Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 23 korrik 2012

RTP lajmet 23 korrik 2012

Kryqi i Kuq në Preshevë do të bëjë shpërndarjen e ndihmave prej 600 pakove me gjëra ushqimore dhe 600 me higjienë, familjeve në nevojë në komunën e Preshevës. Sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë Amet Halimi thotë se ndihmat do të ndahen në koordinimim me qendrën sociale, ndërsa paketat me ndihma kanë ardhur nga Kryqi i Kuq i Serbisë. Të gjitha paketat sipas Halimit do të shpërndahen nga dita e hënë e javës së ardhshme. Kryqi i Kuq në Preshevë, shpërndarjen e ndihmave është duke e bërë 4 viteve të fundit si në sezonën e verës ashtu edhe atë të dimrit. Ata shpresojnë se në një të ardhme të afërtë të hapet edhe kuzhina popullore.

 

———————-

 

Takimi i vendlindjes- Priboci 2012” filloi me probleme. Sipas shoqatës së të shpërngulurve “Vatra”, qytetarët shqiptarë të Malësisë së Bujanocit me orë të tëra nuk janë lejuar të hyjnë nga Kosova në territorin e komunës së Bujanocit. Në reagimin që ka dërguar “Vatra” thuhet se “policia serbe në pikën kontrolluese në Muhoc të komunës së Bujanocit një numër të caktuar të qytetarëve i ka lejuar të kalojnë kufirin, ndërsa një pjesë i ka kthyer me pretekstin se nuk kanë bërë pagesën e taksës kufitare dhe nuk kanë letërnjoftime të Serbisë”. Sipas organizatës nga Gjilani, përfaqësuesit e të cilës sot ishin prezent në vend të ngjarjes, pas dy orë ndalese në këtë punkt, këmbëngulësia e qytetarëve dhe ndihmesa e komunës së Bujanocit ka bërë që këta qytetarë shqiptarë të lejohen të kalojnë kufirin. “Ky ishte një maltretim në këtë vapë për fëmijët dhe gratë si dhe të gjithë pjesëmarrësit e takimit”, thuhet në reagimin e “Vatrës”. Pas këtij incidenti gjithçka shkoi sipas planit të paraparë. Takimi i sivjetmë ishte i katërti me radhë. Në këtë manifestim, u takuan farefisi, shokët dhe miqtë për të shuar mallin e vendlindjes, për të kujtuar vitet e largëta ku kanë jetuar ata, baballarët dhe stërgjyshërit e tyre, e posaçërisht për t’u njohur në mes veti gjeneratat e reja.

 

——————

 

Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga faktorët relevantë vendor dhe ndërkombëtar për një angazhim më të madh në zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Marrëveshjes Paqësore të Konçulit dhe marrëveshjeve e Platformave të tjera politike të këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. LPD kërkon, gjithashtu, nga faktorët relevantë shqiptarë më shumë përkujdesje ndaj Luginës së Preshevës, duke sensibilizuar kërkesat e saj për bashkim me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ka qenë gjithmonë gjatë historisë. Nëse nuk merren hapa konkretë në zgjidhjen e statusit politik të shqiptarëve konform vullnetit të tyre të shprehur me referendum, Lugina e Preshevës dhe kjo pjesë e Ballkanit, nuk do ketë asnjëherë qetësi e stabilitet, thuhet mes tjerash në kumtesën e LPD-së, të firmosur nga kryetari i saj z. Jonuz Musliu.

 

——————–

 

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dërgojnë një shkresë për propozim- ndryshimet e konkursit të shpallur për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në vitin akademik 2012 / 2013.

 

I nderuari ministër i arsimit: prof. dr. Ramë Buja,

Ju lutemi që të merrni parasysh propozim-ndryshimet e konkursit të shpallur për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në vitin akademik 2012 / 2013. Propozimet e reja janë të paraqitura me shkronja ngjyrë të kaltër. Me këtë propozim-ndryshim numri i studentëve nga Presheva do të rritej edhe për 21 gjersa nga Bujanoci për 16, marr parasysh të gjitha fakultetet e UP-së. Këto propozime vijnë nga kërkesat e studentëve të rinj dhe të mbështetura nga dy pushtetet lokale pikërisht dy kryetarët e Komunave, Ragmi MUSTAFA, Preshevë dhe Nagip ARIFI, Bujanoc.

—————–

 

Për takimin e Tomisllav Nikoliqit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga është e nevojshme që të arrihen disa kushte”. Kështu ka thënë këshilltari i presidentit serb, Marko Gjuriq.”Kur për të të arrihen kushtet, presidenti Nikoliq do të jetë i gatshëm që të bisedojë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat do të kënaqnin interesat tona por edhe minimumin e interesave të gjithë të tjerëve”, ka thënë këshilltari i presidentit serb, për mediat serbe. Gjuriq ka thënë se është mjaftë me rëndësi fakti që përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Vensan Xherer, kanë vlerësuar se ndalimi i shkuarjes së tij në manastirin e Graçanicës nuk ishte në frymën e marrëveshjeve të arritura. “Prishtinës i është propozuar që pengimi i kujtdo qoftë për të vizituar selinë shpirtërore është akt jo civilizues dhe i papranueshëm. Është mjaftë me rëndësi që nga vende të bashkësisë ndërkombëtare, Prishtina të marrë porosi të tilla”, ka thënë Gjuriq. Ai ka konfirmuar që kryetari i Lëvizjes socialiste, Aleksandër Vulin do të jetë njeriu i parë i zyrës së re qeveritare për Kosovën.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch