Home » Lajme » RTP lajmet 23 shkurt 2012

RTP lajmet 23 shkurt 2012

Edhe pse është shfuqizuar vendimi për situata të jashtëzakonshme nga qeveria serbe, pasojat e kësaj situate vazhdojnë të jenë prezent në komunën tonë. Në fakt në adresë të shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme janë lajmëruar pesë raste të reja ku bora dhe lagështia kanë sjellë dëme të konsiderueshme. Ekipi ynë sot ka qëndruar në teren , pasi tashmë shtabi komunal për situatat të jashtëzakonshme më nuk është valid, ku kemi vizituar familjen Ahmeti e cila jeton në rrugën që shpie kah penda e Rahovicës. Në këtë rast si pasojë e lagështisë kanë rrëshqitë disa shkëmbinj me peshë shumë të rëndë , por për fat të mirë pa pasoja. Fazli Ahmeti thotë se rastin ka ndodhë gjatë mbrëmjes dhe ka sjellë panik, pasi shkëmbinjtë e kanë goditur një pjesë të shtëpisë. Rasti tjetër si pasojë e borës ka ndodhur në rrugën e Gjilant, gjegjësisht në familjen Memishi , ku bora ka shkaktuar shembjen e kulmit të shtallës. Po ashtu raste të tilla kanë ndodhur  në fshatin Raincë tek banori Jakup Ymeri ,si dhe dy raste në kodrën e Alimetëve tek familja e Florije Isufi dhe Muhamet Isufi. Ndërkaq sipas burimeve pranë administratës komunale nesër do të mbahet një takim ku do të shqyrtohen të gjitha rastet e paraqitura si pasojë e borës. Supozohet se në komunën tonë janë evidentuar mbi dhjetë raste ku bora dhe lagështa kanë sjellë dëme materiale.

———————

Anëtarët e këshillit komunal për siguri në Preshevë kanë bërë sot planifikimin akcional për këtë vit kalendarik. Zyrtarët e organizatës PBILD në bashkëpunim me të pranishmit kanë punuar për përpilimin e Planit Akcional, duke përfshirë këtu qëllimet sfecifike të projekteve që do të realizohen në vijim, aktivitetet, bartësit e realizimit, periudha kohore e implementimit të projekteve, vlera e përgjithshme si dhe indikatorët e projekteve të parapara për realizim që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme. Anëtarët e këshillit komunal për siguri në Preshevë gjatë planifikimit akcional kanë prezantuar prioritetet e grupit të punëve në përmirësimin e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjëve, sigurisë së qytetarëve në zonat kufitare, zvogëlimin e kriminalitetit, preventivat kundër narkomanisë si dhe preventivat kundër dhunës në familje.

 

———————

Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka propozuar sot Qeverisë së Serbisë që në territorin e republikës të hiqet situata e jashtëzakonshme. Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka propozuar sot Qeverisë së Serbisë që në territorin e Republikës të hiqet situata e jashtëzakonshme përveç në 23 komuna ku ende ekziston nevoja. Në seancën e shtabit në Pallatin e Serbisë thuhet se për heqjen eventuale të situatës së jashtëzakonshme në ato komuna që gjinden në jug,dhe juglindje dhe jugperëndim të Serbisë do të bisedoj të shtunën ose ma së voni të hënën. Shefi i Sektorit për situata të jashtëzakonshme të MPB Predrag Mariq tha në seancë se gjendja lidhur me fatkeqësitë elementare dhe reshjet është përmirësuar dukshëm,por ka edhe 3.ooo njerëz në Sjenicë ,Priboj dhe Nova Varosh që janë bllokuar nga bota” dhe tek të cilët mundet të arrihej vetëm me helikopter. sipas fjalëve të tij, gjithsej në fatkeqësitë elementare kanë pësuar 22 njerëz, një njeri evidentohet si i humbur, më shumë se 300 janë shpëtuar nga situatat kritike

—————–

Drejtoria e doganave të Serbisë ka njoftur se në vendkalimin kufitar të Preshevës, gjatë kontrollimit të trenit të udhëtarëve në relacionin Shkup – Beograd, është parandaluar trafikimi i një sasie të madhe të barërave. Në njoftim precizohet se doganierët në një hapsirë në një orman elektrik në vagonin e tretë kanë gjetur gjithsejt 10.900 kapsulla të ilaçit “Tramadol” me dozë 50 miligram. “Tramadol” bën pjesë në grupin e analegjetikëve opionat që shërbejnë për zvoglimin e dhimbjeve të mesme deri tek ato të mëdha, pasi ndikojnë në sistemin nervor dhe bllokojnë dërgimin e impulseve për dhimbje nga periferia deri tek truri. Këto barëra keqpërdoren për zëvendësim të drogës, pasi metaboliti i saj ka veti opiumi, mirëpo më të dobëta se sa morfiumi

————-

Çmimi i rrymës elektrike nuk dotë ndryshojë për dy vitet e ardhshme, ka thënë ministri i energjetikës dhe infrastrukturës Milutin Mrkonjiq. Sipas tij, qeveria po përgatitet që të rikufizojë çmimet e naftës dhe derivateve të saj, duke kufizuar marzhën, ashtu siç ka bërë edhe me çmimet e artikujve ushqimor. “Nuk vjen në shprehje rritja e çmimit të energjisë elektrike edhe për dy vite” ka thënë ministri Mërkonjiq

——————

Dinari sot ka shënuar humbje të vlerës së saj kundrejt euros për 0.5%, kështu që kursi mesatar është 109.141 për një euro. Sipas kursit zyrtar të bankës popullore, një euro kushton më shumë për 52 pare më shumë se dje, ku kursi mesatar ka qenë 108.615 dinarë për një euro. Dinari në nivel mujor ka humb vlerën e saj për 3.6%, ndërsa në vjetor 5.8%

———————

Në bazë të Aktvendimit .III.nr.501-3 të datës 20 Janar 2012. të Këshillit Komunal të komunës së Preshevës,Komisioni për realizimin e projektit të shpërndarjes së mjeteve për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor  të parapara për bashkësitë lokale  2012  shpall këtë  : K O N K U R S

Komisioni për realizimin e projektit të shpërndarjes së mjeteve  për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor  të parapara për bashkësitë lokale për vitin  2012    shpall konkurs dhe përcakton  kriteret për shpërndarjen e 10.000.000,00 (dhjetë milion dinarëve) për bashkësitë lokale  që duhet ti  plotësojnë këto kritere :

1. Çdo Bashkësi lokale e komunës së Preshevës mund të konkurrojë me projekt që ka për qëllim mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor.

2. B. Lokale duhet të kenë të përpiluar propozim projektin me përshkrimin e plotë të punës të përpiluar nga vetë bashkësitë lokale.

3. Bashkësitë lokale mund të konkurrojnë vetëm me një projekt

4. Mjetet e parapara në buxhetin komunal për  këtë destinim nuk do të ndahen proporcionalisht nga bashkësitë lokale të komunës së Preshevës por ato do të ndahen në bazë të projektit më të mirë që bëjnë bashkësitë lokale.

5. Llogaria bankare e Bashkësisë lokale duhet të jetë e debllokuar para ditës së aplikimit në konkurs, nëse Bashkësia lokale ka llogarinë e bllokuar projekti nuk do të shqyrtohet.

Bashkësitë lokale që fitojnë me projektet e tyre në këtë konkurs mjetet e parapara nuk do të ju akordohen në para por ato do tu ipen në natyrë. Afati për paraqitje në konkurs është 30 ditë nga data e shpalljes në tabelën e shpalljeve në Administratën komunale të komunës së Preshevës. Dokumentet dorëzohen në arkivin e komunës së Preshevës-  Komisioni për realizimin e projektit të shpërndarjes së mjeteve  për mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor  të parapara për Bashkësitë Lokale  për vitin 2012 në komunën e Preshevës. Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim nga komisioni. Për informacion shtesë mund të drejtoheni tek kryetari i komisionit z. Fatmir Azizi.

—————–

Të Shtunën më  25.02.2012 në ora 11:00 në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme teknike në Preshevë, fillon  stinori pranveror  ligës komunale në PING-PONG  që e organizon Organizata për kulturë Fizike në Preshevë. Në këtë ligë po marrin pjesë 12 garues nga komuna  e Preshevës ku janë të ndara në dy grupe nga gjashtë garues.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch