Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 Dhjetor 2012: Platforma s’ka të bëjë me Luginën, ne do t’i bashkohemi Kosovës thotë Ragmi Mustafa

RTP lajmet 22 Dhjetor 2012: Platforma s’ka të bëjë me Luginën, ne do t’i bashkohemi Kosovës thotë Ragmi Mustafa


Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa iu është përgjigjur platformës serbe për Kosovën. Ai thotë se kjo platformë ska të bëjë me Luginën sepse ne do ti bashkohemi Kosovës. Këtë deklaratë Mustafa e ka dhënë për Tribuna Shqiptare.

 

Platforma e Serbisë për Kosovën nuk duhet të ndërlidhjet me çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, vlerësojnë përfaqësues politikë të kësaj ana.

Sipas tyre, platforma serbe është shumë denigruese dhe asnjëherë nuk do të realizohet, ndërsa theksojnë se ata nuk do të ndalën derisa ta jetësojnë bashkimin me Kosovën.

Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës ka deklaruar për “Tribuna Shqiptare” se shteti serb po e vazhdon politike e moçme serbe karshi Kosovës.

Sipas tij, me platformën e fundit të prezantuar nga qeveria Serbe është vetëtuar se kjo qeveri edhe me tutje po tregon papjekuri politike karshi Kosovës.

—————————-

Edhe komuna tjetër me shumicë shqiptare në Serbi, ajo e Bujanocit nëpërmjet kryetarit të saj Nagip Arifi, thotë se kërkon reciprocitet sa i përket të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës me ato të serbëve.

 

Nagip Arifi thotë se gjatë takimeve me përfaqësuesit e qeverisë kosovare dhe të partive politike në Kosovë, kanë garancione të shumta se shteti Kosovës do ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Ai thotë se do të kërkojnë edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë nëBeogradqë të interesohen për të drejtat e shqiptarëve.

Qeveria dhe presidenca e Serbisë para pak ditësh kanë paraqitë neë platformë për Kosovën e cila si duket nuk është duke gjetur përkrahjen as të SHBA-ve dhe BE-së.

————————————

Reagime negative të SHBA-së dhe BE-së ndaj platformës

 

E platforma serbe i ka irrituar edhe SHBA dhe BE. Siç mëson gazeta Blic reagimet e tyre janë negative dhe për këtë mendim në mënyrë joformale është njoftuar edhe kreu i pushtetit serb.

 

Ëashingtoni e Brukseli nuk dëshirojnë në këtë moment të dalin me qëndrim zyrtar lidhur me të ashtuquajturën platformë serbe për Kosovën, që e ka ofruar presidenti serb Nikoliq, por siç merr vesh jo zyrtarisht gazeta beogradase Blic, reagimet e tyre janë negative dhe për këtë mendim në mënyrë joformale është njoftuar edhe kreu i pushtetit serb.

Si shkruan gazeta serbe duke i referuar burimeve jozyrtare, as Brukseli dhe as Ëashingtoni nuk kanë marrë qëndrim zyrtar për zgjidhjet e ofruara nga ana e Beogradit paera së gjithash për shkak se platforma ende nuk është përfundimtare dhe as zyrtare, raporton Koha.

Sidoqoftë, shkruan Blic, është indikative që kryeministri Daçiq tash e dy ditë dërgon porosi gjithnjë e më të hapura se teksti nuk duhet të pamundësojë dialogun, se duhet të përfillë realitetin dhe se nuk është Bibël.

———————————————

 

Ardita kamberi fituese e festivalit të këngës “Gëzimi Ynë 2013”

 

Është përmbyllur edicioni i VI i festivalit të këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë 2013”. Ardita Kamberi me këngën “Mama Mia” është fituese e ktij edicioni.

 

Në Shtëpin e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u mbajt finalja e festivalit “Gëzimi Ynë”. Në këtë mbrëmje morën pjesë 12 garues me këngë të orkestruara nga Vlorian Hasani ku performuan para një salle të mbushur përplot me nxënës, arsimtar dhe prindër që kishin ardhur për ta ndjekur këtë finale të këtyre talentëve të këndimit. Që të gjithë ishin mjaft të mirë dhe jurija e pati mjaft të vështirë që të bëj përzgjedhjen e fituesve ku plot 40 minuta pritën në ankth konkurentët deri sa erdhi rradha për përzgjedhjen e tyre.

 

Fituese e këtij edicioni është Ardita Kamberi me këngën “Mama Mia”.

 

Ndërsa çmime tjera morën edhe:

 

Vendi i dytë : Merve Maliqi

Vendi i tretë : Biolinda Ibrahimi

Çmimi i publikut : Elza Nuredini

Debutantja më e mirë : Inola Dalipi

Paraqitja skenike : Eljesa Sadiku

Çmimi Special : Valbon Halimi

 

Pas përzgjedhjes së fituesve të këtyre çmimeve në mesin e konkurentëve kishte sa lot gëzimi aq edhe hidhërimi nga ata që nuk arritën të merrnin ndonjë çmim.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch