Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 Prill 2014 – Bujanoci vërshohet nga shiu e breshëri – ekipi i RTP pëson aksident por pa pasoja

RTP lajmet 24 Prill 2014 – Bujanoci vërshohet nga shiu e breshëri – ekipi i RTP pëson aksident por pa pasoja

RTP-LogoKomuna e Bujanocit sot në mesditë është përfshirë nga të reshura të mëdha të shiut dhe breshëri. Në ato  momente e tërë magjistralja M 75 është vërshuar nga uji dhe breshëri. Ndërkaq ekipi i RTP dy kolegët kryeredaktori Hasan Hasani dhe kolegu nga redaksia serbe Millorad Millosheviç , përderi sa po ktheheshin nga një ngjarje në  Bujanoc si pasojë e breshëri kanë pësuar një aksident , por për fat të mirë pa pasoja. Sipas kolegëve tanë e tërë magjistralja ka qenë e vërshuar nga breshëri i madh dhe për një moment  vetura me të cilin  po udhëtonin ekipi jonë , ka rrëshqitur por  për fat të mirë kanë qenë pengesat e autostradës që kanë ndalur veturën .

——————————————————-

Në vazhdim ju sjellim disa pamje pa koment …

Të shtunën dhe të dielën në Preshevë mbahet konferenca e federatës për paqe universale të paqes

 

Federata për paqe universal, Këshilli shqiptarë I paqes ka paralajmëruar organizimin e konferencës dy ditore në Preshevë me titull Ambasadorët e paqes Të jetosh për hir të tjerëve. Sipas organizatorëve të këtij evenimenti të pranishëm në këtë konferencë do të jenë ish presidenti I Shqipërisë, Alfred Mojsiu, përfaqësuesit e këshillit shqiptarë të paqes, deputet të kuvendit të Kosovës, kryetarë komunash nga trojet shqiptare dhe mysafirë të tjerë. Gjatë konferencës do të bëhet edhe emërimi I ambasadorëve të paqes dhe krijimi I këshillit të paqes në Preshevë. Konferenca organizohet më datë 26 dhe 27 prill

 ——————————————————

Nagip Arifi nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e objektit të fakultetit ekonomik në Bujanoc

 

Edhe pse u pretendua se fakulteti ekonomik në Bujanoc nuk do të bëhet , këtij projekti arsimorë iu është hedhur firma dhe shumë shpjet do të realizohet. Këtë e ka konfirmuar për RTP kryetari i Bujanocit Nagip Arifi i cili ka thënë se tani më edhe objekti por edhe hapësira  do të jenë pronë e komunës së Bujanocit. Deri më tani janë siguruar 1,5 milion euro.

 

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe dekani i Fakultetit të Ekonomisë nga Universiteti i Novi Sadit , prof . Nenad Vunjak nënshkruan në Beograd kanë nënshkruar   marrëveshje bashkëpunimi , e cila përbën bazën për zhvillimin afatgjatë dhe qëndrueshmërinë e arsimit të lartë në Bujanoc . Marrëveshja është një parakusht për dhënien e mbështetjes financiare për ndërtimin e ndërtesave të institucioneve të arsimit të lartë në komunë .Arifi i ka thënë RTP se ky projekt është vonuar , por me rëndësi për Bujanocin ka qenë që prona dhe objekti të mbetet në kuadër të komunës , ndërsa në bazë të marrëveshjes së nënshkruar ky objekt do t’i jepet pa pagesë në shfrytëzim fakultetit ekonomik për një periudhë 16 vjeçare.Në ceremoninë e marrëveshjes  ambasadori  i Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport ka konfirmuar edhe gatishmërinë për të financuar ndërtimin e objektit të fakultetit. Edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi Peter Burkhard tha se kjo marrëveshje është një hap kyç drejt një zgjidhje të qëndrueshme për funksionimin e departamentit të këtij institucioni arsimorë .Kryetari i Bujanocit gjithashtu ka theksuar se me ktë lajm janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet se objekti i fakultetit nuk do të bëhet .Është planifikuar që objekti i fakultetit në Bujanoc do të ndërtohet përmes projektit “Progresi Evropian” dhe do të realizohet nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve UNOPS.

————————————————-

Bujanoc – Hapet zyra e Odës ekonomike regjionale e Leskocit ,  Nagip Arifi tani një mundësi për zhvillimin e bizneseve .

Në  Bujanoc sot është hapur zyra e Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit (OERL) e cila do të jetë një zyre ndërlidhëse për bizneset e kësaj komune. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë  se zyra do të ketë një rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit , duke potencuar se kjo zyre do të jetë urë lidhëse në mes biznes enë Kosovë , Maqedoni e Shqipëri .

 

Komuna e Bujanocit nga sot do të ketë përfaqësinë e Odës ekonomike regjionale të Leskovcit. Një gjë e tillë është bërë zyrtare nga kryetari I Odës ekonomike të Leskovcit dhe kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi.Me këtë rast Goran Joviq, kryetar i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit, që përshinë Rrethin e Jabllanicës dhe Pçinjës, para hapjes së zyrës tha se me këtë veprim po shtrimë rrjetin e OERL-së që ka për qëllim ndihmën ndaj bizneseve lokale. “ kjo është një mundësi e mirë , pasi prodhimet tona do të mund të transportohen në Kosovë Shqipëri, Maqedoni dhe anasjelltas”,.Nga ana tjetër kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka thënë  se zyra do të ketë një rëndësi të veçantë për zhvillimin e bizneseve në këtë komunë.Edhe drejtori gjeneral i fabrikës “Simpo”, Sllagjan Disiq  se me hapjen e kësaj zyre do të krijohet një urë lidhëse në mes të njerëzve dhe se kjo zyre do të mundësojë bashkëpunimin në rajon sidomos në mes të komunave por edhe shteteve”.Por kryetari I Bujanocit potencon se me hapjen e kësaj zyre do ë thuhet të gjitha barrierat për zhvillimin ekonomik e sidomos në drejtim të Kosovës , kur dihet se ODA ekonomike e Kosovës dhe Serbisë kanë nënshkruar edhe marrëveshjen në Bruksel.Zyra e OERL në Bujanoc do të ketë edhe përfaqësuesin e vet nga komuna e Bujanocit, Blerim Kamberi.Oda Ekonomike Regjionale me seli në Leskoc përfshinë komunat të cilat janë pjesë të Rrethi të Pçinjës dhe Jabllanicës, ku bëjnë pjesë edhe Bujanoci, Presheva, Medvegja, Vranje, Vlladicki Hani, Leskoci etj.Ky institucion i cili vepron që 45 vite, mbulon rajonin më të pazhvilluar në Serbi, në të cilën janë mbyllur shumë fabrika ndërsa shumë të tjera janë në pozitë të rëndë për mbijetesë. Vlen theksuar se komuna e Bujanocit deri më sot ka të nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi me odat ekonomike në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, mirëpo nga koha e nënshkrimit e deri tani  të pakta janë rezultatet kur është në pyetje zhvillimi i sektorit privat, sidomos eksportit  të mallrave nga Lugina në këto tregje të rajonit.

——————————————-

Reshjet e shiut ndikim pozitiv tek kulturat bujqësore

Reshjet e shiut të cilat vazhdimisht janë prezentë ditëve të fundit në vendin tonë po sjellin dukuri pozitive tek kulturat bujqësore. Sipas specialistit të mbrojtjes së bimëve Qenan Daliu reshjet  e shiut janë të mirëpritura   për kulturat bujqësore  dhe kanë  ndikuar dukshëm tek ato.

Reshjet e shiut të cilat janë të pranishme  në vendin tonë  kanë  sjellë  dukuri pozitive tek kulturat bujqësore. Sipas specialistit të mbrojtjes së bimëve Qenan Daliu reshjet  e shiut janë të mirëseardhura  për kulturat bujqësore dhe kanë ndikuar dukshëm tek ato.

Më tej agronomi Daliu  shton se ditëve të ardhshme temperaturat do të ngriten dhe tek  kulturat pranverore si misri dhe patatja mund të paraqesë  edhe ndikim negativ, andaj ai apelon tek bujqit  që të bëjnë mbrojtjen e kulturave bujqësore nga sëmundje të ndryshme.

Po ashtu edhe reshjet e borës të cilat ishin prezent  në malësinë e Preshevës sipas specialistit të bimëve këto reshje kanë ndikuar negativisht tek vreshtat dhe pemët e lulëzuara,mirëpo nuk ka pasur ndonjë pengesë të madhe për shkak të shkrirjes së shpejtë të borës.

Sipas agronomit nëse edhe më tej vazhdojnë reshjet  e shiut sasia  ujit për kulturat bujqësore këtë  për vit do të jetë e mjaftueshme për pemë e perime të shëndosha.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch