Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 dhjetor 2012: Reagime institucionale dhe politike ndaj deklaratës kërcënuese te Daçiqit

RTP lajmet 22 dhjetor 2012: Reagime institucionale dhe politike ndaj deklaratës kërcënuese te Daçiqit

Pas kërkesës së kryeministrit serb Ivica Daçiç që të largohet përmendorja e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Clirimtare të Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit kreu i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafaka deklaruar se nuk ka patur një urdhër zyrtar për heqjen e kësaj përmendoreje të vendosur edhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa, i cilësoi deklaratat e Daçiç antishqiptare, ai paralajmëroi se kryeministri serb mund të veprojë në mënyrë të njëanshme dhe të shkaktojë sërish probleme në Preshevë. ‘Deklaratat e fundit të Dacic janë të orientuara kundër shqiptarëve njëlloj sikur në vitet 1990 ka bërë pararendësi e tij. Duke u ballafaquar Dacic me një varg problemesh social-ekonomik në Serbi dhe për të zhvendosur vëmendjen e elektoratit të tij nga kriza ekonomike që po kaplon Serbinë do të krijojë vatra të reja krize, sic e bërë me Komunën e Preshëvës. Një lapidar në shenjë kujtimi ndaj ushtarëve të rënë është vendosur edhe me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Padyshim që në nuk do të pajtohemi në asnjë mënyrë që lapidari të largohet nga vendit i vendosuer me mbështetjen e plotë të popullit të Luginës së Preshevës, mbështetjen e plotë të shoqatave të varura nga Lufta e Ushtrisë Nacional Clirimtare, mbështetjen e plotë të institucioneve të pushtetit lokal, ku kam qenë prezentë dhe unë vetë. Autoritetet serbe, duke qenë edhe Dacic kryeministër i Sebrisë dhe duke llogaritur se ai mendon se Serbia është vetëm e tij ai mund të bëjë edhe veprime që nuk i shkojnë për shtat një stabiliteti në rajon dhe Luginën e Preshevës”,- deklaroi kreu i Komunës, Mustafa.

—————————
Liderët politikë të gjashtë partive politike shqiptare të Luginës kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimit të kryeministrit dhe ministritë të punëve të brendshme Ivica Daçiq. Të gjithë këta liderë në deklaratat për Tanjugun dakordohen se lapidari i luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së të cilët ishin të amnistuar, nuk është asnjë provokim por vetëm një akt i kushtimit të kujdesit dhe kujtimit të shqiptarëve nga Lugina në të rinjtë që ranë gjatë vitit 2001. Ish udhëheqësi politik i UÇPMB-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), ka thënë se shqiptarët janë për zgjidhje paqësore të të gjitha konflikteve dhe se kryeministri i Serbisë “partnerët për luftë nxitje duhet ti kërkojë dikund tjetër”. “Daçiqi sikur nuk është ngopur me gjak dhe luftëra. Tani përsëri provokon dhe kërcënon, në vend që me anë të dialogut të zgjidhim problemet. Ndërsa lapidari për dëshmorët e rënë po shihet që pi pengon, mirëpo ne këtë e kemi ngritur në vendin tonë, pasi ne nuk kemi shtëpi tjetër”, ka thënë Musliu. Në Partinë Demokratike (PD) thonë se të gjithë të rënët gjatë vitit 2001 janë fëmijë të dikujt që meritojnë që emrat të mos i harrohen. Për këtë zëvendëskryetari i PD-së Nexhat Behluli apelon në seriozitet, pasi që ky nuk është momenti për shkaktimin e problemeve. “Pas vitit 2001, civilëve, ushtarëve, policëve, luftëtarëve të UÇPMB-së i janë ngritur me dhjetëra lapidarë. Tani momentalisht në Lluçan po ndërtohet lapidarë për pjesëtarët e rënë të Xhandarmërisë. Për këtë unë nuk shohë asnjë arsye që për këtë lapidarë në Preshevë të reagohet në këtë mënyrë”, thekson Behluli. Skender Destani, lider i Bashkimit Demokratikë të Luginës (BDL) nga Presheva, thotë se nga liderët “militantë të Partisë Socialiste të Serbisë nuk ka pritë asgjë tjetër”, dhe se për atë personalisht një “deklaratë e tillë skandaloze” aspak nuk ka qene e papritur. “Unë nga ai asgjë tjetër nuk kamë pritur. Deklarata e Daçiqit është skandaloze, kërcënuese dhe e turpshme. Kjo nuk i ngjason një kryeministri. Nëse të gjithë pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuare, prej nga ai tani ka të drejtë haptas ti kërcënoj shqiptarët”, pyet Skënder Destani. Reagimeve në deklaratën e kryeministrit serb iu ka bashkangjitur edhe Rahmi Zulfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) nga Presheva, i cili pa marrë parasysh rrethanat, nuk ka pritur diçka të tillë nga shefi i Qeverisë serbe. “Lapidari i të rënëve të rinj shqiptarë, nuk është dashtë të jetë arsye për një mesazh të tillë kërcënues. Gjithashtu mendoj se kryeministrit të Qeverisë nuk i takojnë deklaratat e tilla, pasi që ato shkaktojnë nervozizëm dhe ankth te qytetarët”, përfundon Zulfiu. Reagimet e disa nga udhëheqësit politikë shqiptarë të Luginës erdhën pas deklaratës së Kryeministrit Ivica Daçiqit se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta largojnë vetë lapidarin që ditë më parë ishte vendosur në afërsi të godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës ose përndryshe do të hiqet me forcë.
——————–
Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë njfton se do të inicojë zgjidhjen e vendosjes së lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë.”Sipas informatave tona, lapidari është vendosur në orët e paradites, me 16 nëntor, e pastaj me këtë rast është mbajtur tubim i pa paralajmëruar” thuhet në njoftim të Trupit Koordinues, transmeton presheva.com.”Për vendosjen e lapidarëve sipas ligjit për planifikim dhe ndërtim, kompetencat i ka vetqeverisja lokale – komuna. Me kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet tjera denohet çfardo veprim që mund të shkaktojë fyerje racore, nacionale, fetare si dhe urrejtje tjera” thuhet në njoftim.

—————–
Pas deklaratës së Kryeministrit Ivica Daçiqit se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta largojnë vetë lapidarian që ditë më parë ishte vendosur në afërsi të godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës në përkujtim të dëshmorëve të UÇPMB-së, KDNJ kërkon unifikimin e faktorit politik vendas. Belgzim Kamberi nga KDNJ deklaron se: “ Ivica Daçiq është krejtësisht në kundërshtim me politikën zyrtare që ka ndjekur Republika e Serbisë me shqiptarët e Luginës së Preshevës, e sidomos me UÇPMB-në, e cila është legjitimuar dhe zyrtarizuar nga vetë zyrtarët shtetëror serbë, si palë negociuese gjatë bisedimeve më vitin 2001. Për më tepër, pjesëtarët e UÇPMB-së janë amnistuar nga Kuvendi i atëhershëm federativ, duke e amnistuar veprimtarinë e tyre si strukturë ushtarake. Deklarata kërcënuese e Kryeministrit i cili tani po negocion në Bruksel me ish-drejtorin politik të UÇK-së, dëshmojnë se procesi politik i filluar më vitin 2001 nuk ka realizuar synimet e tij dhe reflektojnë nevojën urgjente të fillimit të një dialogu të mirëfilltë midis qeverisë dhe përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve vendor për t’u ballafaquar me të kaluarën dhe për ta shqyrtuar gjendjen e tanishme politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.“UÇPMB-ja është realitet i pashmangshëm historik i rajonit, që është pranuar si i tillë edhe nga vetë Serbia zyrtare dhe në këtë drejtim, çdo përpjkekje për ta zhdukur historinë rrezikon të marrë premisa fashiste, të cilat nuk janë në shërbim të jetësimit të synimeve dhe të angazhimeve të ndërmarra nga Serbia zyrtare për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të garantuara ndërkombëtarisht”. KDNJ fton të gjitha subjektet politike dhe shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të unifkohen kundër kërcënimeve të Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, që në vend të dialogut, po promovon dhe aludon në përdorimin e dhunës dhe forces në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Reagimi i Kryeminstrit Ivica Daçiq erdhi pas vizitës së fundit të Kryetarit të Partisë Socialistë të Shqipërisë z.Edi Rama, dhe ish.Kryeministrit Pandeli Majko të cilët në shenjë përkujtimi për dëshmorët ë Luginës vendosën lule mbi lapidarin kushtuar dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së.
———————–

Me iniciativën dhe organizimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Dhori Kule të mërkurën e 21 Nëntorit në ambientet e Sallës LIRIA tek Qyteti Studenti është zhvilluar një takim mes Administratës së Universitetit dhe studentëve të Luginës. Fjalën kryesore e mbajti Rektori i Universitetit z.Dhori Kule ku u orientua në angazhimin e Institucioneve Shqiptare për zhvillimin dhe arsimimin e rinisë në Luginë. Ai shprehi mirënjohje të thellë për shqiptarët dhe Institucionet e Luginës në vizitën që kishte bërë para pak kohësh në Bujanoc. Ai kërkoi nga studentët që të jenë më aktiv dhe gjithmonë do të kenë përkrahje maksimale nga Rektorati për iniciativas studentore. Gjithashtu një sugjerim të vlefshëm për studentët ishte dhe idea për themelimin e një Unioni Studentor të Luginës që ata të jenë të përfaqësuar në një organizat për mbrojtjen dhe të drejtat e tyre pasi që nga viti në vit numri i studentëve vetëm se po shtohet. Rektori njëkohësisht shprehi keqardhje për mungesën e krerëve komunal të Bujanocit dhe Preshevës që nuk mund të ishin sot të pranishëm. Ndërsa paralajmërimi për Protokollin shtetëror të zyrtarëve të Shtetit si dhe të Kryetares së Kuvendit për pjesëmarrje në këtë eveniment, mosprezenca e tyre ishte shkak i angazhimeve të ngjeshura në Kuvend të Republikës si dhe të takimeve të ngjeshura për 100 vjetorin e Pavarësisë. Nderkohë pjesë e Panelit ishin dhe Zv.Ministri i Arsimit dhe disa nga Dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Vlen të theksohet se gjithë këtë takim të studentëve e shoqërio motoja: “EDHE NE JEMI SHQIPTARË.

——————–

Familja e Selim Idrizit nga fshati Shoshajë jeton në një dhomë me kushte të vështira të për jetë. Kjo familje pesë antarshe jeton pa të ardhura tjera përveç ndihmës sociale. Pas paraqitjes së rastit nga ana e kryetarit të Bl Shoshajë shoqata Human Center ka marrë iniciativë bashkë me sponsorët tjerë që kësaj familje ti ndihmohet duke ua ndërtuar shtëpinë. Në emër të shoqatës Ridvan Agushi është falënderues i të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e ndërtimit të kësaj shtëpie. Por për shkak të mungesës së mjeteve financiare,punimet do të duhet të ndërpriten dhe pasi të grumbullohen mjete,punët për ndërtimin e kësaj shtëpie do të vazhdojnë më tej.

Edhe pronari i kësaj shtëpie i cili cdo ditë përballet me kushte të vështira, sot u ndje i kënaqur pasi shpreson për një jetë më të mirë bashkë me familjen e tij. Pritet që në muajin Mars të kryhen punimet dhe shtëpia të jetë gati për banim.

Shoqata e Bjeshkatarëve Ostrovica nga Presheva ditë më parë zhvilloi një aktivitet në majën Ostrovica me pjesëmarrës të shoqatave të bjeshkatarëve nga rajoni. Ky aktivitet u shënua për nderë të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit dhe 100 vjetorit të shtetit shqiptar. E në anën tjetër i ftuar për pjesëmarrje në këtë aktivitet ishte Gerti Pishtari, alpinist nga Tirana. Në kuadër të aktiviteteve të tija për nderë të kësaj festeje kombëtare Gerti Pishtari vizitoi majën më të lartë të botës Monte Veres me ç’rast vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar në atë majë për tu valëvitur pikërisht në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, i ka thënë kështu Televizionin Presheva. Përndryshe një aktivitet e kësaj natyre u bë edhe në majën Ostrovica nga Shoqata e Bjeshkatarëve.

——————–

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka larguar nga detyra ambasadorin serb në Maqedoni Tomislav Gjurin. Vendimi për revokimin e Gjurinit, ashtu siç transmetoi Radiotelevizioni Serbia, është shpallur në numrin e nëntorit të “Gazetës zyrtare”. “Revokohet Tomislav Gjurin nga detyra ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotëfuqishëm i Republikës së Serbisë në Republikën e Maqedonisë”, theksohet në dekretin e presidentit serb Nikoliq, njofton MIA. Nuk ka informata për arsyet e revokimit të ambasadorit Gjurin dhe se kush do ta zëvendësojë.Në ambasadën e Serbisë në Shkup për MIA-n konfirmuan se ambasadori i tanishëm shkon nga detyra, por thonë se nuk kanë informata të mëtutjeshme. Gjurin ndërkaq, nuk jep deklaratë për mediat me arsyetimin se nuk është më ambasador.Tomislav Gjurin e kryente detyrën e ambasadorit në Republikën e Maqedonisë nga janari i vitit 2010.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch