Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Maj 2013

RTP lajmet 21 Maj 2013

Sistemi i viteve të para nëntëdhjeta nuk ishte sistem njerëzor, shkrimtari e ndjen vuajtjen e popullit të tij, kështu ka deklaruar në intervistën ekskluzive dhënë Radiotelevizionit Presheva veprimtari Ramadan Rexhepi i cili në vitin 1965 shkoi në Suedi e që asnjëherë nuk kërkoi azil politik sepse e ndjente veten jo shtetas të ish Jugosllavisë

……………………..

 

Dega e Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) në Bujanoc në mbledhjen e fundit të kryesisë ka zgjedhur për kryerat të ri Rexhep Fejzullahun. Pas konsultimeve të kryesisë së këtij subjekti opozitar që vepron në komunë të Bujanocit, është vendosur unanimisht që udhëheqës i ri i këtij subjekti politik shqiptar të jetë Rexhep Fejzullahu. Fejzullahu ka përvojë të madhe në jetën politike në komunë të Bujanocit, ndërsa është edhe profesor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc. UDSH në Bujanoc deri më tani është drejtuar nga Mejdi Zeqiri. Ky subjekt politik në Kuvendin Komunal të Bujanocit numëron tre ulëse

 

 

 

Ledion Ramadani, Nurije Osmani dhe Edon Ramadani ishin triumfues në garat rajonale në recitime  që u mbajtën sot në qytetin e Preshevës.Para jurisë 7 anëtarëshe  dolën garuesit e ciklit të ulët dhe të lartë fillor si dhe ata të ciklit të lartë të shkollës së mesme. Edhe këtë vit nikoqir i këtyre garave ishte Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë në krye me drejtorin Naser Nuredini. Në garat rajonale në recitime morën pjesë fituesit e garave komunale të komunës së Preshevës dhe Bujanocit. Afeida Borici organizatore njëherit edhe anëtare e jurisë,për RTP ka thënë  se është ndarë e kënaqur me pjesëmarrjen e nxënësve në këto gara,dhe se viteve në vazhdim na presin gjenerata të talentuara në recitim. E  fituesi e vendit të parë të ciklit të lartë të shkollës së mesme Skënderbeu në Preshevë Edon Ramadani këto gara kanë rëndësi të veçantë. Me vite të tëra është bërë traditë që në qytetin e Preshevës  të mbahen garat komunale dhe rajonale.

———————————-

 

Katër shtete evro perëndimore kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për Maqedoninë dhe vendet e tjera të Ballkanit. Një kërkesë në letër e firmosur nga katër shtetet Gjermania, Austria, Holanda dhe Britania e Madhe i është dërguar autoriteteve irlandeze, që kryesojnë me BE, informon Deutsche Welle. Presidenca irlandeze ka sqaruar se kjo çështje do të jetë në rend dite në takimin e komitetit për drejtësi dhe punë të brendshme që do të mbahet nga mesi i muajit të ardhshëm. Gjermania është vendi që insiston në rikthimin e regjimit të vizave. Sipas statistikave më të fundit, nga fillimi i vitit 2013 deri në prill, në Gjermani kanë kërkuar azil 717 shtetas të Maqedonisë. Rusët janë në numër më të madh që kërkojnë statusin e azilit në Gjermani, më pas vijojnë sirianët, afganët, serbët, iranianët, etj.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch