Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 23 Prill 2014 – Personat me invaliditetit vazhdojnë të diskriminohen

RTP lajmet 23 Prill 2014 – Personat me invaliditetit vazhdojnë të diskriminohen

RTP logoPersonat me invaliditetit vazhdojnë të diskriminohen, penalizimi për institucionet nga një 1-10 milion dinarë

 

Duke patur parasysh se komuna e Preshevës është ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi nuk mund të themi se kemi zhvillim ekonomik lokal, kështu ka deklaruar në programin e paradites, përfaqësuesi I Entit për punësim, Muhamet Ramadani. Sipas tijë personat me invaliditetit vazhdojnë të diskriminohen, penalizimi për institucionet nga një deri në dhjetë milion dinarë.

—————————————–

 

Fondi Humanitar I Kosovës Lindore vizitë në Tiranë

Kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore  është takuar me krerët e lartë të shtetit shqiptar. Në këtë takim ata kanë lobuar  për projektin e ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë të Preshevës ku dhe kanë marrë mbështetje të fortë për këtë nismë.

Kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Tiranë ku janë takuar me krerët e lartë të shtetit shqiptar.      Në takim me ministren e kulturës Mirela Kumbaro,ministrin e punës dhe mirëqenies sociale Erion Veliaj,me ish presidentin Bamir Topi si dhe të tjerë ata kanë lobuar çështjen sociale aktuale në Luginë të Preshevës gjithashtu ata kanë lobuar edhe për projektin e ndërtimit të 100 shtëpive ku kanë marrë përkrahje të forte nga të gjithë. Së shpejti Fondi Humanitar I Kosovës Lindore  do të organizojë një tryezë të rrumbullakët në Tiranë ku do të jenë prezent edhe ministrit e shtetit shqiptar.

——————————————————–

Luginë- Përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip në nivele shqetësuese

Këshilli Kombëtar Shqiptar pas inspektimit, parashtresave dhe konstatimit të Ombusmanit gjendja në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj është në nivelet shqetësuese. KKSH ka vërtetuar se detyrimet ligjorë për sigurimin e kapaciteteve, për përdorimin zyrtar dhe efikas të gjuhës shqipe dhe shkrimit te saj gjatë zhvillimit të procedurave administrative përball palëve me përkatësi shqiptare nuk zbatohet konform ligjit dhe konventave të ratifikuara ndërkombëtare.

Këshilli Kombëtar Shqiptar pas inspektimit, parashtresave dhe konstatimit të Ombusmanit gjendja në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj është në nivelet shqetësuese. KKSH ka vërtetuar se detyrimet ligjorë për sigurimin e kapaciteteve, për përdorimin zyrtar dhe efikas të gjuhës shqipe dhe shkrimit te saj gjatë zhvillimit të procedurave administrative përball palëve me përkatësi shqiptare nuk zbatohet konform ligjit dhe konventave të ratifikuara ndërkombëtare. Duke shtuar se për më tepër edhe aplikacionet virtuale për lëshimin e certifikatës së lindjes dhe dokumenteve tjera nga gjendja civile, organet përkatëse komunale nuk zbatojnë gjuha shqipe dhe shkrimin e saj krahas gjuhës serbe dhe shkrimit të saj. “Gjithashtu është identifikuar mungesa të mëdha me njoftimin mbi të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimin e saj në procedurat e caktuara. Mungesa e njoftimeve tek shërbimet e ofiqarëve dhe zyrave të shpërndara në territorin e komunave përkatëse mbi të drejtën e shënimit të emrit personal në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj si gjuhë amtare. Mosekzistimi i formularëve dygjuhësh në nivelet e administratës komunale për komunikimin zyrtar me palët si dhe mos aplikimi i praktikës së komunikimi në formë të shkruar me palët e përkatësisë shqiptare në gjuhën amtare. Ndërkaq, aktvendimet, vendimet dhe aktet tjera të sjella gjatë zhvillimit të procedurës ndaj palëve me përkatësi shqiptare nuk jepen edhe në gjuhën shqipe dhe shkrimin e saj”, thuhet në njoftimin e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Sipas KKSH-së kjo situatë është përcjellë edhe në të gjitha ndërmarrjet publike të themeluara nga Kuvendet Komunale si dhe njësitë organizative të organeve republikane në nivelet lokale e komunale. Vlen të theksohet se të drejtat e garantuara individuale dhe kolektive të shqiptarëve janë detyrime në zhvillimin e procedurave dhe veprimet e përditshme administrative si dhe organeve përkatëse komunale. KKSH në pajtim me ligjet përkatëse dhe konventat ndërkombëtare edhe më tej do marrë masat e nevojshme për të siguruar të drejtën mbi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj si dhe do të parashtroj para gjitha organeve relevante problemin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, thuhet në njoftimin nga shërbimi për informim i KKSH-së.

——————————————

Rryma në Serbi vidhet në 52 mënyra

 

Kontrollorët dhe montuesit e Elektrodistribucionit të Serbisë kanë regjistruar 52 mënyra të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike, ndërsa pesë prej tyre përdoren më së shumti. Ato janë: Lidhja direkte në shtyllë elektrike, lidhja në rrjet në shtëpi para orës matëse, ndërrimi i telave në përçues dhe furnizuesin kështu që ora sillet mbrapsht dhe fshin rrymën e harxhuar, ndalimi me gjilpërë e pjesës rrotulluese të orës dhe vendosja e magnetit të fortë në orën matëse. Ata që përdorin magnetë, ato i mbështjellin me shtof dhe me ngjitës i lidhin për orë, për të mos lënë gjurmë për vjedhje. Ata kujdesen që për një kohë të largojnë magnetin që mos shkaktojnë dyshim për zvoglim drastik të harxhimit të energjisë. Sipas vlersimeve të EPS, në serbi çdo vit vjidhet rrymë me vlerë prej rreth 7 miliardë dinarë, çka do të thotë se rrymën e vjedhin rreth 116.000 shtëpi, që kanë vlerë mesatare prej 5000 dinarë në muaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch