Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 dhjetor 2014

RTP lajmet 22 dhjetor 2014

RTP logo

–          Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejtë të hap zyrën për shqiptarët e Luginës

–          Materniteti i gatshëm për fillimin e punës, që nga korriku i këtij viti

–          A do të jet Nexhat Behluli zv/ministër në Qeverinë e Kosovës

–          Në Serbi, nuk zhvillohet procesi edukativo-arsimor

 

 

“Punët në maternitet kanë filluar në korrik të vitit 2012. Është punuar sipas projekteve të mëhershme të ngjajshme, ndërsa janë marrë të gjitha lejet për punë, edhe ajo e Ministrisë së shëndetësisë së Serbisë” ka deklaruar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, lidhur me funksionimin e maternitetit në Preshevë. Sipas kryetarit Mustafa, në maternitetin e Preshevës janë investuar 1.360.000 euro, ndërsa mbetet radha e Ministrisë së shëndetësisë që të jep dritën jeshile për punësimin e gjinekologëve dhe mamive të nevojshme për punën në maternitet, që konsiderohet se janë në nevojë rreth 15 deri 20 punëtorë shëndetsorë. “Janë siguruar fondet, në korrik kanë përfunduar të gjitha punët, ndërsa aparaturën dhe mjetet e kompletuara i kanë dorëzuar në Preshevë më 31 janar të vitit 2014 nga shefi i delegacionit evropian në Serbi Michael Devenport” ka shtuar Mustafa. Megjthate, gratë e Preshevës edhe më tej udhëtojnë më së paku 70 kilometra për lindje, pasi materniteti jashtëspitalor në Preshevë ende nuk ka filluar të punoj, edhe pse punët kanë përfunduar në korrik të vitit 2014.

——————————————————–

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duke qenë musafirë në televizionin Rrokum, në emisionin FORT me Fidan Jupollin, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë, në të cilën gjendet popullata e Luginës së Preshevës si dhe problemeve me të cilat po ballafaqohet popullata jonë, ka ngritur edhe shumë çështje të tjera. Ai veç tjerash, në këtë emision të drejtpërdrejt televiziv, ka shtruar edhe çështjen e hapjes së zyrës se shqiptareve të Luginës në Qeverinë e Kosovës. Me këtë rast Mustafa ka thënë “pasi që Qeveria e Serbisë e ka zyrën e vet për Kosovën, pse Qeveria e Kosovës nuk e ka zyrën për shqiptarët e Luginës”, duke kërkuar kështu që Qeveria e Republikës së Kosovës sa më shpejtë që është e mundur të hap një zyre të këtillë.

—————————————————————————

Javën që lam pas është përfolur mjaft mundësia që një zëvendës ministër në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës të jetë i angazhuar për Luginën e Preshevës. Poashtu, në qarqet e ndryshme është inicuar kërkesa që në këtë post të emërohet një personalitet që vie pikërisht nga ky rajon. Ky fakt, ditëve të fundit është diskutuar mjaft edhe në Prishtinë, madje janë përmendur edhe emra se kush do të jetë personi që do ta drejtoj resorin e Luginës në qeverinë e bashkëqeverisur nga LDK dhe PDK. Në taboret politike dhe institucionale në Prishtinë në mesin e kandidatëve më të diskutueshëm është përmendur emri i Nexhat Behlulit, sipërmarrës dhe politikan në Komunën e Bujanocit. Behluli ka hyrë në rrethin e ngushtë të kandidatëve në saje të angazhimeve që ka patur dy vitet e fundit, sidomos në relacionet ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.

—————————————————————

Pas bërjes publike, nga disa qarqe jozyrtare në Prishtinë, për emërimin e Nexhat Behlulit në postin e zv/ministrit në qeverinë e Koosvës, janë paraqitur edhe problemet e para kur është në pyetje mundësia e caktimit të Behlulit në postin e qeverisë në Kosovë. Kanë qenë vet drejtuesit e disa partive politike shqiptare në Luginë që posa kanë marë informacionet për nominimin e tij të mundshëm, të cilëat kanë shfrytëzuar kanalet e tyre për të kundërshtuar këtë propozim. Ata kanë këmbëngulur që në këtë post të emërohet dikush nga subjektet e tyre, që mbajnë pozita të larta në Preshevë dhe Bujanoc, e jo Behluli që më tepër anon kah ekonomia sesa nga politika ditore. Por, edhe kundëreagimi në Prishtinë ka qenë i ashpër. Zyrtarët kosovarë insistojnë që në këtë post të përcaktohet dikush që vërtetë ka kondicion pune, ndërmjetësimi e lobimi, e jo të tillë që vetëm do të rrinin në zyrë. I pyetur për të gjitha këto deklarime, vet Behluli nuk ka qenë në gjendje as të konfirmojë por as ti demantojë këto informacione.

———————————————————————-

Njohës të çështjeve zhvillimore në aspektin ekonomik, politik dhe social në Luginë të Preshevës, duke u bazuar në nevojat e intervenimit të qeverive të dy shteteve shqiptare për përmirësimin e gjendjes në këtë zonë të banuar me shqiptarë, kërkojnë angazhimin e ekspertëve në Zyrën e Luginës në Qeverinë e Kosovës. Njohësit e çështjeve zhvillimore dhe ekonomike në Luginë konsiderojnë se në Zyrën e paraparë për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës, do të duhej angazhuar një ekip profesionistësh të cilët janë të dëshmuar me përvojën e tyre. Ata shprehen se një zyre e tillë është mëse e nevojshme, në mënyrë që të zgjidhen problemet e shumta që preokupojnë shqiptarët e këtushëm. Zyra do të ndikonte në zgjidhjen e problemeve ekonomike, por krahas kësaj do të duhej angazhim edhe në komponentin politik. Lugina e Preshevës vazhdon të jetë vendi më i pazhvilluar me numër më të madh të papunëve në rajon, ndërkohë që dy qeveritë shqiptare deri më tani përveç deklaratave të shumta, kanë ndarë vetëm 100 mijë euro për repartin e maternitetit në Preshevë.

—————————————————————

Policia e Nishit ka arrestuar të dielën një person me iniciale A. I. (18-vjeçar) nga Presheva, për arsye të dyshimit se transportonte shtetas të Afganistanit në një furgon “Peugeot” me targa të Beogradit. Sipas policisë së Nishit, në furgon u gjetën 22 shtetas të Afganistanit, kurse në ulësen e bashkudhëtarit gjendej një fëmijë nga Presheva. Dyshohet se A. I. ka kryer veprën penale të trafikimit të palejuar të kalimit të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz, shton policia, transmeton lajmi.net. Të dyshuarit 18-vjeçar i është shqiptuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh, derisa fëmija që e shoqëronte ate është dërguar në Entin për Edukim të Adoleshentëve, njofton policia.

—————————————————————–

Sipas mediave në Serbi, punëtorët arsimor sot do të ndërpresin plotësisht punën duke mos zhvilluar procesin mësimor në shkolla, por do të organizojnë protesta në Beograd dhe në të gjitha qytetet më të mëdha në Serbi. Përfaqësuesit e sindikatave të arsimit kanë paralajmëruar që protesta do të mbahet edhe para Qeverisë si dhe Ministrisë së Arsimit. “Presim që mësimi mos të mbahet në rreth një mijë shkolla në vend”, ka thënë të dielën për agjencinë “Beta”, kryetari i sindikatave të bashkuara të punëtorëve arsimor të Serbisë, Dragan Matijeviq. Ai ka thënë se mbyllje të plotë të shkollave do të ketë vetëm të hënën, pas kësaj dite mësimi do të vazhdojë të mbahet me nga 30 minuta për orë mësimi. Kërkesa e mësimdhënësve është që të përjashtohen nga zvogëlimi i rrogave dhe të futet pagesa e klasave. Punëtorët arsimor grevën e kanë filluar nga 17 nëntori, ndërsa deri më tani në shumicën e shkollave mësimi është zhvilluar me orar të shkurtuar. Vlen theksuar se shkollat në gjuhën shqipe në Bujanoc e Preshevë deri më tani nuk kanë marrë pjesë në grevë, gjë e cila pritet të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotit, kur shumica e shkollave në Serbi nuk do të zhvillojnë procesin edukativo-arsimor./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress