Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Nentor 2013

RTP lajmet 21 Nentor 2013

Rinia e fshatit Cakanoc bëhet me teren sportiv

Me qëllim të zhvillimit ë sportit vendor pushteti lokal gati për dy vite ka rregulluar gjashtë terrene sportive. Me një të tillë sot janë bërë edhe rinia e fshatit Cakanoc të cilët më parë lojërat i zhvillonin në terrene me balt.

Rinia e fshatit më pare aktivitet sportive I kanë zhvilluar në terrene me baltë. Prej sot ata kanë kushte më të mira për sport.

Sipas kryetarit Ragmi Mustafa gjatë vitit të kaluar Ministria e pushtetit lokal kishte premtuar rregullimin e këtij tereni sportive,por si duket nuk u realizua ky premtim. Projekti në fjalë është realizuar me mjetet e buxhetit vetanak të komunës së Preshevës.

Ky projekt ka rëndësi të veçantë për fëmijët e këtij fshati,pasi më herët nuk kanë pasur mundësi për të realizuar lojëra sportive,tha kështu për radio televizionin Presheva përfaqësuesi I BL të Cakanocës.

Edhe banorët e kanë mirëpritur këtë teren sportiv,duke thënë se kjo do të ndikojë në zhvillimin e sportit.

Kryetari Mustafa uron banorët e Cakonës për një shfrytëzim sa më të mire të këtij tereni sportiv.Ky është tereni gjashtë sportive që po realizon pushteti lokal që nga viti 2012. Investimet e tilla sportive do të avancojnë të rinjtë në sporte të ndryshme,e veçanërisht në fushën e futbollit aty ku sot llogaritet si industria më e madhe .

———————————————-

Banorët e Tërrnavës gëlqerosin xhaminë

Banorët e Tërrnavës të mobilizuar për gëlqerosjen e xhamisë në fshatin e tyre. Ata mblodhën mjete materiale dhe caktuan ekipin e punës me dëshirën që objekti I kultit që grumbullon myslimanët për kryerjen e riteve fetare të duket më bukur. Tërrnavasit, këshilli I xhamisë dhe ai organizativ iu kanë përvesh punës për gëlqerosjen e minares dhe mureve të xhamisë. Xhamia në Tërrnavë është ndërtuar për herë të parë në vitin 1816 xhami kjo e cila kaloi në disa peripeci të kohës deri edhe tek djegia e sajë. Por qëndrimi I besimtarëve të fesë islame për ta ruajtur si të shenjtë këtë objekt ishte I pa rezervë në të gjitha kohërat e popullimit të këtij vendbanimi.

———————————————————-

Ramë Buja- PBM plagë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri por njëherit edhe krenari e tyre

Këto treva gjithnjë kanë qenë pjesë e rëndësishme e botës shqiptare, e kaluara e tyre është e lidhur ngusht me pjesën tjetër të trungut shqiptarë. Ata shprehën gatishmërinë për ruajtjen e qenies shqiptare, u tha kështu në referatin e lexuar nga drejtori I Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi në konferencën shkencore me temën Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dje, sot dhe nesër. Kjo konferencë synon të vë në pah rolin historik të këtyre trevave. Ramë Buja, ministër I arsimit në Republikën e Kosovës komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë I trajtoi si plagë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri por njëherit edhe krenari e tyre. Sipas tijë Presheva ekziston si vendbanim nga viti 1381 bashkë me Bujanocin që aso kohe njihej si gojanoc. Fjalimi i ministrit Buja në këtë konferencë u përmbyll me atë se çare e as ilaç nuk ka pa iu kthyer problemit të Luginës. Ndërsa kryetari I Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari kulturore, Xhemaledin Salihu kishte përgatitur ekspozitën me 100 fotografi t; cilat u ekspozuan nga trashëgimia kulturore, lufta e lavdishme e UCPMB nga gjetjet, lokalitetet dhe objektet arkeologjike, objekte sakrale fetare, shtëpi të vjetra, oda, hane, cezme, shpella lisa, etj. Pjesëmarrësit e konferencës shkencore patën rastin të shohin ekspozitën në fjalë. Konferenca ka vazhduar edhe sot punimet e saja ku rezultatet e Konferencë shkencore me temën Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dje, sot dhe nesër do të jenë në funksion të përmirësimit të gjendjes në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje .

—————————————

Reshat Bajrami ndërroi jetë në burgun e Vranjës

Në mëngjesin e sotëm në burgun e Vranjës ka ndërruar jetë i arrestuari Reshat Bajrami nga fshati Tërnoc. Familja Bajrami nga rreth orës 8 është njoftuar nga policia se i Reshati kishte ndërruar jete dhe trupi i tij gjendej ne spitalin e Vrarjes. Ky lajmi ka tronditur familjen Bajrami.Fatmiri i ka thënë rtv Bujanocit se gjate ditës se djeshme ata kishin vizituar Reshatin ,dhe ai ishte ankuar se kishte probleme shëndetësore. Por ai akuzon policin pasi sipas tij vëllai i tij ishte i pafajshëm,ndërsa sot ai me nuk është i gjalle.Organet e policisë kane thënë se i nderi ka pas sulm në zemër, ndërsa deri në arritjen e ndihmës së parë (rreth orës 3:05 minuta) ai kishte ndërruar jetë. Reshat Bajrami ishte arrestuar nga policia më 23 tetor, dy ditë pas aksidentit me fatalitet ndaj policit Goran Gjorgjeviq.Ai ishte arrestuar me dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc. Kufoma e te ndjerit ende nuk iu është dorëzuar familjareve. Ky është shqiptari i dyte i cili brenda 2 viteve vdes në burgjet e Serbisë. Më 31 dhjetorë të vitit 2011 në burgun famëkeq të Beogradit, në ora 10 e 30 minuta, kishte vdekur Sabedin Ajdini, nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit.

RTP

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch