Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Mars 2013

RTP lajmet 21 Mars 2013

Kuvendi miraton  raportin e RTP-së 

Kanë vazhduar sot punimet e seancës së dytë të Kuvendit Komunal të Preshevës me çrast këshilltarët kanë miratuar 13 pika të rendit të ditës. Për dallim nga seanca e parë ku për një pikë të rendit të ditës u deshën plot 5 seanca e sotme ka qenë mjaft konstruktive pasi të gjitha pikat e parapara janë aprovuar.

 

 

Këshilltarët e Kuvendit Komunal kanë miratuar sot raportin e punës dhe atë financiar për vitin 2012 -2013 të Organizatës për Kulturë Fizike, Entit Prashkollor 8 Marsi në Preshevë, Bibliotekës së Qytetit Mehmet Jusufi, Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica, Qendrës për Punë Sociale dhe Radiotelevizionit Presheva. Këshilltarët e Kuvendit Komunal dhe Kryetari i Kuvendit Komunal Ramiz Latifi kanë vlerësuar lartë punën e Radiotelevizionit Presheva.

Ndërkaq drejtori i Televizionit Presheva Resat Neziri në mënyrë të detajuar ka elaboruar raportin e punës dhe atë financiar të këtij mediumi duke potencuar edhe zgjerimin e skemës programore për të cilën u përshëndet edhe nga ana e këshilltarëve.   Seancën e sotme do ta transmetojmë ditën e nesërme duke filluar nga ora 14.00.

————————————–

Nënshkruhen kontratat 1 vjeçare – 57 të rinj në sektorin privat

 

Zyra për zhvillim ekonomik lokal ka nënshkruar sot kontrata me sektorin privatë për punësim 1 vjeçar në kuadër të programit socio – ekonomik. Sipas kryetarit Ragmi Mustafa nga ky projekt do të përfitojnë edhe kuadrot por edhe ndërmarrjet në vendin tonë .

 

35 ndërmarrje dhe 57 të rinj të komunës së Preshevës , do të përfitojnë nga programi socio – ekonomik .

Ko është konfirmuar sot pas nënshkrimit të marrëveshjeve në mes sektorit privat dhe zyrës për zhvillim ekonomik lokal.

Kryetari Ragmi Mustafa afaristëve u ka thënë se pushteti lokal në vazhdimësi do të krijoj ura bashkëpunimi me ndërmarrësit në mënyrë që ekonomia e vendit të rimëkëmbet.Ai ka thënë se ky program ka dy qëllime thelbësore aftësimi i të rinjve në profesionet e tyre por edhe mundësia e dhënies së provimit profesional.

Ndërkaq edhe afaristët e kanë mirëpritur këtë iniciativë të komunës duke vlerësuar këtë ndihmë për sektorin privat.Megjithatë të gjithë të punësuarit do të monitorohen nga komisioni se sa janë aktivë në punën e tyre. Kryetari Mustafa ka potencuar se rezultati i të rinjve do të ndikoj që ata edhe pas një viti të. vazhdojnë marrëdhënien e punës. Paga e çdo punëtori do të jetë 21 mijë dinarë ndërkaq me sigurimet arrijnë koston e 34 mijë dinarëve. Nga kjo del se të rinjtë tanë do të marrin të holla më shumë se në disa vende ku rast konkret ministria për rini dhe sport një arsimtarë të edukatës fizike për klasat e para deri në të katërtën me normë të plotë e paguan 15 mijë dinarë , ndërsa rasti tjetër edhe në universitetin amerikan në Prishtinë ku kuadrot për aftësim paguhen 150 dollarë e që është më pak se 15 mijë dinarë.

Megjithatë kryetari Mustafa ka inkurajuar palët që të zbatojnë këtë program i cili mund të aplikohet edhe vitin e ardhshëm , varësisht nga suksesit.Në kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka ftuar afaristët tanë që të aplikojnë në konkurset e parapara , pasi këtë vit janë ndarë 60 milion dinarë për ndërmarrësit . Projekti socio – ekonomik për sektorin privatë kap koston e 24 milion dinarëve.

—————————————-

 

Fillon manifestimi tradicional “Flakadani Karadakut 2013” – kujtohet komandant Mjekrra

 

Në qytetin e Vitisë në mënyrë solemne kanisur manifestimi kulturo –sportiv Flakadani i Karadakut. Manifestimi personifikon veprën e legjendës së Maleve të Karadakut, Nijazi Azemi – komandant Mjekrra , i cili ra heroikisht në krye të detyrës së Komandantit të Brigadës 115 Karadaku dhe Zëvendëskomandant i Zonës Operative të Preshevës në UÇPMB-ë.Ky manifestim i cili zgjatë plot pesë ditë në vete ngërthen aktivitete të ndryshme , ku marrin pjesë edhe Lugina e Preshevës, pastaj nga Maqedoni , Shqipëria , Mali i zi , Çamëria por edhe nga shqiptarët e Turqisë .

 

 

Nën organizimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ka filluar manifestimi tradicional kulturor – sportiv  “Flakadani Karadakut 2013”, kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të UÇPMB-së Nijazi Azemi – komandant Mjekrës. Manifestimi i cili do të zgjasë deri të hënën, e shpalli të hapur kryetari i Vitis, Nexhmedin Arifi, i cili theksoi se ky manifestim është festë për qytetarët e Vitis, kurse për qytetin e Vitis, është një nderë që mbanë manifestimin për njërin ndër figurat legjendare të kësaj komune.

Flakadanin e vitit 2013 zyrtarisht e ndezën vajza e komandantë Mjekrrës Liridona, ish komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së Shefket Musliu, kryetari i komunës së Vitis Nexhmedin Arifi, dhe njëri nga bashkëluftëtarët e komandantë Mjekrës.

Në manifestim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-së, dhe përfaqësues të institucioneve të Luginës së Preshevës. Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi porositi familjen Azemi që të ndjehet krenarë për birin që patën,ndërsa të kaluarën në luftë me komandantë Mjekrën e kujtoi edhe Ahemt Isufi komandant i ZOP të Karadakut në UÇK.

“Flakadani Karadakut”, tashmë është bërë manifestimi i parë institucional e që do të organizohet çdo vit nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.

————————————————–

 

Shëndeti mendor dhe pasojat në Luginë

 

Stresi dhe depresioni janë dy nga faktorët negativ që në masë të madhe po prekin shoqërin në tërë botën .Me gjithë atë  vendi ynë  radhitet në mesin  shoqërive me shëndet të plotë mendorë, ka thënë kështu mbrëm në emisionin Shëndeti dhe Njeriu psikiatri Fejzulla Nebiu

 

 

 

Në emisionin mjekësor Shëndeti dhe Njeriu , specilasti psikiatër Fejzulla Nebiu,  ka thënë gjendja e vështirë ekonomike, dhe faktor të tjerë si siguri, papunësia e të ngjashme janë ndër shkaktarët kryesor të stresit dhe depresionit në vendin tonë. Edhe përkundër këtyre faktorëve qytetarët e Luginës sipas statistikave të këtij shërbimi janë në edukatë shëndetësore pasi  kanë thyer barrierat për të kërkuar ndihmën e psikiatrit. Ky fakt ka bërë që vendi ynë të llogaritet si territor me shëndet të plotë mendor.Psikiatri në fjalë ka apeluar tek të gjithë qytetarët të mos hezitojnë në kërkimin e ndihmës së mjekut në mënyrë që ti shmangen stresit dhe depresionit. Ai gjithashtu fton të gjithë qytetarët që të kujdes të shtuar në përdorimin e internetit dhe ti anashkalojnë materialet të cilat ndikojnë  psikikën e njeriut. Emisioni Shëndeti dhe Njeriu në edicionet  eradhët do të trajtojë edhe problemet të tjera shëndetësore ku pjesë e tij do të jenë edhe qytetarët të cilët për mes pyetjeve të tyre mund të marrin përgjigjen për evitimin e sëmundjeve të ndryshme dhe edukatës shëndetësore.

————————————–

Rajoni

Heqja e strukturave paralele serbe në veri, e domosdoshme

 

Shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof ka deklaruar në Beograd se marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme. Shokenhof ka porositur lidershipin serb që të tregojë “fleksibilitet maksimal dhe gatishmëri për kompromis me Prishtinën në lidhje me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe. Po ashtu ai ka thënë se nevojiten një angazhim i mëtejshëm rreth implementimit të reformave të nevojshme. “Natyrisht të tregojë një vullnet të mirë që të ecet drejt një marrëveshjeje kyçe, përkatësisht drejt “një modeli të detyrueshëm për marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës.
“Po e përsëris, nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë e presim gjatë negociatave për përafrim, kjo nuk është tani, për datën”, ka deklaruar Shokenhof në një intervistë për të përditshmen “Veçernje novosti”.

 

Demaçi: Gjermania po na ndihmon burrërisht

 

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, është shprehur i pakënaqur me ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ka thënë se Kosova është e obliguar ta zhvillojë këtë proces. Në një intervistë për “Epokën e re”, Demaçi ka thënë se nuk është aq i kënaqur me dialogun që është duke u zhvilluar në Bruksel.
Pavarësisht kësaj, Demaçi ka thënë se i beson kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë ndonjë marrëveshje e cila do të ishte në dëm të shqiptarëve.“I besoj kryeministrit Thaçi se nuk do të nënshkruajë atë që po e kërkojnë serbët. Nuk ka si ta nënshkruajë atë çfarë po kërkojnë serbët pasi do të ishte e tepërt. Unë jam duke iu frikësuar një pune tjetër, se çfarëdo që të vendoset, kështu siç është bërë zgjidhja e Ahtisarit, komunat serbe kanë të drejtë të bashkohen njëra me tjetrën.Pra, kanë drejtë të bashkëpunojnë. Serbia ka të drejtë të përzihet dhe t’i financojë siç është duke bërë aktualisht”, ka thënë Demaçi, i cili ka mendim se vetëm Gjermania është duke e përkrahur Kosovën burrërisht.

————————————————

Thaçi e Daçiq nisen bashkë për në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daëiq janë nisur sot nga Brukseli për në New York ku do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas raporteve nga Brukseli ata kanë udhëtuar më aeroplan të njëjtë.Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Chaterine Ashton ka konfirmuar që sot herët në mëngjes Thaçi dhe Daçiq janë nisur bashkë për në New York, transmeton KP.Thaçi dhe Daçiq mbrëmë, për herë të parë, që kur ka filluar dialogu, kanë mbajtur konferencë të përbashkët pas përfundimit të raundit të shtatë të bisedimeve. Që të dy kanë deklaruar se marrëveshja nuk është arritur por se janë bërë përparime.Zyrtarët evropian këtë gjest si dhe udhëtimin e përbashkët për nëNew York e kanë komentuar si hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, raportojnë mediat serbe.

——————–

Sporti

 

Seancat e fundit stërvitore të kombëtares shqiptare në kompleksin tropikal janë kryer në një klimë të jashtëzakonshme. Jo vetëm koha por edhe humori tek futbollistët ka qënë në lartësinë e duhur. Kapiteni Lorik Cana edhe pse nuk ka qënë pjesë e grupit në këto seanca ka qetësuar stafin duke konfirmuar aktivizimin e tij ndaj Norvegjisë. Nisur nga kjo por edhe nga ajo që u pa në ditën e fundit përpara nisjes për në tokën nordike, tashmë formacioni duket i vendosur. Duke përjashtuar ndonjë surprizë të pakëndshme, trajneri italian ka përzgjedhur titullarët e tij si dhe modulin 4-4-1-1.Në portë Etrit Berisha është i konfirmuar, ndërsa në mbrojtje rikthehet Dallku në krahun e djathtë më Agollin në të majtë. Në qendër është dyshja Cana-Mavraj. Andi Lila pritet të luajë i zhvendosur në të djathtë të mesfushës, Roshi në të majtë, me Bashen dhe Bulkun që do të formojnë dyshen e qendrës në mesfushë. Në sulm celësat i besohen Edgar Canit që do të ndihmohet nga Hamdi Salihi që do të luaj më i tërhequr pas sulmuesit të parë. Në këtë mënyrë De Biazi ka miksuar forcën fizike, shtatlartësinë dhe shpejtësinë në formacionin titullar. Në ndryshim nga fitorja ndaj Sllovenisë më 16 tetor, italiani i stoli kuqezi ka kryer tre ndryshime, duke lënë në stol Sadikun dhe Vilën, ndërsa mungon për arsye dëmtimi Kukeli. E tërë vëmendja është edhe tek debutuesi Migjen Basha, i cili pritet të rrisë cilësinë e lojës së kuqezinjve, duke ditur aftësitë e tij si në fazën sulmuese dhe në atë mbrojtëse.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch