Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 Mars 2014 – FHKL – nis me ndërtimet e parë të shtëpive …

RTP lajmet 22 Mars 2014 – FHKL – nis me ndërtimet e parë të shtëpive …

FHKL-logo Pas nënshkrimit të kontratave FHKL ka filluar për punët për ndërtimin e shtëpive të fazës së parë. Sipas përfaqësuesit të FHKL Nasuf Ymeri në këtë fazë janë tejkaluar pritshmërinë  dhe fala donatorëve deri në gjysmën e muajit korrik do të ndërtohen afro 30 shtëpi.

Familja Sulejmani  nga Rainca , jeton në këtë shtëpi  që më shumë I ngjanë një kasolle .Një dhomë të cilën e ndajnë bashkë, katër anëtarë të familjes , por që shtëpia është në prag rrënimi. 74 vjeçarja Fetije Sulejmani thotë se në këtë shtëpi me shumë sakrifica I rritë fëmijët e saj.

Një jetë tillë dhe me shumë vështirësi por e kalon edhe kryefamiljari Qani Sulejmani.

Por dita e sotme për këtë familje është një motiv për një jetë më të mirë, pasi Fondi humanitarë i Kosovës Lindore ka nisur ndërtimin e shtëpisë së re. Ndërkaq sipas përfaqësuesit të FHKL Nasuf Ymeri , kët ditë ka nisurat ndërtimi edhe i disa shtëive të tjera , si kjo edhe e familjes Sulejmani dhe Sadiku në  Raincë. Një lajm i mirë është se kontributin i afaristëve dhe angazhimi i diasporës ka bërë që në fazën e parë prej 14 shtëpi të ndërtohen afro 30 .Fondi Humanitarë i Kosovës Lindore , me iniciativa e saja dhe me bashkëpunimin e të gjithëve ,ka bërë që në fazën e parë të tejkalohen pritshmërinë  për ndërtimin e shtëpive , duke e dyfishuar atë.

Në planin e tyre ata kanë për qëllim ndërtimin e 100 shtëpive , ku deri më tani janë kryer të gjitha kontratat për fazën e parë , shtëpi të cilat do të përfundojnë diku më 20 korrik të këtij viti , e më pas për të vazhduar me fazën e dytë dhe të tretë.

————————————————

Fillon manifestimi tradicional “Flakadani Karadakut 2013” – kujtohet komandant Mjekrra

Dje edhe zyrtarisht ka nisua rmaniefstimi kulturo – sportiv Flakadani i Kradakut 2014, i cili personifikon vëprën heroike të dëshmorit të kombit Nijazi Azemi komandant Mjekra , i cili ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali më 26 mars të viti 2001.

Nën organizimin e Kuvendit Komunal të Vitisë, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, ka filluar dje edhe zyrtarisht manifestimi tradicional kulturoro – sportiv  “Flakadani Karadakut 2014”, i cili i kushtohet  jetës dhe veprës së dëshmorit të UÇPMB-së Nijazi Azemi – komandant Mjekra. Manifestimi i cili do të zgjasë plot 6 ditë , e shpalli të hapur kryetari i Vitis, Sokol Haliti , i cili theksoi se ky manifestim është festë për qytetarët e Vitis dhe nderë që mbanë manifestimin për njërin ndër figurat legjendare të kësaj komune. Ishte Marsi i betejës së lavdishme të UÇPMB-ës , kur nënë komandën e komandant Mjekrës , iu bë e ditur edhe një herë ushtrisë serbe se kjo tokë ka qenë dhe do të mbetet e shqiptarëve dhe ka kush përkujdeset për popullatën e asaj ane të Kosovës Lindore tha kështu kryetari i Vitisë Sokol Haliti.

Flakadanin e vitit 2014 zyrtarsihtë e ndezën vajza e komandantë Mjekrrës Liridona, kryetari i OVL së UÇPMB-ës Nazmi Hajredini  , kryetari i komunës së Vitis Sokol Haliti dhe Xhavit Jashari kryetar i shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së.

Në manifestim morën pjesë edhe përfaqësuesit e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-së, dhe përfaqësues të institucioneve të Luginës së Preshevës.

“Flakadani Karadakut”, tashmë është bërë manifestim i parë institucional e që do të organizohet çdo vit nga Kuvendi Komunal i këtij qyteti.

Nijazi Azemi komandant Mjekra ra heroikisht në vijën e parë të frontit në fshatin Kurbali. Nijaziu ishte pjesë aktive e demonstratave të 28 marsit të viti 1989 , dhe më pas me të filluar lufta e UÇK-së ai iu bashkëngjitë brigadës ,,BEDRI SHALA ,, , ku dhe mori pjesë në betejën e lavdishme tl thyerjes së kufirit shqiptaro – shqiptarë në Koshare. Pas përfundimit të luftës së Kosovës , Nijazi Azemi  kthehet në vendlindje me krenarinë e një çlirimtari , por me brengën se pjesët tjera të vendit ishin ende nën robëri dhe vuanin nga okupimi serb, dhe ai menjëherë iu bashkëngjitë UÇPMB-së.

—————————————–

Artistët e rinj  për mes artit prezantojnë realitetin e Luginës

 

Një grup i artistëve të rinj nga Lugina kanë promovuar ekspozitën me piktura dhe fotografi të ndryshme të vendosura në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Organizatorët janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë ngjarje kulturore, duke motivuar artistët e rinjë që të promovojnë sa msë shumë vlerat e Luginës duke përçuar mesazhe të ndryshme.

 

Artistët e rinj nga Lugina për mes pikturave dhe fotografive kanë paraqitur Anën tjetër të Luginës , temë kjo e cila edhe ka identifikuar ekspozitën e cila u mbajt mbrëmë në Bujanoc.Artistët e ekspozitës ishin dy fotograf Flutra Aliu e Krenar Halimi dhe piktor Fitore Fejzullahu, Leoneta Abdyli dhe Mentor Avdili, të ciltë për mes fotografive kanë lansuar mesazhe se si është sot Lugina . Flutra Aliu, organizatore dhe e cila ka prezantuar disa fotografi në këtë ekspozitë është shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve të cilët i kanë dhënë edhe më shumë kurajo artistëve të rinj.

 

 

Ndërkaq foto grafi Krenar Halimi ka thënë se artistët duhet të kenë më shumë mbështetje institucionale e cial sipas tij është duke munguar. Por ai zotohet se do të vazhdojë që të promovoj vlerat e artit në Luginë.

E në këtë ekspozitë Mentor Avdili ka paraqitur fotot nga Medvegja , pikërisht nga fshati i tij Grbavc , i cili karakterizohet me një pamje piktoreske , por që ky fshat si shumë fshatra tjerë të Medvegjës , po marrin pamje mjerimi pasi çdo ditë po braktisen nga shqiptartë.

Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Arsim Asllani është mahnitur nga kjo ekspozitë duek i inkurajuar të rinjtë që të vazhdojnë me promovimin e vlerave të Luginës.Edhe për pedagogin  e artit në Bujanoc Avni Zahiri, kjo ekspozitë ka vlerë të veçantë për artistët e rinj.

Ekspozita “Ana tjetër e Luginës” përfshinte fotografi dhe piktura të jetës në Luginë dhe është synuar përmes kësaj të paraqitet jeta reale e shoqërisë e cila jeton në këtë rajon. Organizatorët janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë ngjarje kulturore.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch