Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 22 tetor 2012

RTP lajmet 22 tetor 2012

Të shtunën ka arrit nga Gjermania kontingjenti me 55 mëshqerra të cilat i dedikohen bujqve tanë. E tipi simental i mëshqerrave prodhojnë 22 litra qumësht në ditë ose sipas ekspertëve 6,600 litra në vit. Por ky kontingjentet ka zbarkuar në Tërnoc ku mëshqerrat do të qëndrojnë një muaj në këtë objekt të izoluar. Gjatë pranim dorëzimit ka qenë i pranishëm edhe një delegacion i komunës tonë . Gjatë kësaj periudhe 1 mujore mëshqerrat do të kontrollohen nga ekipi i veterinerëve të cilët do të përcjellin gjendjen e adaptimit të kësaj race.

Pas një muaji të gjitha mëshqerrat do të ti shpërndahen bujqve tanë të cilët kanë përmbushur kriteret për këtë donacion. Vlera e përgjithshme e mëshqerrave është 18 milion e 360 mijë dinarë .

——————-

AK reagon ashper kunder fshehjes nga qeveria shqiptare per me shume se nje jave te vizites dhe axhendes se ministrit te jashtem Serb Ivan Mrkiq ne Tirane. Aleanca KuqeZi Shpreh shqetsimin e saj te thellë per menyren e organizimit te kesaj vizite dhe mungesen e transparences te disa takimeve radhasi te shtetasit Berisha me diplomacine rajonale. Ak denoncon para oponionin publik se ka disa te dhena qe negociatat per viziten e minitrsit te jashtem Serb Ivan Mrkiq jane kryer nga pazarxhiu i Ballkanit Damir Fazlliq. Sipas kësaj lëvizjeje konsiderohet i pa tolerueshëm fakti qe mardheniet Shqiperi Serbi jane te pakushtezuara nga pala shqipetare. Pavarsisht faktit se Serbia nuk njeh shtetin e Kososves, nuk respekton te drejtat e shqiptareve ne Luginen e Presheves dhe kur nuk kane kerkuar ende falje per genocitin e kryer dhe krimet kunder popullates shqiptare. Gjithashtu kjo parti njofton mbare opinonin publik se do ta prese ministrin e jashtem serb Ivan Mrkiq me protesta.
————–
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka filluar t’i njoftojë përfaqësuesit vendor e ndërkombëtar në Kosovës, lidhur me takimin që pati me kryeministrinë e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel. Thaçi ka takuar presidenten e Kosovës, kurse për momentin është duke zhvilluar takime me përfaqësues të EULEX-it. Sipas burimeve të Kosovapress, kryeministri i vendit po zhvillon këto takime për t’i njoftuar më shumë lidhur me takimin që u quajt historik, ndërmjet tij dhe kryeministrit serb. Po sipas këtyre burimeve, gjatë ditës kryeministri Thaçi pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shalën.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch