Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 23 tetor 2012

RTP lajmet 23 tetor 2012

Shumë shpejt komuna e Preshevës do të përfitojë transferstacionin për grumbullimin e mbeturinave. Për këtë gjë dje janë shpërndarë edhe brushura ku sqarohet se i gjithë projekti do të jetë sipas standardeve dhe konventave të BE-së. E gjithë kjo bëhet në saje të projektit të përbashkët mes komunave të Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit, ku së bashku para 2 viteve kanë nënshkruar kontratën me ambasadën e SHBA-ve në Beograd. Ky project do të financohet prej organizatës amerikane USAID. Pasi që fabrika e përbashkët për reciklimin e mbeturinave do të jetë në Vranjë, atëherë komunat tjera do të përfitojnë transferstacionet për grumbullimin e tyre. Prioritetet e partneritetit ndërkomunal në mes të qytetit të Vranjës dhe komunave të Preshevës, Bujanocit, dhe Vlladiçin Hanit, në kuadër të projektit të USAID për zhvillim të qëndrueshëm lokal, është identifikuar pikërishtë nevoja për përpilimin e Planit rajonal për menaxhim të mbeturinave.

————-

Duke marrë pjesë në emisionin debativ INSAIDER të TVB92, kryeministri serb Ivica Daçiq, I pyetur për përfshirjen e serbëve të Kosovës në ekipin negociues të Serbisë në bisedime me palën Kosovare, ka thënë se serbët e Kosovës, do të duhet të kenë lidhje me qeverinë e Serbisë ashtu sikur që shqiptarët e Jugut të Serbisë besoj se nuk do të pranonin që të hynë në ekipin tim të bisedimeve me Kosovën për deri sa nuk marrin bekimin e Prishtinës apo Tiranës zyrtare. Kam biseduar me ta për përfshirje të tyre në qeverinë e Serbisë, por nuk kam marrë ende ndonjë përgjigje konkrete

——————-

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar për në mesin e nëntorit takim me shqiptarë të Kosovës dhe ka thënë se praktikisht me këtë vazhdon dialogu politik me Kosovën. Në deklaratën për “Blic” ai ka thënë se “Serbia është gatshme për bisedime, vijat tona të kuqe janë të ditura, nuk kanë ndryshuar. Në margjina të dialogut politik të do të zhvillohen bisedime për telekomunikacion dhe energjetikë”, ka thënë Daçiq për “Blic”, transmeton “Koha”. Daciqi ka shtuar se krahas dialogut politik, siç ka thënë ai do të zhvillohet edhe pjesa e të ashtuquajturave biseda teknike. Kryeministri serb ka shtuar se për këtë biseda ka autorizuar ministrat resorialë, Zoran Mihajloviq dhe Rasim Lajiq. “Megjithëkëtë të gjitha ministritë në masën se sa janë temat në domenin e tyre, do të përfshihen në bisedime për atë arritur zgjidhjet më të mira”, ka përfunduar Daçiq

——————–

Sekretari I OKF Nderim Ajvazi në programin e paradites ka thënë se liga komunale deri më tani është duke u zhvilluar në mënyrën më të mirë sportive dhe ekipet kanë arrit të tregojnë kualitetet sportive. Por ai nuk është i kënaqur që këtë vit pjesëmarrja e ekipeve është më e vogël. Gjithashtu në këtë intervistë është shtjelluar edhe problematike e sporteve të tjera , por me theks të veçanta mungesa e infrastrukturës në terrenin e madh. Sekretari ka thënë se ky projekt do të jetë prioritet i tij , por deri më tani ministria e rinis dhe sporteve nuk ka marrë parasysh projektin e OKF-ës. Si mundësi e vetme e rregullimit të terrenit të madh mbete realizimi i tij në faza , pasi konsiderohet si një projekt me një kosto më të madhe. Sekretari i OKF në fund ka potencuar se falë ndërtimit të sallave sportive nëpër shkolla komuna jonë në të ardhmen do të ketë ngritjen e nivelit të sportit në përgjithësi.

—————————-

Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë në bashkëpunim me komunën e Preshevës, Qendrën e Solidaritetit dhe Avancimit, si dhe Forumin Rinor Islam në Preshevë, organizojnë: MANIFESTIM QENDROR, Me rastin e festës së Kurban Bajramit, i cili do të mbahet të enjten më datë 25.10.2012 në shtëpinë e kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë me fillim në ora 16:00. Manifestimi ka karakter festiv, i cili do të jetë i begatuar me program kulturor – artistik, si: këndim Kur’ani, këndim ilahishë, recitime, monologje etj.
Për të gjithë të pranishmit do të shtrohet një koktej rasti. Pjesëmarrja Juaj e begaton manifestimin tonë! Ju mirëpresim!
EDHE 100 VJET TJERA URIME KURBAN BAJRAMI.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch