Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 nëntor 2012

RTP lajmet 24 nëntor 2012

Prej 28 Nëntorit taksat për Kosovë do të hiqen

 

Sot qytetarët e Luginës së Preshevës kanë nëshkruar peticion për heqjen e taksave për hyrje në Kosovë. Këtë e ka organizuar Qendra Shqiptare për Punësim. E sipas organizatorëve prej 28 Nëntorit taksat për hyrje në kosovë do të hiqen.

 

Qytetarët e Luginës së Preshevës masovikishtë iu janë përgjigjur me nënshkrimet e tyre peticionit për heqjen e taksave të Qeverisë së Kosovës për hyrje në Kosovë. Këtë peticion e ka organizuar Qendra Shqiptare për Punësim. Driton Ajeti kryetar i QSHP thotë se kjo iniciativë është marrë që ti bëhet me dije shtetit kosovar se qytetarët e Luginës së Preshevës ndjehen të ofenduar dhe të fyer me këtë trajtim që po nab ëhet.

 

Sipas Ajetit shqiptarët e Luginës së Preshevës prej festës së 28 Nëntorit në kosovë do të hyjnë pa taksa. Ai për këtë është I bindur pasi ka premtime të mëdha. Vendimi do të mirret më 27 Nëntor, ndërsa do të hyjë në fuqi prej 28 Nëntorit.

 

Qeveria e Kosovës në muajin Dhjetor të vitit të kaluar ka vënë taksat për autoveturat e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Fillimishtë ato për muaj të tërë kanë qenë 60 euro për 2 javë, ndërsa më von ato janë zvogluar në 20 euro për 1 javë, mirpo prapë ato qëndrojnë shumë të larta për qytetarët e Luginës së Preshevës.

—————————————–

 

Gjimnazi Skënderbeu ka mbajtur manifestim me rastin e 100 vjetorit të shqiptarë dhe ditës së flamurit

 

Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe ditës së flamurit Gjimanzi Skenderbeu ka organizuar sot manifestim solemn me aktivitete të ndryshme.Në pjesën dedikuar historisë shqiptare nga viti 1908-1912 u tha se Presheva ishte pjesë e shuem betejave ku për herë të parë del fakti se në qytetitn e Preshevës,kishte hyrë Isa Boletini ku bask me atdhetarët Preshevar kishin bllokuar rrugën Kumanovë –Shkupnjë.

 

Ndërkaq para kolektivit u prezantuar referati me temë Lugina e Preshevës gjatë viteve 1908-1912, e përgatitur nga profesori i historisë Ilir Zylfiu. Aty u tha se Kazaja e Preshevës gjatë viteve    1878 – 1912 ishte pjesë administrative e sanxhakut të Prishtinës të Vilajetit të Kosovës.

 

Më 1910  Preshevarët ishin në vijën e frontit në betejën e grykës së Kaçanikut dhe në atë të Carralevës ku tek kjo e fundit një nga drejtuesit ishte Abdulla Presheva. Sipas këtij raporti Abdulla Preshevë ishte udhëheqësi kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kazan e Preshevës , i cili u dënua me vdekje nga gjyqi ushtarak .Mirëpo  gjatë kësaj kohe në Preshevë u arrestua Mulla Sinan Mexhera , një nga sekretarët e IDriz Seferit , i cili ekzekutua bashkë me 6 atdhetar nga fshati Raincë , 2 nga fshati Trnav së bashku me veprimtarin e njohur në luftën Plav – Guci  Kurt Trnava dhe 2 tjerë. Por në fillim të majit të  1912 qëndresa e armatosur kishte përfshirë edhe Kazan e Preshevës , ku udhëheqësit ishin Idriz Seferi   , Kadri Hasani nga Presheva , Dan Miratoca , Beqir Aga nga Rahovica etj, të cilin edhe kishin vënë kontakte me Isa Boletinin për organizimin e kryengritjes. Por nga ky solemnitet i gjimnazit Skënderbeu për herë të parë del fakti se   më 30 korrik 1912 , Bajram Curri kishte hyrë në Preshevë duke bllokuar edhe rrugën Preshevë – Kumanovë – Shkup

 

E në fund të kësaj pjese të historisë që iu dedikua 100 vjetorit të shteti shqiptarë u tha se Presheva si në kuvendet  e më hershme shqiptare Prizren, Pejë por edhe në Vlorë ishte përfaqësuar nga Durmish Osmani nga Rahovica që dha kontribut në çështjen kombëtare. Manifestimi i sotëm kishte nisë  me gara sportive dhe më pas është prezantuar ekspozita e punimeve më të mira nga kultura figurative me motive për shtetin  shqiptarë.

 

————————————–

100 studentë nga Lugina Preshevës shpërblehen me nga 100 Chf nga FHKL

 

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së shtetit të parë shqiptar dhe 15 vjetorit të  themelimit dhe funksionimit të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me seli në Zvicërr,sot në Shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica fondi humanitar i kosovës lindore organizoi tubim festiv me program kulturo artistik me c”rast 100 studentëve nga Kosova Lindore iu ndane nga 100 franga zvicerane.

 

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe 15 vjetorit të themelimit dhe funksionimit të  fondit humanitar i Kosoves lindore me seli në Zvicërr u organizua program festiv në Shtëpinë e kulturës Abdulla Krashnica me c’rast 100 studentëve nga Kosova Lindore iu ndane nga 100 franga Zvicerane.Në këtë tubim morën pjesë intelektualë,përfaqësues të institucioneve,studentë dhe qytetarë nga lugina e Preshevës.

Porgrami ishet i pasur me recitime dhe valle nga shoqëria kulutoro artistike Presheva Jehonë.Pas antonimit të himnit kombtarë,fjalën e mori Kryetari i Fondit humanitar të Kosovës Lindore z.Xhelal Mehmeti i cili përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi bashkatdhetarët nga Zvicrra qe dhanë kontributin e tyre për 15 vite me radhë, duke i dalë në ndihmë njerëzve të atdheut të tyre,ku dhe më pas lexoi historikun  e F.H.K.L.

 

Më pas fjalën e mori studenti Agon latifi i cili ishte shfrytëzues i bursës së fituar nga Fondi Humanitar i kosovës Lindore,dhe i falënderoi për ndihmën që i ofruan.

 

Në fund të programit 100 studentëve iu ndanë nga 100 franga,të cilët ishin ftiues të kësaj ndihme.dhe më aps u shtrua një koketj rasti për gjithë të pranishmit.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch