Home » Lajme » RTP lajmet 24 janar 2012

RTP lajmet 24 janar 2012

Kryetari I Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi përmes informatës për media paralajmëron se pas vendimit të gjykatës së apelit të Departamentit për Krime Lufte në Beograd, të datës 7 Dhjetor 2011, për anulimin e aktgjykimit të gjykatës së lartë për Krime Lufte, i cili ishte shpallur më 21 Janar 2011, dhe sugjerimin për kthimin e lëndës nga fillimi, Gjykata e Qarkut në Beograd nën udhëheqjen e Kryetares së Trupit Gjykue Snezhana Nikoliq Garotiq. Seancën e parë, séance përgatitore të rigjykimit, për datën 31 Janar 2012. Nëntë Shqiptarët e komunës së Preshevës, Agush Memishi, Faton Hajdari, Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiku dhe Burim Fazliu u arrestuan në datën 26 Dhjetor 2008. Nga Gjykata e Qarkut në Beograd ata u dënuan me 101 vjet heqje lirie, dënim të cilin GJYKATA e APELIT e anuloi me sugjerimin se fare nuk ishin marrur parasysh dëshmitë e palës mbrojtëse, se dëshmitari kryesor i Prokurorisë, Bozhuri 50, kishte rënë në kundërshtim të plotë me fjalët e veta, se i njejti plotësisht ishte ngatërruar në data, në emra dhe në emërtimet e vendbanimeve. Kësaj radhe, pas vendimit dhe sugjerimeve të qarta të kësaj Gjykate, gjithsesi në ndërlidhshmëri me pritjen e vendimeve të mëdha për rajonin e sidomos për Serbinë, do të duhet të kemi një shpresë më të madhe thuhet kështu në informatën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të firmosur nga kryetari, Orhan Rexhepi.
—————————–
Në Vranjë, është mbajtur ceremonia festive e 10 vjetorit të hapjes së Agjensionit amerikan për zhvillim ndërkombëtarë USAID. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ambasadorja e SHBA-ve në Beograd Mery Worlick, drejtoresha e misionit të USAID-it në Serbi Suzan Fritz, si dhe kryetarët e Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit. Gjatë fjalës së saj ambasadorja Mary Worlick, paraqiti një historiat të USAID-it, e cila është themeluar pikërisht nga qeveria amerikane për ti ofruar ndihmë popujve në nevojë. Në Serbi organizata amerikane USAID zyrtarishtë është hapur në vitin 2001, kurse prej atëherë është investuar në zhvillimin e ekonomisë me 662.5 milion dollarë. Gjatë fjalës së saj edhe drejtoresha e misionit të USAID-it, dha mbështetje për projektet që kanë realizuar, kurse tha se puna do të vazhdojë edhe më tutje me vullnet edhe më të madh. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, deklaroi se USAID, me investimet e saja të bëra në kuadër të 4 programeve, ka ndikuar sado pak në ngritjen e ekonomisë. Para ceremonisë festive, drejtoresha e USAID-it, ka takuar së bashku edhe kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit, me të cilët është planifikuar që të kenë programe dhe projekte të përbashkëta në nivel regjional. USAID është themeluar më 3 nëntor 1961, nga presidenti i SHBA-ve Xhon Kenedy, si agjensia kryesore e qeverisë amerikane për dhënien e ndihmës. Ajo tashmë është e shtrirë në shumë shtete të botës, të cilat ndihmohen në mënyra të ndryshme.
—————————-
Në ambientin e ish tregut të gjelbër qytetarët kanë bërë hedhjen e mbetruinave, kjo ka ardhur si pasojë e mosvetëdijësimit të qytetarëve. Në vend të ngjarjes ishin inspektorët komunal pranë administratës komunale ku në kuadër të Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë lidhur me gjendjen e pastërtisë në qytet kanë ndërrmarrë aksion për njoftimin e qytetarëve për mos hedhjen e mbeturinave në vende ku nuk janë të caktuara për një gjë të tillë. Gjithashtu për moslejimin e hedhjes së mbeturinave janë të vendosura kontinjerët ku cdo ditë ata pastrohen nga Ndërmarrja Publike Moravica. Sipas Adnan Rashitit shef në repartin e punëtorëve në Ndërrmarrjen Moravica thotë se kjo vjen si pasojë e moskujdesit të qytetarëve. Sipas Elhan Osmanit dhe Adnan Rashitit luten qytetarët që të rrëspektojnë ligjin mbi pastërtinë, pasi që për të gjithë ata që bëjnë hedhjen e mbeturinave jashtë kontinierave inspeksioni komunal do të ndërrmarë masa adekuade ligjore ndaj tyre pasi në këto vende është I caktuar polici komunal.
——————–
Për rreth Leskocit, Vranjës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është shumë vështir për të hapur vende të punës. Për atë janë më të rëndësishme aktivitet për biznes në rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës , është mirë që të ruhen vendet e punës dhe krijim e kushteve për vende të reja të punës. Me këtë vlerësim, kryetari Odës Ekonomike për Tregti Goran Joviq, theksoi për momentin punë kërkojn 65.000 persona, ndërsa në mardhënie puna janë 72.000 persona. Kohë më parë kemi vendosur që mundësia për zhvillimin e jugut te Serbisë është bujqësia dhe për këtë arsye kemi mbështetur rritjen e buxhetit për këtë degë theksoi Joviq. Në jug të Serbisë tani ka mjaft tokë të papërpunuara, dhe si në fshatra jetojnë familje, të moshuar është nevojshme të projektuar politikën e zhvillimit në këtë zonë. “Propozimi ynë është për të krijuar një Fond për Zhvillim në Jug të Serbisë, sespe ajo është shanci për të ndarë mjete për këtë rrethin. Si një odë kemi mbrojtur dhe kemi nxitur investitor të huaj, por ne mendojmë se në një mënyrë të ngjashme, të ndajmë mjete të caktuar në buqësi,mundet të ndihmohet jo vetëm në hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe ne ringjalljen e vërtet të fshatrave! tha Joviq. Afaristët nga jugu i Sërbis nuk janë të kënaqur me bilancin e përgjithshëm të eksporteve të viti të kaluar. Vazhdon bashkpunimi me kompanitë nga Italia, por edhe me kolektivet nga Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Sllovenia dhe Gjermania. Eksportuesit kryesore janë Simpo, Alfa Plam, Gruner, Rinia, Shëndeti, dhe disa firma të njohura nga Vranja dhe Leskovci. Në eksport, më së shumti marrin pjes ndërrmarsit nga Vranja dhe Leskovci. Pika e synuar janë vendet e rajonit, dhe aty ndërrmarrsit e tanë kanë më shumë rast për biznisin e eksportit, theksoi Joviqi. Ai shtoi se pavarësisht nga distanca, me tregun Rus, në drejtim të eksportit të produkteve ushqimore, janë premtues, nëse ata sigurojnë vazhdimësinë dhe cilësi në ofrimin e frutave dhe perimeve.
————————
Nxënësi Shpresim Sadiku me pika maksimale u kualifikua për pjesëmarrje në garat regjionale që do të mbahen në Serbi për lëndën e matematikës. Në garat komunale nga lënda e matematikës për nxënësit e shkollave të mesme që janë mbajtur të shtunën në Preshevë me rezultat mjaftë të mirë janë kualifikuar katër nxënës sipas kësaj renditje, pika maksimale kishte nxënësi Shpresim Sadiku, pastaj Arbresha Avdiu, Blerona Kamberi dhe nxënësi Arbër Bilalli.

Sipas kryetarit të këshillit profesional në këto gara testit garues I janë nënshtruar 18 nxënës, gara këto që janë realizuar në bazë të planit të paraparë me programin shkollorë. Nxënësit më të suksesshëm në garat e matematikës në nivelin komunal gjatë këtij viti prezantojnë shkollat e mesme të Preshevës në garat me karakter regjional.
——————————-
Trembëdhjetë vjeçarja Donika Nuhiu ka marrë ftesë zyrtare për të prezantuar talentin shqiptarë në Festivalin Internacional Euro Star 2012 në Valeta të Maltës që organizohet nga data 25 deri më 30 prill. Donika ka pranuar ftesën nga një producente bullgare e cila i ka dhënë mundësinë që të tregojë talentin e sajë me tri këngë lajv në zhanrin Pop- Rok në evenimentin me karakter internacional. Donika Nuhiu ka marrë pjesë edhe në festivale si talent shows në Kosovë dhe Shqipëri. Kënga e saj e njohur si “Ti je dritë” ishte kënga më e suksesshme e Donikës, e cila është publikuar në gusht të vitit 2010 dhe u shpall “Kënga më e mirë” e Preshevës për vitin 2010 përmes festivalit “Gëzimi Ynë”. Donika Nuhiu fitoi në dhjetor të vitit 2010, një garë lokale në Preshevë, festivalin e këngës për fëmijë “Gëzimi Ynë 2010” me këngën “Ti je dritë” me muzikë të Claudiu Bulete dhe tekstin e shkruar nga Shëndrita Behluli dhe Rinor Nuhiu. Donika rezultoi fitore edhe në Gjysmë-Finale dhe Finale. Donika morri pjesë edhe në festivalin mbarëkombëtarë shqiptarë të këngës për fëmijë “Ylberi” 2011 në Shkup. Ajo u prezantua me këngën “Shkolla ime” dhe morri çmimin “Interpretuesja më e mirë. Për të ndihmuar talentin tonë duhet të ketë edhe përkrahjen dhe ndihmesën institucionale dhe të donatorëve tanë afaristëve privat. Në këtë mënyrë do ti ndihmojmë që prosperojë më tutje talentja Nuhiu si në vendet e regjionit por edhe me karakter ndërkombëtare duke ndihmuar financiarisht.
————————-
Kriza që ka kapluar Iranin mund të ndryshojë cmimet e derivateve të naftës për rreth 50%. Embargo ndaj Iranit për të eksportuar naftë dhe derivatet e saj, të cilën e ka vendosur Bashkimi Evropian ditën e hënë, siper ekspertëve ekonomik, nafta mund të rritë cmimim nga 100 në 300 dollarë për barel. Kjo rritje sigurisht se do të ndikojë edhe në tregun tonë, cka do të thotë se një litër dizel nëpër pompat tona të benzinës mund të kushtojë rreth 2 euro. Kjo rritje në mënyrë indirekte do të sjellë edhe në rritjen e cmimit të transportit, pemët, perimet dhe mallrat tjera.
——————–
Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian u diskutua për Raportin për Kosovën, ndërsa të sot votohet për këtë Raport, si dhe për qindra amendamente që janë paraqitur rreth këtij Raporti. Diskutimi i parë për këtë Raport ishte zhvilluar që në muajin nëntor të vitit të shkuar, ndërsa në mesin e dhjetorit ishin paraqitur mbi 200 amendamente nga deputetët e ndryshëm. Në këtë Raport të paraqitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet që qartë të refuzojë çfarëdo mundësie për ndarje të Kosovës, duke rikujtuar edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, ku një ide e tillë ishte hedhur poshtë, njofton NOA, shkruan Zëri. Parlamenti Evropian vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim “neutral ndaj statusit”, që do të thoshte të mos e trajtojë si shtet. Por Raporti do të jetë mjaft kritik ndaj Kosovës, po ashtu duke rikujtuar në parregullsitë në zgjedhje dhe mos dënimin e përgjegjësve, dhe këtu përmenden fjalë të qarta “mashtrime dhe parregullsi serioze” e jo fjalë diplomatike si “mangësi”, që përmendet nga disa zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë. Kritikat e Parlamentit Evropian për mashtrime në zgjedhje duhet të merren seriozisht, sepse Parlamenti Evropian ishte i vetmi institucion i BE-së i cili kishte vëzhguesit në terren në Kosovë kur u regjistruan këto parregullsi.
——————–
Serbët e veriut të Kosovës do të votojnë në referendumin e paralajmëruar të mbahet më 14 dhe 15 shkurt, ashtu siç është planifikuar”, ka thënë Krsimir Pantiq, njëri nga liderët e serbëve të Kosovës në veri të vendit. Mediat serbe njoftojnë se pas një takimi të sotëm të udhëheqësve serbë në veri, Pantiq tha se ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq nuk ka pasur nevojë që ta shprehë mendimin e qeverisë serbe një javë para referendumit, pasi që kjo nuk e sfidon të drejtën e serbëve lokalë për ta mbajtur këtë referendum. Pantiq thotë se që të katër komunat serbe në veri të Kosovës janë në favor të mbajtjes së referendumit, përjashtuar mosmarrëveshjet e vogla me komunën e Leposaviqit, që sipas tij, me kohë do të tejkalohen.
————————
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se vendimi i përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës, që në mesin e shkurtit, të organizojnë referendum, mund të jetë i dëmshëm për Serbinë, në mbrojtjen e interesave legjitimë në Kosovë. Sipas mediave serbe, Tadiq ka theksuar se para Serbisë është dialogu me Kosovën, që bartë rreziqe lidhur me zgjidhjen e problemeve.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch