Home » Lajme » RTP lajmet 24 nëntor 2011

RTP lajmet 24 nëntor 2011

Ka përfunduar seanca e rregulltë e Këshillit Komunal të komunës së Preshevës. Në këtë seancë e cila për nga rëndësia ishte më e veçanta e këtij organi ekzekutiv gjatë vitit 2011, u shqyrtua dhe u miratua buxheti i Komunës së Preshevës për vitin 2012. Pas shumë propozimeve në fund u harmonizuan qëndrimet e anëtarëve të këshillit komunal dhe me shumicë votash u aprovua buxheti komunal, i cili tash do të përcillet në Kuvendin Komunal, organi që do ta ketë fjalën e fundit, për ti dhënë dritë jeshile buxhetit për vitin 2012. Në krahasim me vitin e kaluar buxheti i komunës së Preshevës do të jetë më i lartë për 117.954.584 dinarë. Në bazë të këtij projektë buxheti komuna e Preshevës, asnjëherë deri më tash nuk ka pasur një buxhet më të mirë. Në fund të seancës kryetari i komunës së Preshevës, seancën e sotme e vlersoi si mjaftë konstruktive dhe me debate të frytshme në mes të anëtarëve të këshillit komunal të Preshevës. Gjatë hartimit të project buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2012, janë mbajtur edhe debate publike të cilat kanë qenë të hapura edhe për qytetarët e komunës së Preshevës, të cilët kanë pasur mundësi që edhe ata ti paraqesin idetë e tyre, rrehtë shpërndarjes së mjeteve, në mënyrë që buxheti i komunës së Preshevës, të jetë sa më i mirë.
——————–
Ministri i Arsimit dhe Shkencës i Serbisë, Zharko Obradoviq, ka thënë se pas ujdisë së Beogradit e Prishtinës pwr njohjen reciproke të diplomave të universiteteve, në atë procedurë ekzistojnë dy dokumente për të cilët secila nga palët mund të deklarohet sipas përzgjedhjes së vet. Obradoviq, i cili më herët ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do t’i njoh diplomat e “shtetit fantom të Kosovës”, ka sqaruar se “do të ekzistojë shtesa diplomës që do të jetë shenjë e shtetësisë, si dhe vërtetimi i asaj shtesë nga Asociacion i i Universiteteve të Evropës” dhe ka shtuar se të dy palët mund të përzgjedhin se cilin nga dokumentet e ofruar do ta pranojnë si relevant. Gjithashtu u lihet edhe punëdhënësve të vendosin se cilat certifikata do t’i shfrytëzojnë ka thënë Obradoviq dhe ka cekur se është mirë që është gjetur zgjidhja për çështjen e diplomave.
———————
Zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq ka deklaruar dje se askush në Serbi nuk guxon të njoftojë se Kosova është e humbur dhe nuk do të luftojë për Kosovën për shkak se duhet barazpeshë e frigës për sigurinë në regjion. “Vija e kuqe për Beogradin është sulmi i armatosur i Hashim Thaçit ndaj serbëve të Kosovës” ka thënë Daçiq për Press. “Thaçi duhet ta dijë se nëse sulmon serbët në Kosovë, sulmon Beogradin, dhe Serbia nuk dotë rri e qetë” ka thënë Daçiq. Ai ka theksuar se nëse Turqia thoë se sulmet ndaj Sarajevës janë sulme ndaj Stambollit, atëherë pse “sulmi në Mitrovicë nuk është sulm ndaj Beogradit”. “Në historinë tonë disa herë e kemi humbur dhe e kemi kthyer prap Kosovën” ka thënë Daçiq.
——————
Paralajmërimet që vijnë nga Lugina e Preshevës për mundësinë e shpalljes së pavarësisë së kësaj pjese, si kundërpërgjigje ndaj serbëve të veriut të Kosovës, të cilët po ashtu e kanë paralajmëruar të njëjtën gjë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka porositur shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos bëjnë politikë me inercion. Ai këto komente i bëri të mërkurën në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka thënë se paralajmërimet e serbëve të veriut mund të jenë temë mediale dhe senzacionale, por jo edhe efektive. “Kjo është bërë temë, mund të jetë temë mediale, mund të jetë senzacionale për një ditë ose dy, por nuk do të jetë efektive. Veriu në një mënyrë është i zaptuar nga kriminelët, por ata nuk do të jenë legjitim asnjëherë. Po ashtu nga pozita e zëvendëskryeministrit i porosis shqiptarët kudo edhe në Preshevë, politikë me inercion nuk duhet të bëjmë”, ka thënë Kuçi. Një porosi të tillë, Kuçi e ka përçuar, duke thënë se mënyra më e mirë është që të punohet bashkërisht me faktorin ndërkombëtar që shqiptarët në Luginën e Preshevës të ruajnë të drejtat e tyre kombëtare dhe njerëzore dhe të punojnë për integrimin në Bashkimin Evropian. Ai ka thënë se politika e shqiptarëve nuk duhet të funksionojë mbi parimin e paternalitetit, por secili të jetë i barabartë në politikën e vetë. “Unë e kam një parim ndryshe. Parimi im është ky. Shqiptarët kudo që janë qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, qoftë në Preshevë, Maqedoni, nuk mund ta luajnë rolin e paternalitetit, as të babës as të nënës. Ne jemi vëllezër dhe vëllezër as më i madh as më i vogël, por të barabartë dhe në këtë drejtim secili e ka politikën e vetë. Ne i ndihmojmë interesat e përgjithshme nacionale, por ne i ftojmë ata që të punojnë shumë me faktorin ndërkombëtar, të ruhen të drejtat e tyre nacionale dhe njerëzore dhe të punojmë të gjithë në rajon për një integrim në Union Evropian dhe asnjëherë nuk u premtojmë atyre dhe askujt tjetër gjërat që ne s’mund t’i mbrojmë”, ka thënë Kuçi. Ai ka rikujtuar se në veri i Kosovës vazhdon të mbetet i zaptuar nga të njëjtit njerëz që kanë menaxhuar edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe ai mentalitet, sipas tij po vazhdon, por ka shprehur besimin e plotë se shumë shpejt, institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare do të shtrijnë autoritetin e tyre në këtë pjesë të vendit, konform ligje dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
——————
Aktivizimi i faktorit politik shqiptar të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, i shprehur përmes protestave qytetare në këto tri komuna dhe në Gjilan, si dhe deklarimeve të liderëve politik të asaj pjese në favor të bashkimit me Kosovën, ngjalli reagimin e Qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës edhe kësaj radhe u tregua e papërgjegjshme dhe ishte nën nivelin që e kërkon koha prej saj. Ajo i këshillon shqiptarët e Kosovës Lindore që të mos reagojnë me inercion, që do të thotë se reagimi i tyre nuk duhet të nxitet nga veprimet e serbëve në veri. Lëvizja për Bashkim i mbështet kërkesat e drejta dhe legjitime të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës që të sillet më me përgjegjësi ndaj kësaj çështjeje. Askush nuk ka të drejtë që në emër të përfitimeve të një pjese të Kosovës ta këshillojë pjesën tjetër të jetojë nën një shtet tjetër dhe pa të drejtat elementare.
Lëvizja për Bashkim konsideron se shteti i Kosovës më në fund duhet të fillojë të sillet si shtet duke i mbrojtur interesat kombëtare të popullit shqiptar, thuhet në njoftimin e lëshuar për medie nga Lëvizja për Bashkim.
——————–
Ekipi i Ndërmarrjes Publike “Moravica në Preshevë po e bënë pastrimin e tri puseteve në rrjetin e kanalizimit kryesor të fshatit Miratoc. Persona të pandershëm, me paramendim i kanë mbushur me gurë të mëdhenj, drunj dhe bërlloqe të ndryshme këto pusete, kështu që është zënë në tërësi qarkullimi i ujërave të zeza të cilët i derdhin banorët e këtij fshati. Ato kanë dal në sipërfaqe, me çrast është bërë edhe ndotja e tokës së punueshme. Në këto kushte të vështira atmosferike, punëtorëve të “Moravicës iu duhen gati tri ditë punë në fushën e hapur për pastrimin e tyre dhe për ta bërë funksional rrjetin e kanalizimit. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Miratoc, Shezai Shaqiri i dënon këto akte barbare dhe apelon tek banorët e fshatit që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve me rëndësi të veçantë publike, siç është rrjeti i kanalizimit. Ndërkaq ,
punëtori i Moravicës, Milazim Junuzi, i lodhur nga puna shumë e mundimshme u ankua në kushtet e këqija të punës. Drejtori I Ndërmarrjes Publike ,Moravica, Naser Sadiku theksoi se mirëmbajtja e rrjeteve të kanalizimit është detyrë e përditshme e tyre,ndërkaq u shpreh I pakënaqur me mjetet e ndara nga buxheti I komunës. Gjithsesi, për këto akte barbare duhet të kyçen edhe organet e ndjekjes dhe të hetuesisë, në zbulimin e autorëve të tyre dhe që ata ta marrin edhe dënimin e merituar.
RTV Presheva

One Response

  1. luginaa thotë:

    luginaa e knoi raportin RTV Presheva per buxhetin komunal dhe do mi thon do llafe.Knoi lajmin e drejtorit te Moravices per buxhetin e vogel, ngoi ka jone ankue edhe te tjeret, shoqata per trashegimi, kopshti i femijeve, keshilli per te drejtat qe shkroi per kakokracine e pushtetit lokal, e do tjera alamet institucione, jo thote luginaa nuk osht i hapur buxheti, keshilli komunal, krietari per buxhetin, po mora vesh luginaa per te partise vet ja ka mush po thone arken, demek buxhetin, po ktine tjereve i ka lone fukaralluk. E dinja dinja, lugina sa larg po ndon, po thone buxhet partiak, PDSH, e jo buxhet komunal, vaki e zotit, po luginaa thote mlidhni ment e kuvendar se buxheti osht i popullit si ne presheve, ne bujanoc e jo i parive.
    Luginaa ju pershendet dhe ju uron shnet

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch