdo gjë ka shkuar në bazë të planit të paraparë me programin shkollorë. Për kontrollimin e testeve të nxënësve të arsimit të mesëm janë përkujdesur komisioni I caktuar nga mësimdhënësit e matematikës të cilët njëherit kanë punuar edhe gjatë tërë gjysmëvjetorit me nxënësit lidhur me parapërgatitjet. Nxënësit më të susksesshëm në garat e matematikës në nivelin komunal do të marrin pjesë gjatë këtijë viti edhe në garat me karakter regjional që do të organizohen nëpër qytetet e Serbisë
——————–
Nxënësit e shkollës së mesme “Skenderbeu” në Preshevë kanë realizuar sot projektin humanitar me moton ti blej ëmbëlsirë dhe ndihmo dike duke shitur ëmbëlsira për qytetarë me çmime shumë të volitshme. Aksinionin në fjalë e kanë përshëndetur edhe vetë qytetarët sepse vullnetin e mirë të nxënësve nuk e kishte ndalur edhe bora që binte pandërpre. Vajzat dhe djemtë e gjimnazit kishin përgatitur llojllojshmëri ëmbëlsirash të cilët me shumë dashamirësi ofronin për klientët recetat e tyre duke I shitur me copa në vlerën prej 40 dhe 50 dinarësh. Organizatorja e këtijë aksioni humanitarë, Njomza Agushi për Radiotelevizionin Presheva ka potencuar se mjetet e grumbulluara nga shitja e ëmbëlsirave do të dërgohen në drejtorinë e shkollës dhe do të dhurohen për nxënësit që kanë nevojë për tu ndihmuar. he drejtori I shkollës sot është solidarizuar me nxënësit e aksionit humanitarë I cili ka blerë ëmbëlsira dhe ka shpërndarë për pjesmarrësit që ishin në garat komunale të matematikës.
——————
Burime të sigurta të portalit LajmeShqip në veri të Mitrovicës bëjnë të ditur se grupet kriminale serbe që deri tani kanë pasuar përkrahjen e Qeverisë së Beogradit dhe Presidentit Tadiç janë duke nxitur në veri të Kosovës një luftë civile. Duke parë rrezikun nga lufta civile në veri, Qeveria e Serbisë dhe Ministria e Punve të Brendëshme të Serbisë ka dërguar në Kosovë këto ditë rreth 500 policë serbë të cilët janë vendosur në komunat në veri të Kosovës. Portali LajmeShqip.com kishte publikuar edhe foto të mercenarëve rusë që po veprojnë në veri të Kosovës. Burimet e portalit LajmeShqip.com, njoftojnë se të mërkurën këtyre policëve u janë shpërndarë dhe dhënë armë të ndryshme, revole etj, në vendin e quajtur Zveçani i Vogël. Në mesin e këtyre policëve mësohet se janë rekrutuar edhe 10 shqiptarë nga Lugina e Preshevës, kanë njoftuar burimet e portalit. Qëllimi i këtyre policëve sipas burimit është që të parandalojnë një luftë civile në veri dhe me këtë rast policët duhet që të eleminojnë grupet radikale serbe, qoftë edhe fizikisht. Në këtë aksion në veri është duke e udhëhequr grupi kriminal serb “Obraz” që komandohet nga Igor Vojnoviç, grupi tjetër “1389″ si dhe grupe tjera, të cilat kanë përkrahje direkte të kryetarit të DSS-së, Vojisllav Koshtunica si dhe atij të SNS-së, Tomisllav Nikoliçit. Burimi më tej ka shtuar se në ditët në vijim pritet që ky grup i policëve që janë futuar në Kosovë nëpërmjet rrugëve alternative, do të veprojë veçanërisht në eleminimin e grupit “Obrazi” dhe atij “1389”. Po ashtu në Kosovë gjatë të enjtës janë futur edhe mbi 30 persona të grupit “1389″ të cilët gjatë natës, mes së enjtes dhe të premtës kanë ruajtuar barrikadën në fshatin Rudare të Zveçanit. Koshtunica dhe Nikoliç kanë armatosuar grupet e tyre për t’iu kundërvënë Qeverisë së Serbisë dhe Presidentit Tadiç në njërën anë, kurse në anen tjetër me këto grupe ata po tentojnë që të destabilizojnë gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës por edhe në pjesë tjera të caktuara në territorin e Kosovës. Qëllimi final i kësaj është që situata në Kosovë të paraqitet në botën e jashtme si e paqëndrueshme dhe e rrezikshme për serbët. Përkrahje direkte të grupeve radikale në veri të Kosovës si dhe Koshtunicës dhe Nikoliçit është duke i dhënë edhe Ambasadori rus në Beograd Konuzin. Burime më tej ka shtuar se armatimi kryesor për grupe radikale serb në veri është duke ardhuar nën singlën dhe në emrin e ndihmave humanitare, në menyrë që t’i ikë kontrollit të KFOR-it në veri të Kosovës. “Janë identifikuar dhe janë parë se janë shkarkuar armë dhe paketime të ndryshme nga ndihmat humanitare, të cilat burimet tona, i kanë identifikuar se janë shpërndarë tek anëtarë të këtyre dy grupeve kriminale, të cilat pasaj kanë rishpërndarë tek grupet dhe mercenarë tjerë në veri të Kosovës. Janë identifikuar edhe celulat kryesore të këtyre kriminelëve dhe ne kemi informatorët tonë të sigurtë dhe të besueshëm për të vëzhguar dhe monitoruar zhvillimet”, ka thënë burimi i Portalit. Veriu i Kosovës tashmë është i ndarë në ekstrem politikisht. Kryetari i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç dhe kryetari i Leposaviçit Branko Niniç, janë kundër mbajtjes së referendunmit dhe pro Tadiçit, ndërsa kryetari i komunës së Zubin Potokut Sllavisha Ristiç, ai i veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç si dhe ai i Zveçanit Dragisha Milloviç janë për mbajtjen e këtij referendum, derisa një pjesë e madhe e përkrahin Koshtunicën dhe Nikoliçin bashkë me grupet kriminale si “Obrazin” dhe “1389” etj

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch