Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 qershor 2012

RTP lajmet 21 qershor 2012

Të gjithë nxënësit nga Lugina që kanë hyrë në testin e maturës së vogël në gjuhë shqipe dhe matematikë, në këtë link www.upis.mp.gov.rs/ucenik_info.php mund të mësojnë se sa pikë kanë marrë dhe ku janë radhitur në tabelë. Këto janë rezultate preliminare, ndërsa po sot mund të paraqiten edhe ankesat e mundshme të nxënësve që do të dorëzoheshin në shkollat fillore përkatëse, kurse ankesat në komisionin për regjistrim një ditë më vonë, më 22 qershor. Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 25 qershor në adresën e mësipërme. Këto rezultate do të jenë të paraqitura sipas shifrave të cilat do të jenë të njohura për nxënësit dhe prindërit. Klasën e tetë e kanë përfunduar 78.004 nxënës, ndërsa në shkollat e mesme ka vende të lira për 83.335 nxënës.

——————–

Ka filluar sot vazhdimi i asfaltimit të rrugës me gjatësi prej 450 metrash me gjerësi prej pesë metrash në Bashkësinë Lokale Norçë. Me këtë rast të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, zëvendëskryetari Skënder Destani me bashkëpunëtor të tjerë të administratës komunale. Projekti në fjalë është vazhdimësi e projektit të filluar para dy vjetësh i cili financohet prej 3 milion dinarësh nga Trupi Koordinues për Peshevë, Bujanoc e Medvegjë ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga buxheti i Komunës së Preshevës. Punë kryes i këtij projekti është Ndërmarrja Private Saba Bellça në Preshevë. Kryetai i komunës së Preshevës tha se do të mundohemi që brenda muajve korrik e gusht t’i përfundojmë gjitha rrugët që kanë të bëjnë me asfaltim ndërsa gjithë banorëve të këtij fshati u dëshiroi shfrytëzim sa më të akomoduar në këtë rrugë alternative. E Naser Nuredini nga Noçra e përshëndet këtë iniciativë me rëndësi jetike për banorët e këtij fshati. Arif Ibishi këshilltar në Kuvendin Komunal tha se faleminderojm tej mase pushtetin lokal për asfaltimin e kësaj rruge. Me asfaltimi e kësaj kësaj rruge në këtë bashkësi lokale përmbyllet projekti i filluar në vitin 2010.

———————–

Kuvendi Komunal i Bujanocit ka zhvilluar dje seancën maratonike me 30 propozime, të cilët janë miratuar njëzëri nga këshilltarët komunal të pranishëm në këtë seancë. Gjatë kësaj seance janë mandatuar edhe 3 këshilltarë të rinj, Ekrem Alimit, Tanja Tasiç dhe Goran Atanaskoviq të cilët kanë zëvendësuar pozitën e këshilltarit të kryetarit dhe zv/kryetarit të komunës dhe një anëtari të këshillit komunal. Gjithashtu në këtë seancë janë shkarkuar ushtruesit e detyrës së Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” dhe Barnatores së qytetit në Bujanoc, ushtrues detyre të rinjë janë emëruar Bajram Hasani në Barnatoren e qyetetit dhe Bajram Fejzullahu në Shtëpin e Kulturës në Bujanoc. Përveç këtyre ndërrime janë emëruar edhe këshillat drejtuese të disa ndërmarrjeve publike të komunës së Bujanocit, ndërmarrjes Komunalia, Drejtoria për Ndërtim, Televizioni Bujanoci, Organizata Turistike, Shtëpia e Kulturës, Biblioteka, Qendra sportive, Qendra për punë sociale, Enti parashkollor, Shtëpia e Shëndetit, si dhe Barnatorja e qytetit. Gjatë punimeve të seancës së djeshme nuk kanë marrë pjesë 8 këshilltarë shqiptar nga PVD, gjashtë të LPD-së dhe 3 këshilltarë të UDSH-së. Ndërsa, Sali Salihu nga dje është deklaruar këshilltarë i pavarur dhe mw nuk do të jetë pjesë e koalicionit PVD-LPD-UDSH. Kryetari i Kuvendit Komunal, Hajredin Hyda i pyetur nga gazetarët se partitë opozitare shqiptare vazhdojnë të bojkotojnë kuvendin, Hyda tha nuk do ti komentoj veprimet e tyre. “Ne ia kemi dorëzuar të gjithë këshilltarëve materialin, ndërsa nuk kemi marrë kurrfarë paralajmërimi nga partitë opozitare se do ta bojkotojnë këtë seancë”, tha Hyda. Kjo ishte seance e dytë e kuvendit komunal të Bujanoc pas konstituimit të qeverisjes së re të dalë nga zgjedhjet e 6 maji.

————————

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë, në kuadër të aktiviteteve të saja të rregullta gjegjësishtë në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë”, është duke bërë shpërndarjen e pakove me ndihma ushqimore dhe higjeniko-sanitare, familjeve në nevojë. Kryetari i QSA Lejlan Sadiku thotë se ky program parashehë dhe përfshinë familjet që janë në varfëri të thellë, program i cili zhvillohet që nga themelimi i QSA. Në këtë aksion janë të përfshira 25 familje të komunave të Preshevës dhe Bujanocit. Sipas Sadikut, qëllimi i programit është që familja e pasur të ndihmojë familjen e varfër. Kryetari i QSA apelon tek të gjithë qytetarët që janë të interesuar të ndihmojnë familjet e varfëra të lajmërohen tek qendra, të cilët më pastaj do të bëjnë edhe shpërndarjen e ndihmave aty ku ka nevojë.

———————

Deklarata e deritashme për vendosjen e kushteve të Bashkimit Evropian për Serbinë lidhur me Kosovën në mënyrë që ajo të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim, po dalin të vërteta, shkruan sot gazeta serbe Politika. Këto kushte tashmë janë përmendur disa herë. Këto janë kushte e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë lidhur me datën e fillimit të negociatave për anëtarësim, sipas gazetës serbe Politika e njohur për afërsinë me qarqet qeveritare serbe:
– Zbatimi në tërësi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani midis Kosovës dhe Serbisë, Heqja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, Hapja e zyrave të Serbisë në Prishtinë dhe të Kosovës në Beograd, Heqja e Gjykatës paralele në veri të Mitrovicës,
Leja për kod të veçantë telefonik për Kosovën dhe Takimi në nivelin më të lartë të politikanëve nga Serbia dhe Kosova. Gazeta Politika shkruan se këto kushte të Bashkimit Evropian nuk janë kushte zyrtare për Serbinë, por nënvizon se këto kushte tashmë disa here janë prezantuar para përfaqësuesve të shtetit serb si qëndrime të vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian. Gazeta Politika citon ushtruesin e detyrë së kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe të presidentit Nikoliq, t””i ketë thënë kësaj gazete se kushti për hapjen e zyrave të ndërsjella midis Beogradit dhe Prishtinës nuk është zyrtar, por, se tash e tri vjet për këtë çështje diskutohet mes Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve serbë. Gazeta Politika shkruan se më e zëshmja për realizimin e këtyre kushteve jo zyrtare ndaj Serbisë, është Gjermania, e cila po insiston vazhdimisht në përmbushjen e tyre. Politika shkruan se të gjitha këto kushte po kërkohen nga Serbia në emër të përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës”. Gazeta serbe shton gjithashtu se edhe çështje e kodit telefonik ka shumë kohë që diskutohet mes zyrtarëve të BE dhe atyre të Serbisë, ndërsa shkruan se nëse Serbia pranon këtë kusht, kjo do të thoshte njohje faktike e pavarësisë së Kosovës.

—————–

Sot shënohet dita e parë në kalendarin vjetor stina e verës. Nuk duhet të ekspozohemi direkt në rrezet e diellit. Të sëmurët kronik ti përmbahen terapisë, këshillojnë mjekët. Ekspozimi direkt në rrezet e diellit duhet të shmangen të gjithë prej orës 11 deri ora 17. Sipas sugjerimeve të mjekësve në këto ditë vere nuk duhet të ngarkojmë stomakun me ushqime të rënda, duhet të pihen sa më shumë lëngje, si dhe të vishen rroba adekuate dhe të lehta.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch