Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 Janar 2014

RTP lajmet 24 Janar 2014

Këshilli Komunal-raporti i “NIP Presheva”  shembull për të tjerët

Anëtarët e këshillit komunal së bashku me  kryetarin  dhe zëvendëskryetarin e  komunës së Preshevës shqyrtuan dhe miratuan sot pikat e mbetura  nga mbledhja e kaluar. Raporti i punës dhe ai financiar  për vitin 2013 dhe programit të punës dhe atij  financiarë  për vitin shkollor 2014  të Entit Parashkollor  “8 Marsi” në Preshevë është rikthyer mbrapa mbledhjen e kaluar  për sqarime  më të detajuara  në lidhje me numrin e punëtorëve dhe raportin financiarë, ka shtuar sot kryetari Mustafa. Ndërkaq tani raporti i këtij institucioni arsimor është miratuar nga ana e anëtarëve të këshillit komunal. Raporti i punës dhe ai financiar për vitin 2013 dhe program I punës dhe atij financiar për vitin 2014 i “NIP Presheva” në Preshevë është përshëndetur nga kryetari I komunës dhe këshilltarët prezent si raporti , duke e konsideruar si më i kompletuari deri më tani. Raporti I këtij medium publik duhet të jetë shembull për drejtoratet e tjera është thënë në mbledhjen e sotme. Mbledhja e sotme vazhdoi edhe me shqyrtimin dhe miratimin e drejtoratit për veprimtari shoqërore, drejtoratit për punë të inspekcionit , drejtoratit për Urbanizëm, shqyrtimin e kërkesave dhe të ndryshme. sipas kryetarit të komunës këshilli komunal do t vazhdoj me mbledhjen e radhës ditën e hënë me raportet e radhës, të Qendrës për Punës Sociale, “NP Moravica” dhe të shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

——————————————————

Gani Memishi- para LDB 11 fshatra të Preshevës i kanë takuar Zhegrës së Gjilanit

Moderacion. Fshatrat e malësisë së Preshevës edhe pse ishin pjesë të komunës së Zhegrës ës Gjilanit, ata tregtinë çdo herë e kanë bërë me Preshevën për shkak të afërsisë gjeografike. Gani Memishi në programin e paradites në Radio Televizionin Presheva ka deklaruar se  para Luftës së Dytë Botërore 11 fshatra të Preshevës I kanë takuar Zhegrës së Gjilanit, fenomen ky që edhe shumë emra të vendit tonë kanë udhëhequr me komunën siç ishte Sinan Sinani – Staneci.

 

 

———————————————–

Shoqatat Dituria dhe Vëllazërimi seminar- udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore për maturantët

Shoqata Kulturore Dituria në Preshevë  dhe Organizata Kulturore humanitare Vëllazërimi nga Bujanoci kanë organizuar sot seminar treditor  për maturantët e Luginës me temën ‘ udhëzime për zgjedhjen e drejtimeve studimore’. Seminarin u mbajt në sallën e Kuvendit  në Preshevë ndërsa e përcollën maturantë nga tri shkollat e mesme Gjimnazi Skënderbeu,Shkolla e Mesme Teknike Presheva në Preshevë dhe Sezai Surroi nga Bujanoca. Nexhemdin Ademi kryetar i  Shoqatës Kulturore Dituria potencon se seminari në fjalë ka për qëllim të ofroj udhëzimet praktike që do ti ndihmojë të interesuarve  për përzgjedhjen e drejtimeve për studime. E drejtori i Gjimanzit Skënderbeu në Preshevë Abdurrahaman Zylfiu  e përshëndeti këtë iniciativë të ndërmarrë nga shoqatat në fjalë dedikuar maturantëve të luginës për udhëzimet e përzgjedhjes së drejtimeve studimore.Çdo lloj udhëzimi profesional për maturantët tanë është mjaft i qëlluar  madje  dyert janë hapura në këtë shkollë  për  iniciativa të kësaj natyre  ka shtuar veç tjerash drejtori i Shkollës së Mesme Teknike Presheva në Preshevë Telat Arifi. Për tri ditë rresht në këtë seminar do të ligjërojnë profesorë nga vedni e rajoni.

————————————————

PVD – akuzon Mustafën e Arifin për lidhje të përbashkëta

 

 

Për të shpëtuar veten nga kritikat e PVD-së në Preshevë, Ragmi Mustafa del në ndihmë të shfajësimit të Nagip Arifit për dështimet e tij në Bujanoc. Solidarizimi  në mes të këtyre dyve është i domosdoshëm, sepse kanë edhe “lidhje të përbashkëta”. Hijet e dy lapidarëve, njëri i dëshmorëve në Preshevë dhe tjetri i xhandarëve në Lluçan të Bujanocit, qëndrojnë mbi kokën e këtyre dyve si “Shpata e Damokleut” .

 

Në reagimin e PVD thhet se, kryetari i Preshevës, për të larguar vëmendjen e opinionit preshevar nga dështimet e tij politike dhe mospërmbushja e premtimeve zgjedhore, me akuzat e fundit ndaj PVD-së, dhe për ti dalë në ndihmë kampanjonit të vet në Bujanoc (Nagip Arifit) e hedh topin në terrenin e Bujanocit.

 

Në një konferencë në të cilën Mustafa ishte mbrojtur nga kritikat e PVD-së, ai ka vlerësuar se është më mirë të transferohet në terrenin tjetër se sa të flasë për “sukseset” e tij.

 

“Le të marrim vetëm shembull komunën e Bujanocit, të parën fqinje”, kishte thënë dje  Mustafa,  “të cilën 4 vite më parë e kanë menaxhuar kuadrot e PVD-së, duke sjellë ndërmarrjen “Komunalia” në 150 milionë dinarë në borxhe, ku ndërkohë edhe punëtorët janë në hallin e madh dhe vet institucioni në hallin e madh, po edhe vet komuna në hallin e madh”,  ai më tej ka akuzuar PVD-në se i paska lënë borxhe komunës të cila, borxhe këto që nuk i ka pa askush veç Nagip Arifit dhe Ragmi Mustafës thuhet në kumtesë .

 

Mustafa, si zakonisht, absolutisht jashtë rrjedhave reale politike, nuk e di se që nga 2002, kur në qeverisen e Bujanocit ishin futur shqiptarët, PVD, asnjëherë nuk ka pasur drejtorin e NP Komunalia, por, për të s’ka rëndësi, sepse ai është mësuar me deklarimet të cilëve pas vetëm një dite i del boja. Ai kishte deklaruar “me përgjegjësi të plotë” dorëheqjen e vet nga posti i kryetarit nëse “hiqet lapidari” mandej doli se “s’po e len partia”.

 

Zikzaket politike të Ragmi Mustafës janë të njoftura për të gjithë, në një palë zgjedhje ai deshi të na “bashkojë me Iliridën”, në zgjedhjet tjera “me Kosovën”, në këto të radhës një zot e di me kend. Ai ka harruar se ishte “solidarizuar plotësisht me deputetin Halimi” kur i nevojitej ndihma për çështjen e gjykatës, ai “solidarizohej plotësisht me Riza Halimin” kur ky i fundit i doli në ndihmë për çështjen e Lapidarit të dëshmorëve në Preshevë, dhe solidarizohet plotësisht me Halimin kur gjendet në kaoset politike të cilat radhazi po i shkakton vet.

 

Solidarizimi i tij me Nagip Arifin nuk është i rastit, përveç “lidhjeve të përbashkëta”, ata kanë të përbashkët edhe çështjen e lapidarëve. Mustafa e ka peng atë të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndërsa, Arifi atë të xhandarmerisë serbe (me kryq) në Lluçan përfundon kështu kumtesa e PVD .

 

Dega e PVD-së Bujanoc

Shërbimi për informim

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch