Home » Lajme » RTP lajmet 22 dhkurt 2012

RTP lajmet 22 dhkurt 2012

Pas një periudhe të gjatë me probleme të ujit të pijshëm nga ujësjellësi i Zhunicës  ku furnizohet  një pjesë e qytetit të Preshevës, dita e nesërme pritet të ketë  furnizimi me ujë të pijshëm. Pasi që sot në orët e hershme të mëngjezit kanë filluar punimet për ndërrimin e pompës nga ekipi i punëtorëve të ujësjellësit  në Ndërrmarrjen Publike Moravica në Preshevë. Reshat Selimi shef i ujësjellësit  thotë se ndërrimi i pompës në ujësjellësin e Zhunicës bëhet për arsye të furnizimit më të mirë me ujë të pijshëm që furnizohet një pjesë e qytetit të Preshevës. Gjithashtu z.Selimi thotë se këtë objekt e rrethojnë kushte të vështira  për punë andaj kërkojnë mbështetje financiare për objektin e ujësjellësit të Zhunicës. Pritet që nesër pjesa e qytetit e cila furnizohet nga ujësjellësi i Zhunicës të ketë furnizim me ujë të pijshëm.

—————————

Kryetari I Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, njëherit zëvendës kryetar I kuvendit, Orhan Rexhepi përmes një informate për media informon qytetarët se sot, më datë 22 Shkurt 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, ka vazhduar së treti Seanca përgatitore, kundër nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të akuzuar për krime lufte, pastaj të dënuar me 101 vjet burg, dhe së fundi të liruar nga Gjykata e Apelit me udhëzimin për RIGJYKIM. Kjo Seancë nuk ka përfunduar as më 31 Janar as m5 13 Shkurt e as sot më 22 Shkurt por është shtyrë të përfundojë, me gjasë tek pas një muaji. Dita e sotme e kësaj pjese të kësaj Seance Përgatitore ka  zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pala Mbrojtëse ka propozuar dëshmi të reja dhe Dëshmitarë të rinjë, njëri ndër ta Majorin Amerikan JAMES (Xhejms) i cili ka qenë Komandant i Forcave Amerikane të KFOR-it gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit fundi i Tetorit të vitit 1999, gjë të cilën Trupi Gjykues, pa kundërshtimin e Prokurorisë, e ka pranuar. Vazhdimi i katër i Seancës Përgatitore u caktua për datën 23 Mars 2012, thuhet në informatën për media të Kryetarit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, njëherit zëvendës kryetar I kuvendit, Orhan Rexhepi

——————

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Qaushi dje ka realizuar një takim të përbashkët me ambasadorët miq të Luginës, ku i ftuar ka qenë edhe deputeti Riza Halimi. Sipas deputetit Halimi në këtë takim kanë marrë pjesë 12 ambasadorë që janë prezent me investime në Luginë  të cilët edhe gjatë këtij takimi janë interesuar për pasqyrën aktuale të Luginës së Preshevës.

E deputeti Halimi ambasadorëve të shteteve mike të Luginës u ka shprehur problemin e polisave të sigurimit, pastaj  mos njohjen e diplomave të Kosovës dhe problemin e nostrifikimit të  diplomave të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Temë tjetër  ka qenë edhe Trupi Koordinues që sipas deputetit Halimi qeveria nuk është marrë me problemet më të ndjeshme të popullatës shqiptare. Ai thotë se TK është dash që të ndjekë një model të USAID-it amerikan  i cili me investime e saja 50- 50 ka ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Po ashtu deputeti Riza Halimi trupat diplomatike i njoftoi edhe për papunësinë enorme tek ne fakt ky që kanë ndikuar në migrimin e popullatës Luginës drejt vendeve evropiane. Ndërkaq në këtë takim temë kryesore kanë qenë edhe zgjedhjet të cilat parashihen të mbahen kah fundi i muajt prill apo në fillim të majit.

E kur jemi tek zgjedhjet parlamentare sipas deputetit Halimi lëvizjet e popullatës problemi i marrjes së dokumenteve të identifikimit, ligji i ri për zgjedhje, financimi i fushatës shtojnë pesimizmin e deputeti Halimi që shqiptarët të kenë deputet në parlament. Takimi i Asociacionit të ambasadave mike të Luginës duke pas parasysh edhe emërimet e ambasadorëve të rinj, shërben që çdo vit ata të hartojnë projekte dhe ti koordinojë veprimet e tyre drejt Luginës së Preshevës.

——————-

Pas dy javëve ndërprerje të procesit mësimor sot ka qenë dita e tretë e rifillimit të gjysmë vjetorit të dytë në të gjitha shkollat e komunës së Preshevës. Pas shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme në tërë territorin e Serbisë, drejtorët e nivele arsimorë parashkollor, fillorë dhe ai i mesëm në bashkëpunim me pushtetin lokal kishin marrë qëndrim që mësimi të ndërpritet. Kryetari i aktivit të drejtorëve thotë se rifillimi i gjysmë vjetorit të dytë ka filluar në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë problem. Sipas Talat Arifit ditëve në vazhdim mësimdhënësit dhe nxënësit do të njoftohen  për kompensimin e ditëve të humbura të mësimit. Arsyeja e ndërprerjes së procesit mësimor kanë qenë temperaturat  e ulëta dhe reshjet e pandërprera të borës.

———————-

Çmimet e derivateve të naftës tek Industria e Naftës së Serbisë për shkak të motit të keq janë shtrenjtuar në shumicë, pritet së shpejti edhe nëpër pompa. Çmimet me shumicë të dizel D2 tek NIS janë shtrenjtuar për 2,5 dinarë për një litër, bezina pa plumb për 3 dinarë, ndërsa eurodizeli për 4 dinarë. Industria e naftës së Serbisë ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike është detyruar si e gjithë Evropa ti ngrisë çmimet, pasi ata po përballen me rritje të harxhimeve të transportit

——————

Në Bruksel ka vazhduar dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, i cili ka filluar në orën 10 të mëngjesit. Palët kanë pasur një pauzë dreke dhe janë kthyer sërish, për të diskutuar marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, raporton “Radio Evropa e Lirë”. Sipas burimeve të BE-së, takimi  zhvillohet në atmosferë pozitive, gjë që jep shpresë se mund të rezultojë me dy marrëveshje: atë për përmbushjen e pikave të marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe të menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe marrëveshja për bashkëpunimin rajonal. Raportohet se më herët, para gazetarëve, ka folur vetëm shefi i ekipit negociator serb, Borislav Stefanovic, i cili në lidhje me fusnotën për Kosovën, ka thënë se ka qenë propozim i Serbisë, i përqafuar nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale. Nuk dihet nëse ky raund bisedimesh a do të vazhdojë edhe nesër.

 ————————–

Ndonëse Serbia, edhe me kushtetutë, e sheh Kosovën si pjesë territoriale të saj, kjo e fundit nuk figuron si e përfshirë në të dhënat e qeverisë së Serbisë, të publikuara në ueb-faqen e saj zyrtare. Edhe pse kohëve të fundit vetë Serbia ka nxjerrë në qarkullim edhe idenë për ndarje të Kosovës, e cila ka si synim ta marrë pjesën veriore të Kosovës, ajo as këtë pjesë nuk e ka përfshirë në të dhënat e saj zyrtare.“Popullsia (duke përjashtuar Kosovën e Metohinë) është 7,120,666”, shkruan ndër të tjera në faqen zyrtare të qeverisë së Serbisë, transmeton “Kosovapress”. Edhe pse pjesa veriore e Mitrovicës është pothuajse në duart e strukturave paralele të financuara nga Republika e Serbisë, prapëseprapë ajo nuk ka kontroll të mjaftueshëm sa ta përfshijë edhe në të dhënat zyrtare të saja në regjistrimin e popullsisë së Serbisë. Po ashtu, e njëjta gjë është edhe me të dhënat e territorit të Serbisë. “Territori është 88.407 km2”, thuhet aty. Këto të dhëna themelore statistikore mbi Serbinë janë botuar sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të familjeve, të popullsisë dhe banesave në Republikën e Serbisë nga 2011. Rezultatet përfundimtare të regjistrimit pritet të dalin nga gjysma e dytë e vitit 2012 deri në fund të vitit 2013.

 ——————

Sonte në ora 20.00 mund të përcillni emisionin sportiv dedikuar ligës së kampionëve. Ndërsa nga ora 20.45 transmetojmë ndeshjen Bazell- Bajer Mynih.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch