Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 23 Shtator 2013

RTP lajmet 23 Shtator 2013

RTP-logo 14 vjecarja nga Presheva Donika Nuhiu për herë të parë përfaqëson Preshevën në evenimentin kulturor X Factor Albania 3 në Shqipëri.Mbrëmë në audicionin e dytë të  X factorit  Donika  u kualifikua për të vazhduar  garën edhe më tej. Donika për here të parë përfaqëson Preshevën në një eveniment të tillë. Vëllai I Donikës  është mbështetësi kryesor I saj,I cili  vazhdimisht e ka përkrahur atë për të vazhduar edhe më tej ëndrrën e saj për muzikë. Në mungesë të Donikës ne biseduam me vëllaun e saj I cili tregon më hollësisht për arritjet e saj deri këtu. Familjarët e Donikës janë të kënaqur me suksesin e saj që ka  arritur deri këtu,ku dhe më tej do ta ketë përkrahjen më të ngrohtë familjare. Donika ka qenë pjesëmarrëse në festivale të ndryshme të këngës për fëmijë në Maqedoni dhe Kosovë,ndërsa në Preshevë ka qenë pjesëmarrëse e festivalit të Këngës për fëmijë Gëzimi Ynë,ku dhe në vitin  2010   është zgjedhur fituese e vendit të pare. Shoqëria kulturo – artistike Presheva Jehone traditat e LUGINËS kësaj here i ka prezantuar para shqiptarëve të Bursës në festivalin Ballkanik të këngës dhe valles popullore. Me mall ,për  këngën dhe traditat ,shqiptarët e Bursës me emocione kanë përcjellë këngët dhe vallet shqipe.

Në festivalin Ballkanik të Bursës kanë marrë pjesë shoqëri kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Serbia , Mali i zi dhe Qiproja veriore. Në mesin e këtyre shoqërive kanë dominuar ato shqiptare , si Presheva Jehonë , Bajram Shabani Kumanovë , Jehona Tërnoc,pastaj ansambli i këngëve dhe valleve Pozharan nga Vitia dhe ai nga Berati. Presheva Jehonë me interpretimin e tyre kanë mallëngjyer shqiptarët e Bursës të cilët tashmë mbi 50 vite jetojnë dhe veprojnë në Turqi. Çdo mbrëmje shoqëritë kulturo – artistike  kanë udhëtuar nëpër qytete të ndryshme duke shfaqur program kulturor. Ndërkaq në natën e fundit Presheva Jehonë është prezantuar në qytetin e Mustafa Kemal Pashës me rastin e ditës së çlirimit të Bursës. Edhe në këtë qytete një numër i madh i shqiptarëve me duartrokitje ka mirëpritur këngët dhe vallet e mirëfillta shqipe. Keorografi Astrit Ramizi i ka thënë RTP se ansambli nga Presheva  në këtë festival ka paraqitur një program të gjerë me këngë dhe valle. Ndërsa kryetari i shoqërisë Presheva Jehonë Hasim Nuhiu ka potencuar se ky festival ka qenë tepër emocionues , për faktin që ka bashkuar  shqiptarët e të gjitha trojeve , e sidomos ata  Luginës të cilët jetojnë dhe veprojnë në Turqi. Në festivalin Ballkanik të Bursës kanë marrë pjesë shoqëri kulturore artistike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Lugina e Preshevës  , Mali i zi dhe Qiproja veriore. Qyteti i Bursës për te 8 vit me radhë organizon këtë festival me qëllim të afrimit të këtyre vendeve me bashkombasit e tyre të cilët jetojnë në Turqi.

 

————————————-

 

Me iniciativë të kryetarit të Bashksësi Lokale të Rahovicës Vebi Rexhepit  e imamit të xhamisë së fshatit Adnan Aliu, si dhe banorëve të kësaj bashkësie locale gjatë kanë  filluar punimet  në realizimin e projektit për rregullimin e vrrezave të fshatit. Në project janë paraparë të rregullohen staza në varreza , ndriçimi, ndërtimi I shadërvanit si dhe gjelbrimi  skaj rrugicës. “0 mijë euro janë mjetet e grumbulluara nga banorët e këtij fshatit ka thënë për Radiotelevizionin Presheva zoti Rexhepi. Ne si musliman duhet të jemi shembuj për të tjerët si si duhen të mirmbahen varrezat ka thënë hoxhë Adnan Aliu. Vlen të theksohet se projekti në fjalë është ndihmuar me gjithsej 420 mijë dinarë nga buxheti komunal

—————————————

Të dielën në orët e pasdites në Bujanoc në ndërtesën e cila po ngritet në rrugën e Beogradit në Bujanoc ka ndodhur një aksident, I cili ka përfunduar me fatalitet. Punëtori Sevder Alishani (54) nga fshati Tërnoci  cili po punonte në godinën në ndërtim në rrethana ende të panjohura ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës.Punëtori I pafata  në gjendje të rëndë, me anë të ndihmës së shpejt është dërguar drejt spitalit të Vranjës ku dhe ka  ndërruar jetë. I njderi Sevder Alishani po punonte në Kompania ndërtimore “Neza Company” nga Samolica e cila po ngritë godinën në këtë lokacion, në qendër të Bujanocit.Vendi i aksidentit është vëzhguar nga prokurori dhe policia, ndërsa pritet të iniciohet edhe procedura e inspektimit rreth plotësimit të kushteve të sigurisë për punëtorët nga ana e kompanisë që ka marrë përsipër ndërtimin e godinës.

——————————————-

 

Një shtetas nga Presheva është vënë në pranga nga policia e Tiranës me akuza se ka kryer katër vjedhje .Burimet zyrtare nga policia kanë thënë se kominisariati I policisë nr.2 ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit me inicialet F.S 38 vjeç banues në Preshevë. Nga hetimet e deritanishme të kryera është bërë e mundur që të dokumentohen 4 raste të vjedhjeve të relaizuara nga ky shtetas përkatësishtë më 18 shtator  në rrugën “ Brigada e Tetë “ . më date 12 shtator në rrugën “Abdyl Frashëri “ , më 9 shtator në rrugën “ Gjon Pali I dytë “ dhe vjedhja tjetët kishte ndodhur më 25 maj në të njëjtën lagje.Me cilësin e proves materjale shtetasit nga Presheva iu janë gjetur dhe iu janë bllokuar 6500 lekë dhe 950 euro , ka konfirmuar policia në tiranë.

———————————

Kompanitë kosovare të sigurimeve vazhdojnë të përfitojnë shuma të mëdha parash nga shitja e policave të sigurimit në kufi. Vetëm brenda tetë muajve të fundit këto kompani, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shitur rreth 335 mijë polica me vlerë 13 milionë euro. Me këtë statistikë, diaspora dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë kontribuuesit kryesorë që e mbushin “kuletën” e kompanive të sigurimeve. Prandaj, derisa të ketë fitim maksimal, pasi që dëmet nuk e kalojnë 1 milion euro, nuk ka asnjë motiv që autoritet kosovare t’i heqin këto taksa.Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada thotë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vërehet një rritje prej 39.33 për qind. Ai i deklaroi Zërit se gjatë 8 muajve të këtij viti është tejkaluar numri i policave të shitura gjatë gjithë vitit 2012. Kryetari  i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, Rrahim Pacolli tha se çdo makinë që hyn në Kosovë me targa të Serbisë duhet të paguajë polica kufitare, për faktin se pala serbe nuk ka dashur që të bëjnë marrëveshje me palën kosovare, ashtu siç e ka kjo e fundit me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Pacolli tha se pala kosovare ka qenë e interesuar që për shqiptarët e Luginës të bëhej diçka e veçantë. Mirëpo, sipas tij, për një gjë të tillë nuk është pajtuar BE-ja.

—————————————————-

 

Situata aktuale në Kosovë dhe vazhdimi i dialogut midis Beogradit e Prishtinës kanë qenë në fokus të takimeve që sekretari i përgjithshëm I Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki Mun, i ka zhvilluar të dielën  me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Tomosllav Nikoliq, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Baroneshën Catherine Ashton. Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm ka thënë se z. Ban e ka përgëzuar udhëheqjen e Kosovës për progresin e bërë në bisedimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në veçanti Marrëveshjen e 19 prillit 2013, të cilën e ka quajtur historike. Sipas zëdhënësit, zoti Ban e ka përgëzuar edhe udhëheqjen e Serbisë për vendimet që ka marrë në bisedimet e Brukselit dhe ka shprehur besimin se “Marrëveshjet e arritura do të përmirësojnë jetën e të gjithëve në Kosovë”. Ai ka vlerësuar edhe bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Sekretari Ban ka folur me të gjitha palët edhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale në Kosovë, të cilat kanë qenë gjithashtu temë bisedimesh midis Prishtinës e Beogradit, në Bruksel. Ai ka kërkuar vazhdimin e “angazhimit kontruktiv” të Prishtinës dhe Beogradit për sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të madhe të serbëve të Kosovës në këto zgjedhje. Në njoftimin e zyrës së sekretarit të përgjithshëm thuhet se z. Ban ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me UNMIK-un dhe misionet e tjera ndërkombëtare në Kosovë, në interes të “normalizimit” të marrëdhënieve dhe ndërtimit të besimit midis Kosovës e Serbisë. Sekretari i Përgjithshëm I OKB-së, Ban Ki Mun, ka ritheksuar gatishmërinë e OKB-së për mbështetjen e procesit të pajtimit në Ballkanin Perëndimor

—————————————-

 

Rreth 150 pjesëtarë të Policisë së Serbisë, nga e enjtja pasdite, kanë hyrë në veri të Mitrovicës. Burime të gazetës “Koha Ditore” nga veriu bëjnë të ditur se këto prurje janë në shërbim të ndriçimit të vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it, porse pritet të shërbejnë deri në përfundim të procesit zgjedhor, më tre nëntor, me qëllim të “mbajtjes nën kontroll të situatës së sigurisë” në atë pjesë. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës e të EULEX-it kanë deklaruar se “nuk janë të informuar për diçka të tillë”. Sipas burimeve të gazetës, pjesëtarët policorë serbë kanë hyrë në Kosovë nëpërmjet dy pikave kufitare, Jarinje e Bërnjak, dhe po shërbejnë në veri me rroba civile. “Për këtë rast institucionet e sigurisë së Kosovës, si ato vendore, ashtu ndërkombëtare, janë në dijeni. Policët e shtetit të Serbisë të premten dhe të shtunën janë parë duke operuar nëpër veriun e Mitrovicës në Lagjen e Boshnjakëve, ku të premten në mëngjes ka ndodhur një incident. Dhe policët serbë të autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kanë kontrolluar dhe bastisur disa shtëpi në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës”, i kanë thënë “Kohës Ditore” burime në kushte anonimiteti. Burimet thonë se cak i këtyre bastisjeve ishin kryesisht personat me të kaluar kriminale dhe ata që janë përfshirë në rrjete të ndryshme të krimit të organizuar.

 

 

SPORTI

 

 

Xhiro e pare e ligës komunale  ka sjellur ka sjellë emocione dhe breshëri golash.Skudrat kanë treguan klasë ku portat janë tundur 43 herë.Në grupin A fitore bindëse ka shënuar Presheva , Rainca dhe Tërnava, ndërsa në grupin B Miratoca dhe Norça.

 

ORGANIZATA PËR KULTURË FIZIKE PRESHEVË

REZULTATET XHIROS SË PARË

 

GRUPI –A-
                          Më 20.09.2013 e premte

1.K.F.MAX-BET PRESHEVA vs K.F.BURIMI ZHUNICË 15:30        6:1
2.K.F.LERANI vs K.F.RAINCA 16:15                                        0:5
3.K.F.BUSHTRANI vs K.F.RAHOVICA 17:00                             1:3
4.K.F.LLAPINCA vs K.F.TËRRNAVA 17:45                                1:5

GRUPI -B-
                       Më 21.09.2013 e shtune

1.K.F.MIRATOCA vs K.F.ZHUNICA 15:30                                 6:1
2.K.F.NORÇA vs EURO-TEC RAINCË 16:15                               4:2
3.K.F.CORROTICA vs K.F.GERAJ 17:00                                    3:2
4.K.F.FONTANA.B vs K.F.ST.HEKURUDHOR 17:45                     2:1

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkaq xhiroja e dytë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielnë duke filluar nga ora 15 –të dh edo të takohen.

XHIRO E DYTE

E SHTUNË 28.09.2013

GRUPI B                                  ORA:

1.K.F.ZHUNICA vs K.F.ST.HEKURUDHOR    15.OO

2.K.F.GERAJ vs K.F.FONTANA B.             15:45

3.K.F.EURO-TEC R.vs K.F.CORROTICA    16:30

4.K.F.MIRATOCA vs K.F.NORÇA               17:15

E DIEL 29.O9.2013

GRUPI A

1.KF.BURIMI-ZH. vs K.F.TËRRNAVA       15.OO

2.K.F.RAHOVICA  vs K.F.LLAPINCA         15:45

3.K.F.RAINCA      vs  K.F.BUSHTRANI      16:30

4.K.F.PRESHEVA  vs  K.F.LERANI             17:15

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch