Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 21 Shkurt 2014 – Kryetari Mustafa priti rektorin e UBSH – mundësi e mire për nxënësit e sukseshëm

RTP lajmet 21 Shkurt 2014 – Kryetari Mustafa priti rektorin e UBSH – mundësi e mire për nxënësit e sukseshëm

Mustafa UBSH TAKIMIKryetari I Komunës së Preshevës Ragmiu Mustafa priti sot rektorin e Univeriztetit Ballkanik të Shkupit por.dok Ismajl Kaxhijollsu.  Në takimin e sotëm u shkëmbyen mendime të ndryshme rrethë studimeve të studentëve nga lugina e Preshevës. rektori në fjalë ofroi mundësi shumë të volitshme për studentët preshevarë.

 

Komunën e Preshevës e vizitoi sot rektori I Univerzitetit Ballkanit të Shkupit professor doctor Ismajl Kaxhijollsu,me çrast u prit nga kryetari I Komunës Ragmi Mustafa. Sipas  kryetari I Komunës Ragmi Mustafa ka  disa vite që komuna e Preshevës bashkëpunon me këtë univerzitet.

Mustafa UBSH CertifikataVizita e sotme e rektorit në fjalë ishte e para e këtij lloji  në Preshevë. Në takimin e sotëm rektori turk paraqiti përvojat dhe eksperiancat që mund të fitojnë studentët e ardhshëm në këtij Univerzitet  dhe ata që po studiojnë nga komunat Preshevë e Bujanoc, madje ai ka lavdëruar studentët nga kjo trevë me vlerat që ata kanë promovuar gjatë studimeve  në  Univerizretin ballkanik në Shkup.  Zoti Mustaf ka përshëndetur mundësi e ofruar nga rektori në fjalë për 6 certifikata  që do ti mundësohne studentëve presheva në këtë Univerzitet. E rektori, Ismajl Kaxhijollsu ka falënderuar kryetari e komunës së Preshevës për  mikëpritjhen  njëkohësisht I dhuroi certificate për student më të mirë. Do të zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi me këtë shtet gjithzmonë duke u përpjekur  që të ndërtojmë raporte  të mira  bashkëpunimi ka thënë vec tjerash kryetari Mustafa. Përndryshe janë gjithsej 36 studentë  që deri më tani kanë mësuar në këtë Univerzitet në leksikonin e gjuhës angleze e poashtu edhe turke, ka  shtuar rektori në fjalë.

———————————————-

Nazmi HajrediniNazmi Hajredini- të gjithë do ti kenë dyert e hapura në OVL- UÇPMB

Të gjithë do ti kenë dyert e hapura në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, deklaroi sot në programin e paradites në RTV Presheva, kryetari I OVL UÇPMB-së, Nazmi Hajredini. Përkundër asaj se herë pas here ka patur pakënaqësi në raste të caktuara lidhur me organizimin dhe aktivitetet që ka ushtrua organizata jonë ne do të koperojmë në mes vete me të gjithë pa dallime për të realizuar kërkesat e ish ushtarëve të UÇPMB-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

—————————————

Themelohet USLPM, Skofiar Kamberi, kryetarë

Unioni i Lugines - Skofjar Kamberi 

Pas Tiranës e Prishtinës , edhe studentët e Luginës që studiojnë në Maqedoni mbrëmë kanë themeluar unionin studentor .

Në kuvendin studentor , me shumicë votash Skofjar Kamberi është zgjedhur kryetar i Unionit studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni. AI ka thënë se  kjo shoqatë do të shërbejë edhe si udhërrëfyes dhe lehtësues i rrugëtimit të studentëve drejt ngritjes së tyre intelektuale dhe akademike.

Me iniciativën e vet studentëve mbrëmë është themeluar shoqatat joqeveritare Unioni i studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni.

në kuvendin e zgjedhor me shumicë votash Skofjar Kamberi është zgjedhur kryetar i Unionit studentor . Fillimisht studentët kanë miratuar statutin dh rregulloren e punës duke zgjedhur edhe këshillin drejtues , mbikëqyrës dhe nënkryetarët e unionit studentor të LP në Maqedoni.

kryetari i sapo zgjedhur Skofjar Kamebri ka thënë Unioni do të jetë në shërbim të studentëve nga Lugina , prë ti shërbyer si një vatër unifikimi për studentët nga Presheva , Bujanoci dhe Medvegja në qendrat e tyre studimore  të orientuara në Maqedoni . Më tej kryetari i unionit studentor të Luginë në Maqedoni ka theksuar se kjo shoqatë do të shërbejë edhe si udhërrëfyes dhe lehtësues i rrugëtimit të studentëve drejt ngritjes së tyre intelektuale dhe akademike.

 

Në këtë rast, nismën e Unionit e përshëndetën Pro-Rektori i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup, Prof.Dr. Ismail Kocayusufoğlu, nga Universiteti Shtetërorë i Tetovës historiani Prof.Dr. Qani Nesimi dhe nga Mr.Latif Mustafa nga Presheva.

 

Unioni i Lugines -1Edhe studentët e Luginës e kanë mirëpritur themelimin e unionit studentor. Ata besojnë se do të arrihen synimet për ndryshimi pozitive në aspektin e ngritjes akademike , orientimin e studentëve të rinj, realizimin e projekteve me një kult të përbashkët kulturor e edukativ , ruajtjen e identitetit , si dh e përfaqësimin  e denjë të tyre në institucionet qeveritare dhe joqeveritare në Maqedoni  apo edh enë institucionet lokale në Luginë .

 

Por sfida e parë për kryetarin e unionit studentor është problemi i udhëtimit të studentëve të cilët po malltretohen në pikën kufitare të Maqedonisë , duke iu kërkuar viza hyrëse.

Unioni i Lugines -2

Unioni studentor i Luginës së Preshevës në Maqedoni në programin e saj prej 8 pikave parasheh :

  1. ngritjen e nivelit të përgjithshëm edukativo – arsimorë  të studentëve
  2. përmirësimin e kushteve sociale dhe arsimore
  3. komunikimin dhe bashkëpunimin e barabartë me unionet tjera brenda dhe jashtë Maqedonisë
  4. Unioni i Lugines - 3ngritjen e zërit studentor , për të gjitha mangësitë lidhur me procesin arsimorë si dhe kushtet arsimore
  5. stimulimin e maturantëve të rinj drejt regjistrimit në fakultet me drejtime deficitare për shoqërinë tonë
  6. organizimin e aktiviteteve kulturore në kuadër të UNSLPM
  7. organizimin e takimeve të absolventëve me përfaqësues të institucioneve ekonomike – odave ekonomike dhe shqyrtimin e mundësisë së punësimeve dhe në fund
  8. organizimin e tribunave , debateve dhe seminareve studentore

———————————————-

Bujanoc 2014-1Serbët e Bujanocit kërkojnë zgjedhje lokale, pastrim të listave zgjedhore dhe regjistrim

Serbët nga Bujanoci kërkojn zbardhjen e rasteve të kidnapimeve gjatë konfliktit të armatosur në Luginë. Nga shteti ata kërkojnë regjistrim, pastrim të listave zgjedhore, dhe ndërprerjen e “shqiptarizimit”.“Shoqatat serbe nga Bujanoci kanë kërkuar nga shteti që sa më parë të zbardh të vërtetat e rreth 40 serbëve nga jugu i Serbisë që janë të kidnapuar gjatë kryengritjes së shqiptarëve në vitin 2000-2001”, shkruan sot gazeta e Beogradit “Vecernje Novosti”. Edhe pse nga ky konflikt i armatosur kanë kaluar më shumë se  një dekadë, sipas shoqatave për këtë dihet shumë pak, ndërsa shteti nuk ka bërë asgjë për të nisur një hetim për të gjetur këta të zhdukur. Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja i janë shtuar listës me kërkesa të cilët serbët nga jugu ia kanë dorëzuar shefit të Trupit Koordinues për jug të Serbisë Zoran Stankoviqit. Përfaqësuesit e këtyre organizatave, ndër të tjera kërkojnë edhe një regjistrim të shpejt e të jashtëzakonshëm të popullatës në  komunë të Bujanocit, mbajtjen e zgjedhjeve lokale, si dhe ndarjen e funksioneve në ndërmarrjet publike sipas përbërjes nacionale në këtë komunë.

——————————————

Ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë në vizitë zyrtare njëditëshe në Republikën e Serbisë. Poposki kishte takime me homologun e tij serb Ivan Mërkiq, ndërsa u prit edhe nga presidenti dhe kryeministri i Serbisë, Tomisllav Nikoliq dhe Ivica Daçiq. Ashtu siç kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, temat e takimeve ishin mundësitë për rritje të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Serbisë në ekonomi, arsim, kulturë, transport dhe bujqësi, si dhe për zhvillim të mëtutjeshëm në bashkëppunimin për çështje në interes të të dy shteteve dhe për çështjet e eurointegrimeve. Në rrjedhë të vizitës të shefit të diplomacisë së Maqedonisë në Serbi u nënshkrua marrëveshje bilaterale për pranim të përbashkët të dokumenteve publike për arsimim dhe specializim, dituri shkencore dhe akademike.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch