Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 gusht 2012

RTP lajmet 22 gusht 2012

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka pritur sot në takim neë delegacion nga ambasada amerikes në Beograd të udhëhequr nga këshilltari i ri politik i kësaj ambasade Paul Juk. Gjatë takimit Mustafa delegacionin e ambasadës amerikane e njoftoi për problemet që preokupojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës në të gjitha sferat e jetës. Edhe këshilltari politik i ambasadës pasi që ka marrë tash pozitën e tij të re ishte pikërishtë i interesuar që në mënyrë institucionale të njoftohet nga kryetari komunës mbi problemet që hasin shqiptarët në këtë pjesë. Edhe pse takimi ishte i mbyllur për media kryetari komunës së Preshevës jep detaje më konkretishtë për çka është biseduar. Mustafa po ashtu potencoj se Paul Juk i ka dhënë një premtim të fuqishëm se Ambasada e SHBA-së do ta mbështesë në të gjitha proceset pozitive të cilat janë duke u zhvilluar në Preshevë dhe të kemi përkrahjen e mëtutjeshëm nga ana e Ambasadës, dhe Amerika nuk do ta ndërroj politikën pa marrë parasysh se kush do të jetë ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Beograd ndaj Luginës. Kjo ishte vizita e parë që Këshilltari i ambasadës së SHBA-ve në Beograd i ka bërë komunës së Preshevës.

——————-
Përfaqësues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkojnë që në 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, të zgjidhet përfundimisht çështja e tyre dhe tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi t’i bashkohen Kosovës. Këtë synim ata mendojnë ta arrijnë duke u bërë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të planifikuara të fillojnë në vjeshtë. Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Jonuz Musliu, vlerëson se pjesëmarrja e përfaqësuesve të asaj ane do ta ndihmonte delegacionin kosovar. “Përfaqësuesit e popullit në këtë pjesë duhet të jenë pjesë në bisedime dhe ne kërkojmë që të jemi pjesë e delegacionit të Kosovës. Dhe natyrisht se ne do të ishim krah i fortë i zgjidhjes së problemit politik të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, ka deklaruar për “Kohën Ditore”, kryetari Musliu. Ai thotë se në këtë vit kur shteti shqiptar kremton 100-vjetorin e themelimit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës duhet të zgjidhet dhe se tri komunat shqiptare duhet t’i bashkohen Kosovës. Kërkesën e Musliut për të qenë pjesë e delegacionit kosovar në bisedimet Prishtinë – Beograd, e përkrah edhe kryetari i shoqatës “Vatra”, nga Lugina, Sejdulla Kadriu
—————-
Kryeministri serb Ivica Daçiç në fjalën e tij mbajtur në Këshillin e Sigurimit ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës ndërsa është shprehur se dialogu me Kosovën do të jetë prioritet por “marrëveshjet duhet të jetë reciproke dhe jo të imponuara”. Ai është shprehur gjithashtu se serbët në Kosovë janë të kërcënuar. “BE të qëndrojnë neutrale për Kosovën. Duhet të hetohet trafikimi i organeve në Kosovë”, – deklaroi kryeministri serb. Ndërsa Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se statusi i Kosovës është zgjidhur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe se ajo është shembull i shtetndërtimit. Sipas Thaçit pothuajse gjysma e shteteve të OKB e ka njohur Kosovën dhe pritet që ky numër të rritet edhe në vijim. Ai nënvizoi se pavarësia është fakt juridik dhee politik. Këshilli i Sigurimit diskuton sot raportin periodik për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Vendet anëtare do të paraqesin qëndrimet e tyre për raportimin mbi zhvillimet tremujore. Raporti i Sekretarit Ban Ki-moon i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të jenë më konstruktiv në tejkalimin e dallimeve dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut teknik.
——————
Me nderime fetare iu dha sot lamtumira e fundit kryetarit të shoqatës së gjuetarëve Fazan në Preshevës, Agush Berishës. Familjarë, përfaqësues institucional dhe dashamirët e familjes Berisha varrosën trupin e të ndjerit në varrezat e qytetit në Preshevë. Agush Berisha lindi në fshatin Buhiç në vitin 1942, shkollën fillore e kreu në fshatin Caravajkë, të mesmen në Preshevë ndërsa shkollën e lartë administrative në Beograd. Disa vite ka punuar si mësues duke filluar në fshatin Sefer, Depcë, Llojan, Corroticë, Bërçec dhe Caravajkë. Ai poshatu punoi si sekretarë shkolle në shkollën fillore Migjeni në Caravajkë ndërsa kohën deri sa u pensionua punoi si referent për mbrojtjen e fëmijëve në administratën komunale në Preshevë. Mbi varrin e të ndjerit Berisha në shenjë rrespekti u vendosën edhe kurora lulesh dhe u shprehën ngushëllime për familjen Berisha nga të pranishmit.

—————

Astronomët kanë zbuluar fakte për një planet që po thithet nga ylli i tij. Kjo mund të jetë situata në të cilën mund të ndodhet planeti ynë pas miliarda vitesh. Grupi i shkencëtarëve që ka zbuluar shenjat e këtij planeti që po “përpihet” nga dielli i tij, thonë se ky është një rast i mirë për të studiuar një fat të ardhshëm dhe të largët të Tokës. Arsyeja që planeti, sipas tyre, po thithet nga dielli, është se një planet i afërt me të mund të jetë shkatërruar dhe si pasojë e prishjes së ekuilibrit gravitacional, planeti nuk ka rrugë tjetër veçse të thithet nga dielli që ka një masë më të madhe dhe një forcë tërheqëse që e thith planetin, të cilit i ka humbur ekuilibri. Ky studim është bërë nga një grup shkencëtarësh polakë e spanjollë përmes teleskopit Hobby Eberly me qendër në Teksas. Një fat i tillë mund të presë të gjithë planetët e sistemeve diellore, mes të cilëve edhe sistemi ynë. Është ky një proces normal që ndodh si pasojë e prishjes së ekuilibrave gravitacionalë për shkaqe të ndryshme. Fakti i parë që i çoi shkencëtarët në zbulimin e këtij planeti ishte mungesa e planetit që është shkatërruar. Më pas, përmes analizave të ndryshme, është parë se planeti pranë kishte ndërruar trajektore shumë çuditshëm dhe po i afrohej gjithnjë e më shumë diellit të tij. Pra, prishja e orbitës së zakonshme të rrotullimit të këtij planeti rreth diellit ishte edhe guri i provës që mundësoi edhe zbulimin e faktit të thithjes së këtij ylli. Këto janë në fakt fenomene të zakonshme në jetën e planetëve dhe yjeve të galaktikës sonë dhe shkencëtarët teorikisht i njohin, por ndjekja direkte e një fenomeni të tillë është interesante, sepse jep më shumë informacione në lidhje me këto fenomene, të cilat herët a vonë do të jenë edhe pjesë e fatit të planetit tonë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch