Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 gusht 2012

RTP lajmet 24 gusht 2012

Të gjitha familjet që furnizohen me ujë të pijshëm nga ujësjellësi I Toplikut, do të kenë edhe ditëve të ardhshme reduktime të ujit. Kjo bëhet për shkak të thatësisë së madhe që ka kapluar rajonin tonë, ndërsa reduktimeve janë duke i ndihmuar edhe qytetarët e Preshevës duke bërë ujitjen e kopshteve dhe keqpërdorime të ndryshme. Këtë gjë e konfirmon drejtori i NP “Moravica” Naser Sadiku. Sadiku thotë se reduktimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme deri atëherë kur të fillojnë reshjet e shiut dhe deri sa keqpërdorimet do të ndalen. Në fund Sadiku informon qytetarët të bëjnë pagesat me kohë, sepse mund të ndodhë që shume shpejtë reduktimet të harrohen pasi që është duke funksionuar vetëm motori i fundit i ujësjellësit dhe shumë shpejt mund që edhe ky të jetë jashtë funksionit e atëherë qytetarët do të mbesin pa ujë të pijshëm deri në 4 javë

—————-

Qeveria e Serbisë ka aprovuar të enjten masat për tejkalimin e pasojave të thatësisë. Masat nënkuptojnë lirimin e bujqve nga obligimet caktuara financiare ose shtyrja e tyre, intervenimi në treg për të siguruar stabilitetit në furnizim dhe çmime,sikurse dhe ndihma financiare bujqve me rritjen e motivimit,thuhet në komunikatë nga seanca e qeverisë. Theksohet s masat mundësojnë fillim shtesë (grejs periudhë) prej njw vitit për subvencionim të kredive afatgjatë dhe afatshkurtër, gjatë të cilit bujqit nuk do të kthejnë pjesën kryesore,ndërsa do të vazhdojnë pagesat e kontraktuara për ti paguar. Kooperativat e regjistruara bujqësore lirohen nga pagesa e kompensimeve për ujitjet për periudhën 2011 dhe 2012 ,thekson Qeveria e Serbisë
————-
Në lagjen e Sadikajve të fshatit Priboc nga zjarri u dogjën edhe disa shtëpi e plevica. Edhe këtë fundjavë të gushtit, kanë vazhduar të mbretërojnë temperaturat e larta, gjë që kanë shkaktuar ndezjen e zjarreve, kanë ndihmuar dhe përshpejtuar përhapjen e xixave të ndonjë personi të pakujdesshëm si dhe kanë lehtësuar realizimin e qëllimit të zjarrvënësit të qëllimshëm që të digjen arat, malet, shtëpitë e çdo gjë e gjallë, pa u hetuar dhe pa lënë gjurmë. Zjarri në përmasa të mëdha është përhapur edhe në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, pikërisht edhe në fshatin Priboc, vend i cili gjendet në kufirin Kosovë – Serbi, vend ku janë të përqëndruar xhandarmëria dhe ushtria serbe

——————

Vija e brezit kufitarë Kosovë-Serbi ka përfshirë nga flakët fshatin Kokaj, Bilinicë, Dobrosinë, Stublinë e Muçibabë. Zjarret e furishme kanë përfshirë disa fshatra në brezin kufitarë me Serbinë. Aktualisht zjarret kanë përfshirë një perimetër të fshatrave kufitare duke filluar nga fshati Kokaj, Bilinicë, Stublinë, Dobrosinë e Muqibabë. Nazmi Rapuca drejtor për bujqësi në Gjilan është ndier i shokuar me këto zjarre dhe i befasuar me heshtjen e banorëve të këtyre fshatrave. Ndryshe ka shpjegimin drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Blerton Ajeti. Sipas Ajetit zjarrfikësit e Gjilanit janë treguar të gatshëm që të depërtojnë dhe të ndihmojnë edhe ekipet e Preshevës për të shuar zjarrin, por ende nuk kanë marrë leje për të hyrë. “Ne i kuptojmë shqetësimet e banorëve sepse po digjen male të vjetra, por nuk kemi autoritet që të hyjmë në territor të Serbisë” tha Ajeti. Ndryshe sipas banorëve të Bilinicës e Stublinës këto fshatra tashmë janë shndërruar në vende tymi e shkretëtire.”Gjithçka po digjet dhe nga tymi edhe jeta është bërë e padurueshme” tha Avniu banor nga Bilinica. Kurse banorët e fshatit Stublinë që kanë male në vendin e quajtur Zelenka afër punktit të Serbisë thanë se këto male tashmë janë djegur tërësisht

——————-

Derivatet e naftës janë shtrenjtuar sot, ditën e premte për dy dinarë. Kjo është ngritja e tretë e çmimeve për një javë, kështu që benzina nga dita e premte para një jave është shtrenjtuar për pesë dinarë

———————

Shtetasit e Serbisë janë të parët me numrin e kërkesave për azil në shtetin e Zvicrës – 1.152 kërkesa gjatë shtatë muajve të parë të sivjetshëm. Pushteti i Zvicrës ka shkurtuar në 48 orë afatin për shqyrtimin e kërkesave për azil të qytetarëve nga vendet prej të cilave për hyrje në Zvicër nuk u nevojitet viza. Kështu do të lehtësohet dhe përshpejtohet përzënia e tyre në vendet e origjinës. Ky është vendimi i Drejtorisë federale për migrim (BFM) dhe si reagim në rritje enorme të numrit të kërkesave për azil, që në këtë vend po paraqesin qytetarët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilëve nga vitit 2009, përkatësisht 2010, më nuk u nevojitet viza për të hyrë në Zvicër. Nga janari deri në korrik nga këto vendet kanë kërkuar azil në Zvicër 4.593 qytetarë. Sipas vlerësimeve të pushtetit fjala është kryesisht për romët. Statusin e azilantit e kanë marr vetëm 20 persona, që do të thotë se kuota e pranimit të kërkesave është rreth 0,5 %

———————

Ambasadorja amerikane në Kosovë,Tracy Jacobson ka deklaruar se delegacionet e Beogradit e të Prishtinës do të vendosin për temat e bisedimeve në nivelin e lartë. Jacobson supozon se çështja e veriut do të jetë pjesë e dialogut. Ambasadorja amerikane Jacobson, ka thënë për radion “Kontakt plus” se SHBA përkrahin fuqimisht procesin e normalizimit ë marrëdhënieve të Beogradit e Prishtinës dhe se zgjidhjen për veriun e sheh brenda propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch