Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 Dhjetor 2012 – 14 serb nga Beogradi drejt Preshevës për ta rrënuar lapidarin

RTP lajmet 24 Dhjetor 2012 – 14 serb nga Beogradi drejt Preshevës për ta rrënuar lapidarin

14 djem, ishin nisur me 3 vetura nga Beogradi drejt Preshevës për ta rrënuar lapidarin e vendosur në qendër të Preshevës. Ata janë ndaluar nga policia në pikën e pagesës në Autostradë tek Nais në Nish ku edhe janë dërguar në stacion policor. Këta të organizuar që ishin tubuar nga qyteti i Krushevcit, Shabacit dhe Beogradit janë dërguar në stacionin policor të Nishit pasi policia kishte marrë paralajmërim se ata kanë për qëllim ta rrënojnë lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës. Këta të rinj po udhëtonin nga Beogradi drejt Preshevës dhe janë ndaluar tek pika e pagesës për autostradë që është afër qytetit të Nishit. Këta i kanë pranuar policisë se janë nisur për në Preshevë, por janë nisur ta vizitojnë qytetin. Tre nga tyre, policia ka ngritur padi sipas ligjit për posedim të armëve dhe municionit, ndërsa të tjerët janë liruar pas marrjes në pyetje. Nga ana tjetër, dje në Preshevë është vërejtur një numër i madh i policisë, në hyrje dhe dalje të qytetit si dhe një veturë e policisë ka qëndruar gjatë gjithë kohës në qendër të Preshevës ku edhe është vendosur lapidari.

 

——————————–

Në aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë kufitare në stacionin hekurudhor të Preshevës janë parandaluar 8 emigrant nga Somalia që kanë tentuar të kalojnë kufirin ilegal. Emigrantët ilegal nga Somalia janë gjetur në vagonin që po transportonte nga Greqia profile alumini drejt Austrisë. Siç thuhet në njoftim, kontrollimi i kompenzimit të trenit është bërë me detektor të karbon dioksidi, çka edhe ka treguar se në njërin nga vagonet ka vlera më të larta, çka edhe referon se brenda ka njerëz.

—————–

Ndodh shpesh që në ato që Kryeministri Hashim Thaçi i quan mbledhje të hapura të Qeverisë, qasja e mediave të jetë e kufizuar . Në të tilla periudha kohore, sipas burimeve, diskutohen çështje të ndjeshme, apo ministrat polemizojnë mes vete. Behgjet Pacolli rrallë merr pjesë në mbledhjet e qeverisë, e edhe kur është prezent në to, fare rrallë ngre ndonjë çështje për diskutim. Por një gjë e tillë e iniciuar këtë muaj nga ai, ka provokuar reaksion të qeshurash në kabinetin qeveritar. Ky zëvendëskryeministër e ka ngritur çështjen e vendbanimeve, të tipit Muqibabë. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari- Lila e ka konfirmuar këtë “kërkesë” të Pacollit. “Ka qenë si një rekomandim për Ministrin e Pushtetit Lokal, gjatë mbledhjes kur është diskutuar çështja e marrëveshjes me Serbinë për IBM-në”, ka thënë Kusari-Lila për “Kohën Ditore”. Ndërkohë Kusari Lila ka shprehur besimin se debatet do të ishin shumë më substanciale, sikur mbledhjet të ishin të mbyllura për media. Prej pesë vjetësh Kryeministri Thaçi ka nisur ta praktikojë atë që e quan zhvillim të mbledhjeve të hapura për media. Qeveria kishte instaluar kamera në sallë, dhe gazetarëve iu kishte krijuar qasje vetëm në press-qendër, duke bërë që regjia të vendosë së çfarë pamjesh t’u lejojë të shohin dhe cilat diskutime të mund të dëgjojnë.

—————

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka thënë se platforma e Beogradit për Kosovën tregon se autoritetet serbe vazhdojnë “të jetojnë në fantazi”. “Fantazia më e madhe në këtë platformë është se Kosova mbetet krahinë autonome e Serbisë dhe se Serbia do të ketë sovranitet mbi Kosovën. Kjo nuk do të ndodhë sepse nuk është aspak realiste”, ka thënë Serwer për Radion Evropa e Lirë. Ai po ashtu i ka hedhur poshtë komentet e Beogradit se me platformën në fjalë, Serbia ka hequr dorë nga ndarja e Kosovës. “Jo, nuk pajtohem me këto vlerësime, sepse mendoj se kjo, pa më të voglin dyshim, është plan për ndarjen e Kosovës. Autoritetet në Beograd bëjnë sikur po u përgjigjen kërkesave të komunitetit ndërkombëtar për largimin e institucioneve të paligjshme serbe nga Kosova, por në fakt këto institucione vetëm se i legalizojnë”. “Ato po ashtu propozojnë që me komunitetin serb në Kosovë, në asnjë mënyrë, të mos udhëheqin institucionet e Prishtinës, por ato të Beogradit. Andaj, platforma bashkon komunitetin dhe në këtë mënyrë krijon ndarjen”, ka thënë Serwer. E ashtuquajtura platformë për Kosovën, që ka propozuar Beogradi ditë më parë, kërkon vetëqeverisje për serbët që jetojnë në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë e kanë kundërshtuar fuqishëm atë dhe kanë premtuar se nuk do të lejojnë që të gjejë zbatim.

——————

Për nder të festave të fundvitit, Lidhja e sindikatave të pavarura të komunës së Preshevës ka organizuar tubim me kryetaret e sindikatave të punëtorëve në të gjtiha organozatat. Ky tubim këtë here nuk kishte karakter të punës por festiv.Në takimin në fjalë është folur edhe për angazhimin në zhvillimet e aktiviteteve sindikale në përmisimin e pozitës sociale-ekonomike të punëtorëve.Gjithashtu është përmendur se viti që po e lëmë pas ka qenë tepër I vështirë për të gjitha organizatat dhe bashkësitë e punës. Për këtë rast komisariati kishte përgatitur dhurata modeste me simbolin e sindikatave të pavarura.

————-

Janë mbajtur garat në shah dhe volejboll të organizuara nga Organizata për Kulturë Fizike në Preshevë. 22 garues ishin pjesëmarrës në garat e shahut nga komuna e Preshevës, ndërkaq garat u zhvilluan sipas sistemit zvicërran. Sekretari i OKF-së në Preshevë Nderim Ajvazi thotë se për tri vendet e para janë ndarë edhe shpërblime. Në garat e shahut për këtë vitë vendin e parë e zuri Ibrahim Zeqiri, vendin e dytë Fatmir Ymeri dhe vendi i tretë Ruzhdi Ibrahimi. Ndërkaq po dje janë mbajtur garat edhe në volejboll. Nga ekipet pjesëmarrëse fituese dolën: vendi i parë Shkolla Fillore “Dituria” Corroticë, vendi i dytë Shkolla Fillore “Abdulla Krashnica” Miratocë, dhe vendi i tretë Shkolla Fillore “22 Dhejtori” Raincë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch