Home » Lajme » RTP lajmet 23 janar 2012

RTP lajmet 23 janar 2012

Sekretari i parë i Ambasadës Amerikane të akredituar në Beograd zoti Shon Grinli me bashkëpunëtoren e tij Ksenija Lazoviq vizuan sot komunën e Preshevës, me çrast u takuan me kryetarin e komunës Ragmi Mustafa. Në takimin e sotëm është biseduar gjerë e gjatë për të gjitha problemet që ballafaqohen qytetarët e kësaj komune. Sipas zotit Mustafa në këtë takim janë shtjelluar një sërë problematikash që preokupohen qytetarët e këtij rajoni duke përfshirë të gjitha sferat. Pas përfundim të takimit në kabinetin e kryetarit të komunës, delegacioni në fjalë së bashku me zotin Mustafa vizituan kompaninë e lëngjeve Fluidi në Preshevë me ç’rast u pritën nga drejtori dhe bashkëpunëtorët e kësaj kompanie. Qëllimi i kësaj vizite ishte prodhimi amerikan që bënë kompania në fjalë ndërkaq kërkesa është bërë nga përfaqësuesit e kësaj ambasade në takimin e parafundit. Menaxheri gjeneral i kompanisë Fluidi në Preshevë Bujar Mustafa shprehet i kënaqur me vizitën e bërë sot nga delegacioni amerikan. Takimet të ngjashme do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme shprehet kështu kryetari i komunës.
—————————
Deputeti Riza Halimi, njëherit edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në këtë fundjavë ka realizuar takim në Beograd me deputet të Irlandës Veriore zotin Jeffrey Donaldson si dhe me deputetin Nigel Dodds. Qëllim i takimit në fjalë ishte interesimi i jashtëzakonshëm për rrjedhat politike në Luginë të Preshevës si dhe raportet në mes të Serbisë me Kosovën. Deputeti Halimi shprehet se rëndësi e posaçme iu kushtua edhe qarkullimit të lirë të qytetarëve, pengesave të dala ditëve të fundit me tarifa enorme të policave të sigurimit si dhe probleme të tjera, me çrast qendra në Bruksel dhe Unioni Evropian të kenë një mbikëqyrje për realizimin e marrëveshjeve. Po në të njëjtën ditë Deputeti Popullor Riza Halimi pati takim edhe me Ambasadorin e Norvegjisë të akredituar në Beograd zotin Nils Ragnor. Edhe në këtë takim janë shtjelluar tema të ngjashme si qarkullimi i lirë i qytetarëve, policat e sigurimit. Duhet theksuar se viteve të fundit Qeveria Norvegjeze ka qenë mjaft aktive dhe angazhuar me shumë investime në këtë rajon. Po ashtu Deputeti Halimi në këtë takimi ka paraqitur specifikat më kryesore për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
————————
Pa probleme, e qetë dhe të përmbajtur nga të dyja anët, është mbajtur dje protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Rrethë 3.000 qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, kanë përkrahur protestën nga e cila kërkuan masa reciproke me Serbinë. Në krye të protestuesve në Dheun e Bardhë, kanë qëndruar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, dhe anëtarët e kryesisë së kësaj force politike. Ata, gjithnjë kanë kërkuar që protesta të jetë e qetë, dhe të mos ketë ndonjë provokim në drejtim të policisë, sepse ata nuk janë duke protestuar ndaj policisë së Kosovës, por ndaj qeverisë, për masa reciproke me Serbinë. Mirpo organizatorët, kërkuan edhe nga policia e Kosovës të jenë të kujdesshëm, ndërsa bëjshin thirrje që nga masa protestuese të largohen policët civilë, të cilët ishin të identifikuar nga kujdestarët e protestës. Masa protestuese u elektrizua kur protestës iu bashkangjitë edhe deputeti tjetër i VV Rexhep Selimi. Ai, tha se brohoritjet që erdhën në drejtim të tij nuk ishin për tëp or për rrespektin e UÇK-së. Një automjet me targa të Serbisë SD, që hyri në mes të protestuesve për pak sa nuk pësoi mos më keq. U deshtë ndërhyrja e kujdestarëve, deputetëve të VV, dhe e Policisë së Kosovës, që të parandalojnë protestuesit dhe që situata të qetësohet, ndërsa automjeti u detyrua të kthehet mbrapa. Ky ishte edhe momenti që shumë mirë u menaxhua, në të kundërtën gjithçka do të ishte me pasoja të rënda. Organizatorët këtë e cilësuan si provokim nga ana e policisë në drejtim të protestuesve sepse duke e parë numrin e madhë të protestuesve ata kanë lejuar që vetura të futet. Gjatë këtij momenti, është lënduar një qytetarë i cili menjëherë është dërguar në qendrën e emergjëncës në Kamenicë, kurse pas ndihmës së parë, ai është shoqëruar për në stacionin policor në Gjilanë, ku iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. Në këtë pikë kufitare prej fillimi të protestës e deri në fund nuk është lejuar të futet asnjë kamionë me targa të Serbisë, ndërsa veturat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kanë kaluar pa probleme, kurse me targa tjera të Serbisë gjithashtu nuk janë lejuar të hynë në Kosovë. Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje në pikëkalimin kuftar Dheu i Bardhë, ka përfunduar në orën 22.
————————
Qytetarët e dëshmuan se nuk mund t’i frikësojë qeveria. Masiviteti i protestës së djeshme tregon vullnetin e popullit për reciprocitet me Serbinë, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. Për Vetëvendosjen, më 14 janar urdhrat e qeverisë ishin të dhunshme, ndërsa më 22 janar ishin çnjerëzore. “Edhe këtë herë policia ishte tërësisht antiligjore. Duke mos ndërhyrë dhunshëm në protestë, pra duke pranuar se protesta ishte legjitime, paqësore e ligjore, ajo e luftoi çdo mjet për ekzistencë të protestuesve: ushqimin, ujin, batanijet, tendat, gjeneratorët, reflektorët, etj. Qeveria iu tha qytetarëve, keni të drejtë të protestoni, por nuk keni të drejtë të hani, të pini, e as të ngroheni”. Sipas Vetëvendosjes, policia e bllokoi lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e lirë në mënyrë të trefishtë. “Nuk lejoi ardhjen e aktivistëve nga Shqipëria, të cilët i ndaloi në kufi dhe i arrestoi 7 prej tyre; përsëri u instaluan postblloqe gjithandej rrugëve që shpien për në Merdar dhe te Dheu i Bardhë; u bllokua rruga disa kilometra para këtyre dy pikave kufitare nga kordonët policore që nuk lejonin as protestuesit të marshojnë paqësisht, e as kalimtarë të rastit që të ecin në anën tjetër.
———————–
Nxënësi Shpresim Sadiku me pika maksimale u kualifikua për pjesëmarrje në garat regjionale që do të mbahen në Serbi për lëndën e matematikës. Në garat komunale nga lënda e matematikës për nxënësit e shkollave të mesme që janë mbajtur të shtunën në Preshevë me rezultat mjaftë të mirë janë kualifikuar katër nxënës sipas kësaj renditje, pika maksimale kishte nxënësi Shpresim Sadiku, pastaj Arbresha Avdiu, Blerona Kamberi dhe nxënësi Arbër Bilalli.

Sipas kryetarit të këshillit profesional në këto gara testit garues I janë nënshtruar 18 nxënës, gara këto që janë realizuar në bazë të planit të paraparë me programin shkollorë. Nxënësit më të suksesshëm në garat e matematikës në nivelin komunal gjatë këtij viti prezantojnë shkollat e mesme të Preshevës në garat me karakter regjional.
————————
Serbët e veriut të Kosovës do të votojnë në referendumin e paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, ashtu siç është planifikuar”, ka thënë Krsimir Pantiq, njëri nga liderët e serbëve të Kosovës në veri të vendit. Mediat serbe njoftojnë se pas një takimi të sotëm të uhëheqësve serbë në veri, Pantiq tha se ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq nuk ka pasur nevojë që ta shprehë mendimin e qeverisë serbe një javë para referendumit, pasi që kjo nuk e sfidon të drejtën e serbëve lokalë për ta mbajtur këtë referendum. Pantiq thotë se që të katër komunat serbe në veri të Kosovës janë në favor të mbajtjes së referendumit, përjashtuar mosmarrëveshjet e vogla me komunën e Leposaviqit, që sipas tij, me kohë do të tejkalohen.
——————–
Nuk ka ende datë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi ka thënë shefi i ekipit serb, Borislav Stefanoviq. Ai ka thënë se për Beogradin është e papranueshme fusnota ”pa prejudikimin e statusit sa i përket përfaqësimit të Kosovës në nisma rajonale.
———————-
Sic ka deklaruar kyetarja e parlamentit serb Slavica Djukiq – Dejanoviq, zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale në Serbi do të shpallen sigurt me 11 mars e zgjedhjet do të mbahen me 6 maj. Kryetarja e parlamentit ka thënë se 11 marsi është dita e fundit kur edhe fillon procesi i zgjedhjeve dhe kjo është data e fundit kur edhe pëfundon mandati katërvjecar. Sipas saj, zgjedhjet do të mbahen me 6 maj dhe fushata zgjedhore do të zgjasë më pak se dy muaj.
——————–
Dinari sot do të rrisë vlerën e saj për 0.1%, andaj kursi mesatar do të jetë 105.158 dinarë për një euro, ka njoftur banka popullore e Serbisë. Sipas kursit zyrtar mesatar, një euro do të kushtojë 15 pare më pak se ditën e premte kur vlersa mesatare ka qenë 105.310 dinarë për një euro.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch