Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Janar 2014 – Gjatë viti 2014 në Preshevë do të ketë më shumë investime…

RTP lajmet 21 Janar 2014 – Gjatë viti 2014 në Preshevë do të ketë më shumë investime…

Për vitin 2014 Presheva do të ketë më shumë investime se në vitin 2013 kështu është  thënë në mbledhjen e këshilli komunal .Ndërkaq në mbledhjen e sotme janë miratuar  raportet e punës dhe ato financiare për vitin 2013 / 2014 të OKF , drejtoratiti për ekonomi , bibliotekës Mehmet Jusufi si dhe drejtoratit për administratë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta. Në raportin e këtij të fundi  u tha se në Preshevë gjatë viti 2013 ka pas 101 lindje më pak se vitin 2012.

 

Komuna e Preshevës në plani  investiv për vitin 2014  do të ketë një buxhet të paraparë për afro 60 milion dinarë më shumë se vitin e kaluar.

Kështu u raportua sot në mbledhjen e këshilli komunal me rastin e shqyrtimit të raporteve të punës dhe atyre financiare për vitin 2013/2014 ,të institucioneve ku themelues është kuvendi. Sipas kryetarit të Preshevës doktor Ragmi Mustafa edhe gjatë këtij viti pushteti lokal në bashkëpunim me zyrën për zhvillim ekonomik lokal do të aplikojë në projekte të ndryshme të ministrive përkatës të Serbisë por edhe në organizata ndërkombëtare , në mënyrë që këtë vit të realizohen planifikimet për investime. Sipas kryetarit Mustafa për mes këtyre projekteve do të hapen edhe vende pune , ndërkaq qytetarët do të pajisen me infrastrukturë e cila do të ndikoj edhe në zhvillimin ekonomik.Anëtarët e këshillit komunal  kanë diskutuar edhe për raportin e punës dhe financiar të vitin  2013 dhe 2014 në bibliotekën Mehmet Jusufi , Organizatës për kulturë fizike , drejtoratiti për ekonomi , financa, ndërmarrësim privat e prokurime publike  si dhe raporti i drejtoratit për administratë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta. Sekretari  OKF Nderim Ajvazi ka raportuar në detale për raportin e tij , ku u kërkua nga anëtarët e këshillit komunal që të fuqizohet pozicioni i financimit të ligës komunale. Pas diskutimeve  ky raport u miratua nga të gjithë të pranishmit. Ndërkaq kryeshefi për ekonomi  Fatmir Azizi pas ka raportuar për drejtoratin e tij , dhe ka kërkuar  nga drejtorët tjerë që të jenë më azhur në raportet 3 , 6, 9, 12 mujore në mënyrë që mos të vie deri tek vonesa e transfereve të mjeteve nga ana e ministrisë së financave. E në raportin e drejtoratit për administratë të përgjithshme dhe punë të përbashkëta  u tha se gjatë viti 2013 në Preshevë ka pas më pak 100 lindje, ndërsa një vdekje më shumë . Edhe ky raport me shumicë votash u miratua nga anëtarët e këshillit komunal.Raportet e miratuara do të adresohen në kuvend për shqyrtim dhe miratim , ndërsa këshilli komunal në mbledhjen e radhës ,do të vazhdoj me shqyrtimin edhe të raporteve të tjera të institucioneve ku është themelues kuvendi.

————————————————————

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gani Shabani kanë pritur dje  të në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.Gjatë këtij takimi të përbashkët  është  biseduar për një sere temash dhe problem që I preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

 

Gjatë takimit Agani Mustafa temë kyçe ka qenë realizimi i marrëveshjes së përkrahjes për funksionalizimin e maternitetit në komunën e Preshevës dhe për bashkëpunim e përkrahje edhe në aspekte të tjera të ngritjes së kuadrit profesional mjekësor për Luginën e Preshevës,  Sipas kryetarit dr.Ragmi Muustafa fondi prej 50 mijë euro do të adresohet për maternitetin , ndërsa edh e200 mijë euro të tjera janë ndarë buxheti I komunës në mënyrë që materniteti të finalizohet në muajin mars.

Ndërkaq ministri I shëndetësi së RKS  Ferid Agani  I ka konfirmuar   kryetarit Mustafa  edhe për programin e mbështetjes së specializantëve nga Lugina për shkollimin e tyre specialistik, me ç’rast gjatë këtij viti, “Ministria e Shëndetësisë do t’i mbështes financiarisht 30 specializantë të Luginës së Preshevës për vijimin e shkollimit specialistik në Kosovë”, sipas programit të filluar më 2012. Për këtë projekt kjo ministri ka ndarë 160 mijë euro.Kryetari i Preshevës, Mustafa, e ka falënderuar Ministrin Agani dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë vendim. Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2013 në drejtim të Luginsë ka ndarë 400 mijë euro ,në mesin e tyre 160 mijë euro  për tekste shkollore . Kryetari Mustafa ditëve në vazhdim do të takohet edhe me ministrin e shëndetësisë së R. Shqipërisë ku do të bisedohet për transferin e mjeteve të ndara në takimin e Prizrenit.

————————————————

Bisedimet shqiptaro- serbe nuk kanë kompromis për njohjen e dokumentacioneve – pësojnë Luginasit

Bisedimet shqiptaro- serbe në mes të dy qeverive të filluar vite më herët edhe më tutje nuk kanë arritur kompromisin për njohjen e dokumentacioneve personale. Këtë po e pësojnë më së tepërmi luginasit foshnjet që lindin në Republikën e Kosovës, pajisja e dy shtetësisë, certifikata e kurorëzimit dhe të tjera është konfirmuar sot në programin e paradites në Radiotelevizionin Presheva  nga shefi I shërbimit të ofiqarisë,  Agim Ymeri. Sipas tijë në Preshevë gjatë vitit 2013 janë lëshuar 6386 certifikata të lindjes, janë lidhur 1614 kurora, janë dhënë 3478 shtetësi dhe janë evidentuar 658 certifikata të vdekjes.

———————————————————

Është hera e parë në Luginë kur një gruan drejton automjete të kategorisë së rëndë siç është autobusi e të ngjashme deri sa në shtete të ndryshme kjo dukuri është shumë  e thjeshtë.  Muajt e fundit një gjë të tillë e kemi evidente edhe në vendin tonë  që një femër nga Komuna e Bujanocit drejton autobusin lokal.

Ajo ndihet shumë e sigurt në punën e saj të përditshme  si instruktore.

Destinacionet e instruktores Leka janë edhe shtetet evropiane.

E, udhëtarët prezent e përshëndesin punën e saj që ka filluar të drejtoj autobusin dhe urojnë të ketë edhe shumë femra të tjera.Pjesa dërmuese e qytetarëve tanë nuk kanë hasur të shohin drejtuesin e autobusit femër. Inspektorja në fjalë apelon te të gjithë femrat e tjera të drejtojnë edhe automjete të tjera të kategorive të ndryshme sepse munden.Drejtuesja e autobusit  Zejnepe Leka është një shembull i mirë se gjina femërore shqiptare në Luginë ka filluar hapat e avancimit dhe guximit për të marrë mbi supet edhe punët e burrave.

————————————————

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në Prishtinë ka ndërruar jetë Dr. Ymer Aliu. Ymer Aliu kishte lindur në Preshevë, ku edhe ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa studimet i vazhdoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ku edhe u diplomua në vitin 1980. Studimet pasdiplomike Dr. Ymer Aliu i vazhdoi në Universitetin e Zagrebit në Kroaci si dhe në Universitetin e Berlinit në Gjermani. Ishte aktivisht i kyçur si mjek edhe në luftërat e fundit të zhvilluara në trevat shqiptare si në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni. Ai ishte pjesë, dhe punëtor i devotshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe poashtu gjashtë vite më parë ishte edhe Drejtor i Klinikës së Kirurgjisë. Pos kontributit të tij mjekësor në luftë ai në popullatën e Luginës njihet edhe si operatori apo kirurgu i parë në këto treva. Varrimi i të ndjerit Dr. Ymer Aliu u bë sot, pas namazit të ikindisë në Prishtinë.

RTV Presheva

One Response

  1. Ngushëllime familjarëve dhe dashamirëve të shumtë të Dr.Ymer Aliut.
    Jeta e ndershme, puna profesionale mjekësore dhe ajo kombëtare e dr.Ymerit, janë garanci se kujtimi për te do te mbetet në vendin e nderit dhe përjetësisht ne kujtesën e popullit
    Lavdi jetës dhe veprës së dr. Ymer Aliut.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch