Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 Shkurt 2013

RTP lajmet 22 Shkurt 2013

Tribuna me temë Me dialog kundër stereotipeve – të gjithë jemi të njëjtë”, “ ka tubuar ministren për zhvillim regjional Verica Kalanović, kryetarin Ragmi Mustafa, menaxherin programit Progres Grem Tindal, si dhe përfaqësuesit e bujqësisë në Komunën e Preshevës.Ata kanë folur për statusin ekonomik regjional të komunës së Preshevës si dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve . Iniciativat lokale kanë një rëndësi të veçantë për të gjithë qytetarët dhe në veçanti për bujqit e kësaj komune .Jemi të gatshëm ti mbështesim iniciativat lokale dhe të qytetarëve , sepse problemet të cilat i preokupojnë qytetarët e Preshevës duhet ti zgjidhim ka thënë kështu ministrja për zhvillim regjional Verica Kalanoviç. Problemet kryesore më të cilat përballen qytetarët e komunës së Preshevës janë , papunësia , mos zhvillimi i zonës industriale që është elementare për komunën tonë , në mënyrë që të parandalohet shpërngulja dhe ikja e rinisë , kur dihet se vendi ynë ka moshën më të re në Serbi tha kështu kryetari Ragmi Mustafa. Ndërsa menaxheri i Programit Progres Grem Tindal ka shprehur gatishmërinë e tij për realizimin e një sërë projektesh ekonomike. Në këtë tribunë edhe qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre për mungesën e gjëra elementare . Tribuna është realizuar në kuadër të projektit “Me dialog kundër stereotipive – të gjithë jemi të njëjtë”, të cilën e ka financuar Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në kuadër të projektit “Iniciativa e mbështetjes publike të shoqërisë civile”, me të cilën udhëheq Instituti për Komunitete të Qëndrueshme (ISC).

————–

Zorrë qorre e shoqërisë preshevare mbetet edhe më tej situata jo e lakmueshme e të rinjëve. Kemi energji të pa rezervë për të përmirësuar pozitën e të rinjëve të komunës së Preshevës duke hulumtuar projekte dhe iniciativa të faktorit vendës dhe ndërkombëtarë. Këto deklarata dolën nga tryeza e rrumbullakët që u organizua në Preshevë në kuadër të zyrës për të rinjë dhe përfaqësues të Programit të Bashkimit Evropian. Përfaqësuesi i zyrës për të rinjë në Preshevë, Agon Ajeti ka prezantuar aktivitetet që janë zhvilluar në kuadër të zyrës dhe prioritetet që do të ndihmojnë në zbutjen e pozitës së rinjëve preshevarë. Përfaqësues të programit Juth Inekshën të Bashkimit Evropian, Ana Valdeperas, vullnetare nga Barcelona dhe përfaqësues të Qendrës për studime social- demokrate në Beograd kanë shkëmbyer përvoja bashkëpunimi me të rinjtë për nisma të rinjësh në shoqërinë civile nga vendet ku ata vinë. Përkundër nismave, iniciativave, sensibilizimeve për pozitë më të mirë për të rinjtë e Preshevës, edhe më tej kërkesat për të ndihmuar këtë shtresë të shoqërisë hasen në veshë të shurdhër tek institucionet qeveritare dhe ndërkombëtare.
———
Në raundin fundit të bisedimeve në Bruksel të kryeministrave Thaçi e Daçiq, Serbia thuhet se ka pranuar zhbërjen e strukturave paralele. Por ka kërkuar kohë për një zgjidhje të rregullimit politik të veriut. BE-ja ndërkaq ka propozuar krijimin e një asociacionit të komunave veriore e cila duket të jetë e pranueshme edhe për Prishtinën. Kurse takimi i kryeministrave Thaçi e Daçiq në Bruksel është përcjell me reagime në Prishtinë rreth propozimit për asosacionin e komunave. Përderisa pozita në Parlament e ka quajtur këtë një fitore, opozita ka paralajmëruar se mund të krijohet një mini-parlament serb që do të ishte kërcënim për Kosovën.
—————
Në një intervistë të posaçme me SETimes, kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç parashikoi se mbështetja për pranimin e vendit në BE do të rritet ndërsa njerëzit ndjejnë se jetët e tyre përmirësohen dhe reformat zënë rrënjë. Serbia ka shpresa të mëdha për të marë një datë këtë vit për të nisur bisedimet e pranimit në BE, ndonëse mbështetja në sondazhet e opinionit publik për procesin është më e ulëta në 10 vitet e fundit. “Tregojmë në një mënyrë praktike se na duhet BE si një partner në ekonomi, tregti, investim, se ligjet evropiane janë të mira për shtetasit tanë, se me ndërmjetësimin e BE-së mund të arrijmë interesat tona kombëtare,” tha Daçiçi. “Në qoftë se mund të sjellim më shumë investitorë nga BE dhe të ofrojnë punë për njerëzit, në qoftë se në partneritet me BE-në zgjidhim për mirë çështjet politike që kemi, në qoftë se zbatojmë ligjet evropiane dhe bëjmë jetën më të lehtë për njerëzit, përqindja e mbështetësve të BE-së do të rritet,” tha ai
———–
Me iniciativë të deputetit të Parlamentit Europian dhe raportuesit të saj për Serbinë, Jelko Kacin, Komiteti për Punë të Jashtme të PE-së, ka organizuar një debat publik për strategjinë e energjisë për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Kacin kishte kërkuar këtë debat pasi që në tetor të vitit 2012, një grup deputetësh të PE-së i kishin shkruar komesarit për energji, Gunther Oettinger për problemin e kyqjes së përfaqësuesve të shoqërisë civile në punimet e strategjisë së energjisë për vendet kandidate dhe vendet potenciale kandidate të Europës Jug-Lindore. “Sot kemi dëgjuar se në secilin nga këto vende, ekziston një marrëdhënie delikate në mes të energjisë së lirë dhe asaj të besueshme dhe standardeve afatgjata mjedisore të BE-së që duhen arritur”, tha Kacin. “Kacin ka shprehur keqardhjen e tij për mos prezencën e përfaqësuesit nga shoqëria civile kosovare për shkak të refuzimit të vizës. “Mungesa e z. Kushtrim Kaloshi është edhe një përkujtues së Kosova është shteti i fundit në Ballkanin Perëndimor qytetarët e të cilit përballen me këtë problem shumë të madh dhe të cilët ende nuk janë në kuptimin e plotë qytetarë të barabartë të Europës”, tha Kacin. Debatit të sotëm në Parlamentin Europian kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina dhe Serbia, drejtori i Bashkësisë së Energjisë, Janez Kopac dhe profesori Alan Riley nga Londra.
———–
Në rajon po bëhet luftë e madhe për ndërtimin e një kanali nga Greqia deri në Beograd. Nuk duket të jetë kanal dosido, pasi përmes tij pritet të transportohen miliona tonelata mallra. Në njëfarë forme Serbia, Maqedonia dhe Greqia pretendojnë se do ta ndryshojnë rrjedhën e transportit të mallrave dhe strategjinë ekonomike të Ballkanit. Idea për ndërtimin e një kanali ujor që do të shtrihej nga lumi Danub në Beograd e deri në Selanik të Greqisë duke përshkuar Luginën e Preshevës është një ide vjetër për të cilën tashmë e ka ringjall Qeveria e Serbisë. Dalja në det dhe forcimi i pozitës gjeostrategjike mbetet një nga pikat qendrore të autoriteteve në Serbi. Kjo është thënë hapur edhe nga politikan, ekspertë dhe analistë serbë madje duke tërhequr paralele me infrastrukturat e vendeve përreth Serbisë. Gjatësia totale e tij do të jetë 700 kilometra, të cilat është e gatshme t’i gërmojë dhe betonojë një kompani kineze. Qeveritë e vendeve që do të preken tashmë kanë filluar të nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi që punët të fillojnë sa më parë. Ministra, ekspertë e arkitekt të infrastrukturës në gjithë rajonin po shpalosin ide pro dhe kundër kanalit. Sipas lajmit të publikuar në Nju Jork Tajms të asaj kohe kompania amerikane e inxhineris civile nga Nju Xhersi kishte projektuar dhe fituar të drejtën e ndërtimit të kësaj rruge ujore.
————–
Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, është takuar sot me ministrin e Jashtëm, Edmon Panariti. Menjëherë pas bisedimeve të dy homologët kanë mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me bisedimet bilaterale që kanë zhvilluar. Ministri i Jashtëm gjerman ka folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë. Në fjalën e tij, ministri i jashtëm gjerman Guido Ëesterëelle ritheksoi edhe njëherë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian por shtoi se vendit tonë nuk do t`i bëhen lëshime sa i përket plotësimit të kritereve. Duke folur për deklaratat e fundit nacionaliste të krerëve politik shqiptar, Westerwelle ka thënë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm për BE-në. “Kufijtë në Ballkan as nuk hiqen as nuk ndryshohen e as nuk mënjanohen”, ka nënvizuar Westerwelle. Ndërkaq Ministri Panariti, ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë të luaj rolin që ka pasur si promovuese e stabilitetit, prosperitetit dhe paqes në rajon. “Shqipëria as nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj askujt. Ajo do të zhvillojë fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit”, ka shtuar Ministri i Jashtëm Shqiptar.

——————
Shërbimi i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shpallë
K O N K U R S për ndarjen e bursave për regjistrimin e studimeve në Universitetin e Novi Sadit. Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirësojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjt me vendbanim në komunën e Bujanocit dhe Preshevës. Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike. Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, shpenzimet për sigurimin e teksteve dhe shpenzimet tjera në lidhje me studimet.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch