Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Shkurt 2013

RTP lajmet 21 Shkurt 2013


Qytetarët tanë më shumë konsumojnë qumësht vendorë se sa atë të paketuar

 

Përderisa nuk arrijnë rezultatet e qumështit nga Holanda Serbia mbetet në ankth.Megjithatë një numër i konsiderueshëm i qumështit për të cilin dyshohet se kanë kaluar kufirin e aflatoksinës në litër,sipas ministres së shëndetësisë Sllavica Gjukic Dejanovic  ky qumësht është tërhequr nga tregu.e qytetarët tanë pa asnjë frigë vazhdojnë ta përdorin qumështin.

Qytetarët tanë vazhdojnë ta përdorin qumështin edhe përkundër paralajmërimeve se në disa prodhime qumështi janë gjetur  toksina helmuese.

Megjithatë nga anketa jonë del se qytetarët tanë më shumë përdorin qumështin nga prodhuesit vendor,dhe shumë pak atë të paketuar.

Në shitoret tona mund të gjesh të gjitha prodhimet e qumshit. Ekipi i RTP ka vizituar  njërin ndër marketet më të mëdha të qytetit të Preshevës ku Sipas Gjyner Kamberi shef i furnizimti në këtë market,qumështi që e posedojnë ata është i sigurt dhe pa asnjë dyshim mun ta përdorin të gjithë qytetarët.

Z.Kamberi thotë se vet kompanitë e qumështit u kanë  dhënë sugjerimet se cili qumësht nuk duhet të shitet.Ndërkaq sot  në Vranjë është bërë  një kontroll i jashtëzakonshëm nga ana qe isnpekcionit të qumështit , ku janë  kontrolluar të gjithë prodhuesit e rrethit të Pçinjës, në mesin e tyre  edhe dy qumështoret nga Presheva Fontana dhe Doda .

————————————

Dita ndërkombëtare e Salidaritetit dje është shënuar në gjihtë botën. Edhe pse nuk pasur  aktivitete për nderë të kësaj dite në vendin tonë ka organizata që kanë për mision solidarizimin.  Me këtë rast kryetari i Shoqatës Solidariteti dhe Avancimi Lejlan sodiku ka ftuar  të gjithë qytetarët tanë ti ndihmojnë familjet në nevojë.

 

Solidariteti vazhdon të mbetet njëri ndër misionet e pa shmangshme në tërë botën. Këtë ditë në forma të ndryshme e realizojnë edhe shumë organizata. Solidariteti me të tjerët e sidomos me familjet në nevojë janë projektet prioritare të Shoqatës Solidariteti dhe Avancimi në Preshevë. Kryetar Lejlan Kadriu me rastin e kësaj dite i ka thënë RTP –së se ata deri më tani kanë arritur të realizojnë një  sërë ndihmash duke ndihmuar në çdo sep të Luginës.

Me  gjithë atë në vendin tonë shumë familje vazhdojnë të përballen me kushte të vështira ekonomike  kur dihet se vendi ynë është ndër vendet më të varfurit në Serbi. Me këtë rast kryetari i QSA bënë apel tek të gjithë qytetarët që ta shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe ti ndihmojnë qytetarët nevojtarë.QSA në Preshevë aktivitetin e saj e ka filluar që nga viti 2007, ndërkaq deri më tani ka ndihmuar shumë familje në forma të ndryshme dhe gatishmëria e tyre është që të vazhdojnë me këtë mision humanitar.

————————————-

Për 20% rriten çmimet e shërbimeve në NP Moravica

Të gjitha shërbimet e ndërmarrjes publike Moravica janë rritur për 20 % . Ky vendim ka hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti. Mirëpo sipas drejtorit Naser Sadiku komuna jonë prapë mbete me çmimet më të lira në Rajon.

 

Nga janari i këtij viti për 20 % janë rritur të gjitha çmimet e shërbimeve në Ndërmarrjen Publike Moravica .

Shumë qytetarë janë hutuar kur kanë parë se faturat u janë rritur për dallim nga viti i kaluar . Mirëpo një vendim të tillë të propozuar nga vetë MOravica e ka miratuar edhe këshilli komunal. Megjithatë sipas drejtorit të këtij institucioni çmimet tek ne përsëri mbeten më të ulëta se në komunat tjera.Sipas Sadikut  faturat dallojnë varësisht shfrytëzimit dhe shërbimeve që kryen Moravica.

Ndërmarrja Publike Moravica vazhdon të përballet me mos pagesat e faturave nga ana e qytetarëve e sidomos nga personat juridik .

Kjo papërgjegjësi shpesh ndikon që punëtorët e kësaj ndërmarrje të mbete pa paga. Por vendimi i këshillit komunal që asnjë dokument që në administratën komunale nuk mund të merret pa paguar faturat e Moravicës ka dhënë edhe rezultatet e para , pasi kjo ndërmarrje po shkon drejt konsolidimit.

———————————-

Xhandari konrabandues kapet me cigare

Një pjesëtar i xhandarmerisë serbe u arrestua dje në Kralevë pasi që u kap me një sasi cigaresh të kontrabanduara nga Kosova.Policia theksoi se 32 vjeçari Milan.S, pjesëtar i xhandarmerisë serbe të vendosur përreth kufirit me Kosovën, u kap në zonën kufitare me një sasi të madhe cigaresh të kontrabanduara.Milan.S në makinën e tij private kishte ngarkuar 425 bokse të cigareve me etiketa të Kosovës, dhe se malli i tillë ishte ngarkuar nga Kosova dhe si destinacion final kishte qytetin e Kralevës dhe qytetet tjera serbe, raporton ina.Ai kishte hyrë në Kosovë përmes vendkalimit kufitar Jarinjë. Ndaj tij menjëherë është shqiptuar masa e paraburgimit.

 

RAJONI

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se “ka qenë një takim konstruktiv në frymën e një përkushtimi për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për normalizimin e situatës në veri dhe shpërbërjen e strukturave paralele sa më shpejtë që është e mundur”. Ai tha se këto struktura duhet të shpërbëhen, ndërsa do të gjinden mundësi të tjera sa i përket sistemit të edukimit, shëndetësisë dhe shërbyesve civilë. E në anën tjetër Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele pa qenë i sigurt se kush do t’i zëvendësojë ato.Kryeministri serb, ka thënë se transformimi i institucioneve paralele në serbi do të ndodhë vetëm pasi të bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësoj ato.“Ne, sigurisht, se nuk do t’i largojmë institucionet tona nga Kosova përderisa nuk bëhet e qartë se kush do t’i zëvendësojë dhe se çfarë organesh do të jenë ato. Ne pajtohemi që ato të jenë institucione të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

————————–

Kryetari I kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi javët në vijim zyrtarisht do ta braktisë PDK-në. Nuk i ka mbetur vend në parti, shkruan sot gazeta “Bota Sot”.Ashtu siç ka bërë të ditur javë më parë kjo gazetë nga burime të sigurta, se kryekuvendari Krasniqi ka vendosur për formimin e partisë së tij, tashmë kjo po shndërrohet në një realitet dhe në një proces formal. Krasniqi e ka ndarë mendjen dhe po shqyrton mundësinë të krijoj subjektin e ri politik në Kosovë. Indirekt ka gjetur mbështetjen edhe nga Murat Jashari dhe familja e nderuar e komandantit legjendar Adem Jashari. Pavarësisht se këta në vazhdimësi po dëshmohen neutral ndaj partive. Padrejtësisë dhe injorimet që po i bëhen familjes Jashari, do të kthehen si goditje fatale për Hashim Thaçin. Më 17 shkurt Jakup Krasniqi ishte i vetmi nga liderët kryesor shtetëror që vizitoi familjen e komandantin legjendar Adem Jashari. Mirëpo Murat Jashari, ka mohuar zërat se familja Jashari do t’i bashkohet ndonjë iniciative të ish sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Krasniqi, për formimin e një partie politike. Mirëpo, Jashari ka konfirmuar për Telegrafin raportet shumë të mira me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, të cilat janë kultivuar për një kohë të gjatë.

———————————

Profesori i shquar gjerman i historisë dhe filozofisë në Universitetit të Konstancës në Gjermani Ernst Köhler, docent dhe mik i ngushtë i ish kryeministrit të vrarë serb, Zoran Xhinxhiq, njëherit specialist për Ballkanin dhe autor i shumë librave, në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën, ka thënë  se Bashkimi Evropian duhet të veprojë në mënyrë të prerë ndaj Serbisë. Ai është shprehur  skeptik tani për tani për mundësinë e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve, pasi politikanët aktualë serbë në Beograd sipas tij, nuk ndryshojnë asgjë nga mësuesi i tyre Sllobodan Millosheviqi Sipas profesorit gjerman  Zonja Biserko ka të drejtë, sepse Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet kryera në Kosovë. Për fat të keq, qëndrime kritike si të zonjës Biserko  për krimet e kryera në Kosovë, ende nuk janë të zëshme në Serbi. Ato dëgjohen vetëm në qarqe të vogla dhe të kufizuara të shoqërisë serbe sot, si ç’është rasti me ndonjë shkrimtar apo politikan progresiv, por qëndrimi i elitës serbe dhe i opinionit publik sot në Serbi, akoma nuk ka ndryshuar sa i përket periudhës së diktatorit Millosheviq, përkatësisht periudhës më të re të historisë së viteve 90-ta. Kjo ende nuk ka ndodhur ka thënë Profesori i shquar gjerman i historisë dhe filozofisë në Universitetit të Konstancës në Gjermani Ernst Köhler .

 

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch