Home » Lajme » RTP lajmet 23 prill 2012

RTP lajmet 23 prill 2012

Kryetari i Komisionit komunal zgjedhorë, Zeqir Miftari në mbledhjen e sotme të rregullt me anëtarët e këtij komisioni ka publikuar zyrtarisht partitë politike dhe grupet qytetare që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare që janë paralajmëruar për datën gjashtë maj. Në listën zgjedhore të zgjedhjeve të majit numrin një e mban Partia Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa numri dy i takon Partisë Liberal Demokratike, Çedomir Jovanoviq, me numrin rendorë tre është bashkimi Demokratik i Luginës, Skender Destani, numër katër Unioni Demokratik Shqiptarë, Rahmi Zylfiu, numri pesë i takon grupit qytetarë Rilindja Demokratike, Ramiz Latifi, me numrin gjashtë garon Parti për Veprim Demokratik, Riza Halimi, numri shtatë Lista serbe për Preshevë më të mirë, numri tetë lista serbe Fushëgropa e Preshevës për Serbinë e bashkuar, Ivica Daçiç, numri nëntë i takon grupit qytetarë Lëvizja e re, Enver mehmeti, me numrin rendorë dhjetë është Lëvizja e progresit Demokratik dhe numri njëmbëdhjetë i takon grupit qytetarë Lëvizja Kombëtare Shqiptare

——————————-

Organizata e veteranëve të luftës së UCPMB-së dje ka bërë homazhe në varrezat e fshatit Bushtran për të nderuar dëshmorin e kombit Qenan Rrahimin. Të pranishëm në këtë manifestim ishin,familjarët e dëshmorit Qenan Rrahimit, miq, bashkëfshatarë dhe familjarë të dëshmorëve të rënë. Kryetari i OVL-së së UCPMB-së Ramadan Ismajli para të pranishmëve theksoi se ne si organizatë nuk do të lejojmë që dëshmorët të harrohen, do ti kujtojmë ata me gjithë vlerën dhe dashurinë që patën për atdheun e tyre. Me një minutë heshtje dhe me ngritjen e flamurit kombëtar u vlerësua lartë vlera dhe vepra e dëshmorit Qenan Rrahimit. Familjarët e dëshmorit me gjithë dhimbjen që kishin për djalin e tyre duke kujtuar veprën e tij ata nuk gjetën asnjë fjalë të vetme të përshkruajnë kujtimin për më të dashurin e tyre që tani nuk jeton më dhe se ai dha jetën për liri dhe për të vlerësuar lartë veprën e tij ata vunë kurora me lule mbi varrin e tij. I pranishëm ishte edhe babai dëshmorit Artan Abazit zoti Arif Abazi i cili përshëndeti të pranishmit duke thënë se ndjehem krenar për bijtë tanë. Në fund kryetari i OVL-së së UCPMB-së Ramadan Ismajli falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre,dhe që kujtuan së bashku veprën e dëshmorit Qenan Rrahimi.

——————————

Ka filluar faza fillestare e punimit të fushës sportive në Bashkësinë lokale të St. Hekurodhor. Tereni me gjithsej 2700 metër katrorë do të shfrytëzohet si fushë sportive nga fëmijët dhe të rinjtë që jetojnë në stacionin hekurudhor. Në vendin ku kanë filluar punimet përveç banorëve i pranishëm ishte Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili për Radiotelevizionin Presheva tha se tani ka filluar faza e parë e punimeve ku më pas ky vend to të mbulohet menjë shtresë të vogël asfalti dhe theksoi se ky vendbanim ka pasur nevojë për një qendër sportive. I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Lokale ST. Hekurudhor i cili vlerësoi punën që ka filluar në këtë teren duke thënë se pas shumë pritjeve dhe bisedimeve në fund në këtë lokacion do të ndërtohet një fushë sportive. Ndërsa përfaqësuesi i forumit rinor në B.Lokale të St. Hekurudhor. Flamur Bektashi përkrahu iniciativën e marrë nga i riu Ardian Bektashi dhe falënderoi komunën dhe kooperativën bujqësore që kanë mundësuar një projekt të tillë dhe se një fushë sportive i ka munguar qysh moti St. Hekurudhor. Ndërkaq banorët ishin falënderues ndaj komunës për këtë projekt,sipas tyre kjo ka qenë një dëshirë e kahmotshme që ky vend të ketë edhe një fushë sportive për fëmijët e tyre. Sipas Kryetarit Mustafa tereni sportiv do të jetë gati për shfrytëzim pas 30 ditësh.

————————– ————————

Në sallën e shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica, Forumi Rinor Islam ka mbajtur takim me kujdestarët e fëmijëve jetim.Organizata e Forumit Rinor Islam merret me çështjet arsimore, kulturore dhe edukative ku për këtë vit e ka paraparë që të organizojë një aktivitet kulturor edukativ që ka të bëjë me fëmijët jetim në Luginë të Preshevës. Kryetari i Forumit Rinor Islam Bejtulla Veseli thotë se këtë aktivitet e kemi ndërmarrë falë donatorëve që bashkëpunojnë me këtë organizatë. Gjithsesi kryetari Veseli përmend edhe kushtet të cilat duhen të përmbushen për ti marrë këto ndihma. Sipas Bejtulla Veselit afati i dorëzimit të dokumenteve është deri më 2 maj, çdo ditë prej orës 10 deri në ora 15 në zyrën e Forumit Rinor Islam në Preshevë.

————————

Janë zhvilluar ndeshjet gjysmë finale të ligës komunale në futboll të vogël. Të shtunën ndeshjet e gjysmë finales i kanë përcjellë mbi 1000 shikues ku rreth e rrotull stadiumi i vogël ka qenë i mbushur për plotë. Ndeshja e parë është zhvilluar në mes MIRATOCËS dhe RAINCA ku janë shënuan pesë gola dhe pas një sfide dramatike ndeshja është mbyllur 3:2 për KF Miratocën. Takimi tjetër ka qenë mes FONTANËS BUKUROC dhe GIMIT ku edhe në këtë sfidë janë shënuar tre gola por triumfues kanë dal Fontana- Bukuroca pasi takimi është mbyllur 2 me 1 në të mirë të tyre. Pas këtyre rezultateve finalja për kampion të Ligës Komunale në Futboll të Vogël do të zhvillohet në mes të KF MIRATOCËS dhe FONTANË nga BUKUROCA, ndërsa për vendin e tretë do të luajnë KF RAINCA dhe GIMI. Ndeshja finale do të luhen të shtunën më duke filluar nga ora 17:00.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch