Home » Lajme » RTP lajmet 21 shkurt 2012

RTP lajmet 21 shkurt 2012

Hapja e shtegut te skijimeve Corrotica 2012, për veç se I ka dhënë një imazh shumë të mirë këtij fshati ajo u ka sjell edhe disa të mira materiale. Megjithatë forumi rinor I cili edhe ishte organizator I kësaj gare këto mjete po I dedikon për një aksion humanitare.

Të rinjtë e Corroticës sot kanë ndarë ndihma humanitare për 15 familje në nevojë. Ata fillimisht kanë vizituar familjen e cila humbi shtëpinë si pasojë e një zjarri. Ndërkaq më pas ata kanë vazhduar aksioni humanitarë edhe në familjet tjera. Safet Hyseni nga forumi rinor i BL Corroticë thotë se kjo iniciativë ka për qëllim që sadopak këto familjeve të mos lihen anash në këtë kohë të vështirë. Sipas tij këto ndihma do ti dedikohen 15 familjeve në komunën tonë. Ndërkaq ai ka bërë apel tek të gjithë që ti bashkohen aksioneve të tilla humanitare , në mënyrë që këto familje të mos përballen me mungesë të gjërave elementare. Aksioni humanitarë i forumit rinor të Corroticës ka vazhduar gjatë ditës edhe nëpër vendbanime tjera.

———————-

Një akt tjetër humanitarë i të rinjve po sot është realizuar edhe nga Parlamenti i nxënësve të shkollës së mesme Teknike ‘’Presheva ‘’ në Preshevë .Ata sot kanë ndarë disa mjete financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara. E kryetarja e parlamentit Blerta Limani thotë se në këtë aksion kanë kontribuar nxënësit e shkollës së mesme teknike dhe mësimdhënësit. Edhe psikologja Arbenita Sulejmani i falënderuar nxënësit e kësaj shkolle për aksionin e sotëm. Nxënësit janë shoqëruar edhe nga drejtori Talat Arifi i cili e k përshëndetur aksionin e parlamentit të shkollës duke i motivuar edhe për aksione të tilla që vet ai do ti mbështesë edhe në të ardhmen. E kur bëhet fjalë për aksione të tilla të ndërmarrë nga nxënësit , sidomos ky akt që sot nxënësit e shkollës së mesme teknike kanë realizuar, dëshmon së të rinjtë tek ne me një vullnet të mirë mund të bëjnë shumë gjëra që janë për çdo lëvdatë. Thjeshtë çdo nxënës një ditë mund të mos vizitojë kafeterit dhe ato të holla ti ndajë për aksione të tilla humanitare ,që mund të kenë edhe efekt shumë pozitiv ,duke marrë parasysh edhe numrin e nxënësve që kanë shkollat tona.

—————–
Zëvendës kryeministri serb dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daciq ka deklarur sot në takim me ministreshën e drejtësisë dhe policisë zvicerane Simoneta Somaruga se ka arritur marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës për të parandaluar migrimet ilegle dhe azilantëve të rrejshëm.”Duke patur parasysh se Zvicra nuk është anëtare e BE-sës dhe është pjesë e hapsirës shengen, është shumë e rëndësishme që të parandalojmë suspendimin e liberalizimit të vizave, që vlen edhe për Zvicrën, andaj edhe kemi arritur marrëveshje që në periudhën e ardhshme të intensifikojmë aktivitetet që ti tregojmë qytetarëve se në Zvicër shanset për të marrë azil janë shumë të vogla” ka thënë Daciq pas takimit me Simoneta Somarugan. Daciq ka thënë se vetëm 6 persona nga 1200 të lajmëruar kanë arritur të marrin azil. Sipas tij, për dallim nga shtetet evropian ku ka rënë numri i azil kërkuesve, vetëm në Zvicër është rritur në krahasim me vitet e kaluara edhe atë për 15%. Ministri i punëve të brendshme ka thënë se qytetarët që dëshirojnë të kërkojnë azil, duhet ti spjegohet atyre që nuk shpaguhet që të shkohet në Zvicër, pasi atij mund edhe ti ndalohet hyrja në shtetet tjera të BE-së.

—————-

Burime të Bashkimit Evropian në Bruksel thonë se raundi i sotëm i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, që ishte dashur të fillojë paradite, do të mbahet pasdite vonë. Kjo ka ndodhur pas “shtyrjes teknike”, pasi delegacioni i Kosovës ishte nisur me vonesë nga aeroporti i Prishtinës. Sipas këtyre burimeve, mund të ndodhë që ky raund i dialogut, që është i pari për këtë vit, të vazhdojë edhe nesër, raporton “Radio Evropa e Lirë”. Ndërmjetësi evropian në proces, Robert Cooper, ka bërë publike çështjet që do të diskutohen. Sipas tij, bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në raundet e mëhershme.

—————-

Shefi i diplomacisë franceze, Alain Juppe, thotë se BE ia ka bërë me dije Beogradit gjërat që priten nga Serbia. “Përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të fokusohet në menaxhimin e kufijve dhe në pjesëmarrjen e Kosovës në forumet e bashkëpunimit rajonal”, ka thënë Juppe në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti”. Ai ka shtuar se deri në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, me rëndësi është të dërgohet një sinjal i qartë në lidhje me menaxhimin e integruar të vendkalimeve. “Rëndësi ka që misioni i EULEX-it ta ushtroj lirisht mandatin në veri të Kosovës”, shton ai. Juppe ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës paraqet domosdoshmëri politike, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit dhe perspektivës evropiane të dyja vendeve. “Secila palë duhet patjetër të tregojë përkushtimin evropian dhe vendosmërinë që të realizohen përpjekjet e domosdoshme, sepse nuk ekziston tjetër alternativë.

—————-

Nga ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, në Beograd, thonë se nuk do ta përfillin kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, që Serbia të mos e fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Zëvendësambasadori i Sllovenisë, Milan Postuar, thotë se për letrën – të cilën Qeveria e Kosovës ia ka dërguar anëtarëve të BE-së, ku Serbia fajësohet për mossukses të dialogut, për çka kërkohet që të mos i miratohet statusi i kandidatit për Union – ka dëgjuar nga mediat, prandaj nuk ka njohuri për detajet. “Sllovenia, natyrisht, ndjek mënyrën se si zhvillohet dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës. Për vendimin tonë për kandidaturën e Serbisë, meritor do të jetë fakti nëse në ditët e ardhshme bëhen përparime në dialog. Ne shpresojmë që të ecë përpara procesi”, ka thënë diplomati slloven, për ditoren serbe “Press.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch