Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Prill 2014

RTP lajmet 21 Prill 2014

RTP logoOrganizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së dhe UÇK-së organizuan sot në Gjilan Akademi përkujtimore dedikuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Gjatë ditës së sotme në fshatin Breznicë është bërë edhe përurimi i lapidarëve.

 

Musliu- Një vit pas marrëveshjes së Brukselit Lugina e injoruar, Veriu i Kosovës i avancuar

 

Kryetari i  Kuvendit të Bujanocit Jonuz Musliu, kryetar i LPD-së, njëherit ish-shefi politik i UÇPMB-së një vit pas marrëveshjes së Brukselit situatën në Luginën e Preshevës e ka vlerësuar të brishtë të cilët e ka cilësuar si ” një bombë e kurdisur, e cila mund të aktivizohet dhe ç’montohet vetëm në Beograd. Lugina e zhgënjyer nga marrëveshja Kosovë – Serbi sepse, situata politike dhe sigurisë as pas 19 prillit të vitit të kaluat në tre qytetet tona shqiptare në Serbi asgjë nuk ka ndryshuar për të mire, përkundrazi ajo ditë e sa po degradohet. Popullata nuk mund të jetoj më kështu as në luftë e as në paq dhe çdo marrëveshje në Bruksel mes palëve, pa Luginën, jo legjitime për Preshevën” ka pohuar fillimisht z.Musliu.

Kontrollim më i rreptë për importim të veturave të përdorura

Ndryshimi i rregullores parashef kontrollim më të rreptë gjatë importimit të veturave të vjetra në Serbi dhe ka filluar të aplikohet me 19 prill.

Ndryshimi i rregullores parashef kontrollim më të rreptë gjatë importimit të veturave të vjetra në Serbi dhe ka filluar të aplikohet me 19 prill. Këto ndryshime kanë të bëjnë me konmtrollimin e veturave motorike që importohen nga jashtë si të vjetra, me qëllim të “krijimit të kushteve për kontrollim teknik më kualitativ, si dhe verifikimi dhe rregullsitë e dokumentave të asaj veture, në mënyrë që të ketë vetura më të sigurta në rrugë dhe të dhëna më të sakta për vet veturën. Të dhënat e sakta për veturën që shpesh keqpërdoren, para së gjithas do të përdoren edhe për zvoglimin e harxhimeve gjatë regjistrimit

Autoritetet doganore të Maqedonisë ndaluan dy shtetas shqiptarë me 13 kilogram drogë të llojit marijuanë në vendkalimin kufitar Tabanoc midis Maqedonisë dhe Serbisë. Pas dyshimeve paraprake, autoritetet doganore kanë urdhëruar kontrollin e detajuar të makinës “Citroen Ksara Pikaso” me targa të Shqipërisë, që drejtohen nga një shtetas shqiptar 22 vjeç me inicialet F.K si dhe bashkëudhëtari i tij shtetasi shqiptar me incialet A.L, 22 vjeç. Në vendin e posaçëm në formë të bunkerit të rregulluar në disa pjesë të makinës janë gjetur 26 pako marijuanë, vlera e të cilave në tregun e zi do të arrinte mbi 40 mijë euro. Dy shtetasit e rinj shqiptarë kanë pranuar se po transportonin këtë sasi droge për 3 mijë euro, dhe se ajo ishte rezervuar nga shtetas të tjerë shqiptarë dhe se duhej transportuar deri në Hamburg të Gjermanisë. Ndaj tyre është shqiptuar masë paraburgimi dhe se po vazhdojmë hetimet e tjera

 

 

Shqiptarë e serbë duhet të jetojnë bashkë në Kosovë. Pavarësisht të gjithave, ata duhet të ndajnë të njëjtin shtet. Por pengesë mbetet gjuha. Derisa gjeneratat e vjetra nga pala shqiptare nuk e kanë aq shumë këtë problem, për gjeneratat e reja ky është një telash që tash për tash është vështirë i kalueshëm. Gjeneratat e reja kanë nisur të heqin këtë kompleks e të studiojnë gjuhët ballkanike. Damjan Filipoviq (22) studion albanologji në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Ai ka deklaruar për Deutsche Wellen se familja e tij kishte reaguar kur kuptoi për këtë vendim të tij të para tre vjetëve

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch