Mbahet Akademi përkujtimore në Gjilan për dëshmorët Sherif Januzi dhe Enver Bajramin
Përvjetori I 14 i dëshmorëve të kombit të Sherfi Jonuzit dhe Enver Bajramit nga fshati Breznicë u shënua dje me akademi përkujtimore në Gjilan. Vepra dhe kontributi I tyre u përkujtuan nga familjarët e bashkëluftëtarët e tyre.
Për të kujtuar e nderuar veprën e dëshmorëve të kombit për kontributin e dhënë të Sherif Januzit dhe Enver bajramit nga fshati Breznicë në teatrine e qytetit të Gjilanit gjatë ditës së djeshme është mbajtur Akademi përkujtimore. Me një minutë heshtje filloi edhe shënimi I këtij përvjetori ku më pas fjalën e mori kryetari I Shoqatës Vatra, Sejdulla Kadriu I cili veç tjerash theksoi se Kosova Lindore asnjëherë nuk u nda sakrificat e ndryshme për çlirim. Ndërsa prof.dok .Emin Kabashi u paraqit para të pranishmëve me një punim shkencor ‘ Se shqiptarët kanë zhvilluar luftëra të pa ndalshme gjatë gjithë historisë që është dëshmuar edhe me këto të fundit.’ UÇPMB për here të pare doli në skenë më 20 janar të vitit 2.000 mbase veç tjerash ai rikujtoi krijimin e kësaj ushtrie. Ushtarët tanë luftuan edhe nëpër vise të tjera të rajonit, potencoi kështu Mustaf Shaqiri –komandant Shpëtimi. E Shemsi Syla ish zëvendëskomandant I zonës operative të Karadakut tha se djemtë që sot po I kujtojmë dhenë besimin për kushtrim madje për mes kësaj lufta u përcoll sinjali I qartë se shqiptarët janë unik. Në emër të Shoqatës së familjeve të dëshmorëve foli kryetari I kësaj shoqate Xhavit Jashari I cili tha se padrejtësisht u ndanë këto taka ne fuqite e mëdha evropiane qe ende nuk po arrijnë te bashkohen. Akademia në fjalë u përmbyll me një film dokumentar.
Në Breznicë ngrihet lapidari për dy dëshmorët Enver Bajrami e Sherif Jonuzi
Në Breznicë u bë zbulimi i lapidarit për dy dëshmorët, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc , Enver Bajrami e Sherif Jonuzit të cilët ranë në vijën e parë të frontit në Gjergjevc.
Në fshatin kufitar, në Breznicë të komunës së Bujanocit është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore të dy dëshmorëve, ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), Enver Bajrami e Sherfi Jonuzi .Enveri ishte edhe ushtarë i UÇK-së brigada 172 Isa Kastrati , ndërsa në UÇPMB, ai ishte që nga themelimi, ndërsa edhe Sherifi ishet pjesë e UÇK Z.O Karadakut , pastaj në zonën operative të Pashtrikut , ku mori pjesë në operacioni shigjeta në luftën e UÇPMB-ës . Dy dëshmorët ranë në vijën e parë të frontit Në Gjergjevc, dhe menjëherë u emëruar edhe brigada 113 Sherif Jonuzi e Enver Bajrami. “ jemi tubuar sot këtu , pranë varreve të dëshmorëve tanë , për të shënuar 14 vjetorin e rënies heroike në luftën çlirimtare të UÇPMB-ës.14 vite më parë , krismat e pushkëve të Enverit e Sherifit , bënë kthesën më të madhe historike në Luginë të Preshevë u tha nga organizatorët. Këtë përkujtim e ka përshëndet e OVL e UÇPMB-ës , kryetari lëvizjes Vatra Sejdulla Kadriu , kryetari i Bujanocit Nagip Arifi dhe ish shefi politik Jonuz Musliu. Në fund u vunë kurore lulesh nga familjarët, veteranët e luftës , bashkëfshatarët , përfaqësuesit institucional , OVL e UÇPMB-ës Preshevë e Bujanoc
Homazhe te varri I dëshmorit Qenan Rahimi për nder të trembëdhjetë vjetorit të rënies heroike
Në trembëdhjetë vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Qenan Rahimit të Zonës Operative të Preshevës në brigadën 113 Ibrahim Fejzullahu. Sot pranë varrit të tij u bënë homazhe dhe u vunë kurora lulesh nga familjarë, invalid dhe veteranë të luftës së UCPMB-së.
Me një minutë heshtje dhe kurora lulesh u kujtua sot trembëdhjetë vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Qenan Rahimi ku dhe u bënë homazhe pranë varrit të tij në fshatin Bushtran. Sot është dita kur të gjithë duhet ta kujtojmë Qenan Rahimin,duhet ti kujtojmë edhe shokët e tij,Qenani dha më të shtrenjtën jetë për këtë vend tha kështu para të pranishmëve kryetari i OVL-së UÇPMB-së në Preshevë Nazmi Hajredini. Sipas kryetarit të kësaj organizate dëshmorët janë vlera më e çmuar e një kombi,vlera e tyre asnjëherë nuk duhet të humb. Nazmi Hajredini kryetar i OVL-së UCPMB-së nga ky tubim ka reaguar ndaj subjekteve politike që në zgjedhjet e fundit janë thirrur në emër të dëshmorëve,ai ka thënë se dëshmorët nuk flijuan jetën për të qëndruar në Serbi ,por për tu bashkuar me trojet etnike shqiptare. Të gjithë të pranishmit pasi kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit Qenan Rahimi,më pas vizitën e kanë vazhduar tek familjarët e tij.
Rregullohet shtrati i lumit në Rahovic
Në BL Rahovic është në përfundim e sipër shtrati i lumit i cili kalon nëpër mes fshatit. Më parë ky lum ishte rreziku kryesor për banorët pasi aty huheshin mbeturina , por kishte edhe qen endacak e gjarpërinj të cilët rrezikon jetën e banorëve. Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se shtrati i lumit ka gjatës 306 metra , ndërsa vlera projekti është 2,5 milion dinarë.
Ky lum në Rahovic përbente rrezik të madh për banorët e këtij fshati. Për veç që ishte shndërruar si deponi , aty shpesh banorët ja rrezikuar nga qe nd endacak por edhe gjarpërinjtë, kështu i kanë thënë RTP banori Selami Ajdi. Por një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i bashkësisë lokale Rahovic Vebi Rexhepi i cili thotë se banorët kanë qenë të rrezikuar edhe nga ndonjë epidemi, e sidomos nxënësit dhe bujqit që e frekuentojnë m së shumit këtë rrugë. Por banorët e Rahovic më nuk do ta kenë këtë hall , pasi në përfundim e sipër është rregullimi i shtratit të lumit .Me këtë rast kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me stafin e tij , ka vizituar punimet , ku i ka thënë Rtp se shtrati i lumit është në gjatësi për 306 metra me vlerë 2,5 milion dinarë. Rregullimi i shtratit të lumi është një projekt jetik për banorët e Rahovicës. Kryetari Mustafa ka uruar banorët për këtë projekt , duke konsideruar se rregullimi i shtatit të lumit do të krijon edhe mundësi të tjera për banorët. Komuna e Preshevës gjatë këtyre viteve ka investuar në rregullimin e shumë shtretërve të lumenjve , të cilët më parë përbënin rrezik të madh për banorët sidomos gjatë vërshimeve.