Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 maj 2012

RTP lajmet 24 maj 2012

Shënohet 65 vjetori i shkollës fillore Zenel Hajdini

 

Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” Raincë, ka shënuar 65 vjetorin e themelimit të saj. Drejtori i kësaj shkolle Shukri Ymeri me rastin e këtij manifestimi ka thënë  se kjo ditë është e veçantë edhe për Luginën e Preshevës pasi përherë të parë në Raincë nisi mësimi në gjuhën shqipe edhe atë fillimisht në xhamin e fshatit me mësues Fehi Salihu.E për këtë ditë nxënësit të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre kishin përgatitur program kulturo artistik.

Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” Raincë, ka shënuar sot ditën e saj të themelimit ,gjegjësisht 65 vjetorin . Të pranishëm në këtë manifestim përpos nxënësve, arsimtarëve, udhëheqës të shkollës ishin edhe qytetarë të shumtë të fshatit Raincë, ish arsimtarë të kësaj shkolle, mysafirë të ndryshëm si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Komunës së Preshevës. Manifestimin e sotëm kushtuar kësaj shkolle e hapi drejtori Shukri Ymeri , i cili tha se kjo ditë është e veçantë edhe për Luginën e Preshevës pasi përherë të parë në Raincë nisi mësimi në gjuhën shqipe edhe atë fillimisht në xhamin e fshatit me mësues Fehmi Salihu

 

VOX: Shukri Ymeri  – Drejtor i SH.F. “Zenel Hajdini” – Raincë

 

E nxënësit e kësaj shkolle kanë shfaqur një program kultuor artistik.

Ata recituan poezi dhe kënduan këngë për shkollën ,librin ,  prindërit dhe mësimdhënësit.Po ashtu nuk munguan edhe vallet populore. Monologjet dhe pikat humoristike. Ndërsa sa i përket historiatit    Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” është hapur në vitin 1953, si shkollë tetëvjeçare në gjuhën shqipe dhe serbe, ku radhitet ndër shkollat e para fillore të themeluara në komunën e Preshevës, me përfshirjen e të gjithë nxënësve të fshatit Raincë, dhe të një numri që erdhën nga fshatrat Letovicë, Nasalc, Bilaç, Samolic dhe disa fshatrave tjerë të afërta me Raincën. Në vitin 1978 në shkollë mbeten vetëm 3 nxënës serb dhe po atë vit ndërpritet mësimi në gjuhën serbe. Prej vitit 1967 kjo shkollë e ndryshon emrin nga ai i mëparshmi “Bratsvo” në atë të tanishmin që mban edhe sot me krenari të heroit kombëtarë “Zenel Hajdini”.

—————————–

Nesër me fillim prej orës nëntë në Shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë do të mabehn garat komunale në recitime për vitin 2012.Në këto gara të recitimeve do të marrin pjesë të gjitha shkollat fillora nga komuna e Preshevës.Sipas organizatores Afeida Borici,përgatitjet  për këto gara janë kryer dhe presin që nesër garuesit të dalin me sukses.Edhe këtë herë garat komunale do ti përcjellë juria profesionale e përbëre nga arsimtarë të gjuhës dhe letërsis shqipe dhe të gjithë pjesëmarrësve do tu ndhane mirënjohje.

Nesër me fillim prej orës nëntë pritet që nxënësit,arsimtarët dhe qytetarët e Preshevës ti mbështesin garat komunale të shkollave fillorë të komunës sonë.

——————–

Në kuadër të lojërave sportive të punëtorëve  të organizuara nga Lidhja e sindikatës së pavarur të punëtorëve në Preshevë,në orët e pasdites së djeshme është zhvilluar  finalja në basketboll.

Në  finalen  e djeshme në basketboll   vendin e parë e zuri  gjimnazi Skënderbeu,vendin e dytë Shkolla Fillore Ibrahim Kelmendi nga Presheva dhe në vendin e tretë  u radhit Shkolla e mesme teknike Presheva në Preshevë.

Ndërkaq  nesër me fillim prej orës 17 në Shkollën fillore Abdulla Krahnica në Miratoc do të mbahet shenjëtaria disiplina e fundit e lojërave sportive të punëtorëve të lidhjes së sindikatës së pavarur të Komunës së Preshevës.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch