Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 qershor 2012

RTP lajmet 24 qershor 2012

Janë shpallur mbrëmë vonë rezultatet preliminare të zgjedhjeve të djeshme lokale të mbajtura në Medvegjë. Sipas Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë, Partia për Veprim Demokratik bartës i listës që ka qenë Florim Sahiti ka fituar 15.59 për qind të votave nga numri i përgjithshëm 10102votuesve. Ndërkaq sipas këtij komisioni zgjedhjet e sivjetme lokale i ka fituar përsëri kryetari aktual Sllobodan Drashkoviq me mbi 46 % të votave kurse vendet tjera i kanë fituar partitë e vogla serbe. Se sa këshilltarë vërtet janë zgjedhur në mandatin e ardhshëm komunal në Medvegjë mbetet të bëhet llogaria që do të thotë përpjesëtimi me numrin e përgjithshëm të votuesve të dala. Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen sot dhe kështu në një afat kohor do të konstituohet kuvendi komunal i Medvegjës që do të ketë edhe shqiptarë. Theksojmë se Kuvendin e ardhshëm komunal të Medvegjës do të përbëjnë 35 këshilltarët e ri që morën besimin në zgjedhjet e djeshme lokale të parapara për 6 maj e që nuk u mbajtën për shkaqe teknike. Shqiptarët në këtë komunë kanë garuan vetëm me një subjekt politik Partinë për Veprim Demokratik.

———————–

Partia Demokratike në Bujanoc vazhdon bisedimet për zgjerimin e koalicionit me disa nga partitë shqiptare, edhe pse e ka të siguruar shumicën në kuvendin komunal të Bujanocit. Partia Demokratike është duke zhvilluar biseda intensive me 2 subjekte politike shqiptare me qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshje për qeverisje të përbashkët dhe zgjerim të koalicionit. Pushteti lokal i Bujanocit ka filluar të konstituoj organet komunale legjitime të cilat përbëhen nga Partia Demokratike dhe partnerët tjerë të koalicionit nga radhët e partive serbe. Nexhat Behlulin, udhëheqës i shërbimit për Informim të Partisë Demokratike ka konfirmuar se bisedimet për zgjerim të koalicionit janë duke vazhduar. “Është e vërtet se kreu i Partisë Demokratike këtyre ditëve përmes formave të ndryshme po bisedon edhe me 2 subjekte politike shqiptare për zgjerimin e koalicionit tè mundshëm, edhe pse kemi shumicën në asamblenë komunale”, tha Behluli. Sipas tij, Partia Demokratike edhe më herët ka deklaruar se subjektet politike shqiptare munden t’i bashkëngjiten pushteti aktual për të qeverisur në të mirën e qytetarëve të komunës së Bujanocit.

———————-

Ekipi i Radiotelevizionit Presheva do të bëjë trajnimin profesional për televizion në ndërmarrjen Radiodifuzive B92 në Beograd. Në këtë trajnim tre ditorë do të marrin pjesë redaktori përgjegjës, tre gazetarë, tre kameramanë dhe një montazher. Në kuadër të projekt bashkëpunimit në mes të Radiotelevizionit Presheva dhe B 92 do të shkëmbehen përvoja në përgatitjen, xhirimin, montazhi, realizimi dhe arhivimi i materialeve për programet e ardhshme televizive. Puna do të bëhet në sektore të caktuara në mënyrë që të gjitha strukturat punuese ë televizionit të përfshihen në përsosshmërinë e punës profesionale mediale. Projekti realizohet nga organizata joqeveritare Karitas në bashkëpunim me kabinetin e kryetarit të komunës së Preshevës. Aplikimi i këtyre projekteve ka rëndësi të veçantë në përgatitjen profesionale të stafit të Ndërmarrjes Informative Publike Presheva në Preshevë. Teleshikuesit tanë i informojmë se gjatë ditës së martë, të mërkurë dhe të enjte nuk do të transmetojmë edicione informative për shkak të punëve teknike që po bëhet në Radiotelevizionin Presheva gjë për të cilën kërkojmë mirëkuptim.

———————

Mjekët serb paralajmërojnë pacientët e tyre se ata po i nënshtrohen një rreziku të madh duke përkeqësuar gjendjen shëndetësore nëse nuk i marrin terapinë e paraparë dhe fillojnë të përdorin preparate të pakontrolluara. Familje të pacientëve të sëmurë me kancer po udhëtojnë drejt Shqipërisë për konsultime me mjekë shqiptar për të blerë ilaçe që vijnë nga Kuba që përdoren kundër kancerit. Një paciente serbe LJ.I (58) nga Krushevci i Serbisë, para dy vitesh ishte operuar nga kanceri i gjirit, ndërsa në muajin maj të këtij viti kishte vendosur që të vazhdojë terapinë me ilaçe nga Kuba, që i kishte blerë në Shqipëri për 2500 euro. Kam dëgjuar nga disa miq që vuajnë nga kanceri se në Tiranë mund të blehen pika “Vidatox” dhe kremë “Vimong”, me të cilën shërohen disa lloje të kancerit. Pa konsultime me mjekun tim këtu i kam ndërprerë barërat e rregullta dhe kam filluar ti përdori pikat dhe ta lyej me kremë dorën. Që nga atëherë, jam ndjerë shumë më keq. Siç ka thënë dr Slagjana Filipoviq, onkologe në Klinikën e Nishit për Onkologji, thotë se çdo ditë në klinikë marrin nga 20 telefonata në ditë për të pyetur rreth ilaçeve kubaneze “Vidadox” dhe “Vimong” për shërimin e kancerit që mund të blehen vetëm në Tiranë, dhe se këto barëra nuk gjenden në listën e barërave të regjistruara në agjensionn e barërave të Serbisë. Siç ka mësuar presheva.com, bari “Vidatox”, prodhohet në bazë të helmit të akrepit të kuq, duke i ndarë pesë proteinet nga helmi i kësaj kafshe.

——————–

Zëdhënësia e Kryesisë Qendrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, Kristina RRASI i ka dërguar letër Profesorit të Universitetit të Çikagos, zotit David Philips në të cilën thuhet.

I nderuar zoti profesor! Nisma juaj për projektin e njohur si “Projekti i lagjes shqiptare”, që respekton parimet e Lidhjes se Prizrenit, që në thelb e përkrah idenë e Shqipërisë Etnike , është e mirëpritur nga të gjithë shqiptarët. Shqiptarët janë për më shumë se 99 vjet të copëtuar e të pushtuar dhe çështja shqiptare ka karakter kolonial. Teoria e të drejtës ndërkombëtare na mëson se aksioni kolonial modern mund të përcaktohet në disa drejtime: a) nga pikëpamja politike, është një operacion me mjete të armatosura apo subversive kundër popujve që nuk kanë rrezikuar me asgjë sigurinë e shtetit agresor. Agresioni ka si qëllim sundimin për marrjen e disa përfitimeve të natyrës ekonomike, b) nga pikëpamja ekonomike është një plaçkitje grabitëse ekonomike që varet nga interesat ekskluzive të metropolit, që ç’organizon ekonominë tradicionale, duke zvogëluar në një bazë të mjeruar të jetesës popullsinë, duke çoroditur strukturat shoqërore dhe sistemi i vlerave të saj, c) fenomeni i servilizmit të klasës udhëheqëse, që është e degraduar e korruptuar përmes vet statusit të ndërmjetësit të shfrytëzimit kolonial. Historia shqiptare nuk u ruajt nga fenomeni i kolonizimit modern. Ato fqinje që nuk mundeshin të përmbahen nga dëshirat e veta për ekspansion, kanë pushtuar e kolonizuar një pjesë shumë të madhe të shtetit shqiptar. Le të marrim në konsideratë secilën prej pikave të lartpërmendura, për të arsyetuar këtë konstatim: – Shteti modern serb, duke filluar nga mesi i shekullit XIX, ka mbështjellë një politikë shovene e nacionalist-agresive ndaj popullit shqiptar, e sintetizuar përmes planit “Naçertanije” të ministrit të jashtëm të atij kohë, Ilija Garashanin, përmes të cilit të gëlltitën (aneksuan) ¾ të territorit shqiptar, si: Toplica shqiptare, Sanxhaku, Kosova historike e një pjesë të Shqipërisë së sotme administrative – pjesa e veriut deri në lumin Shkumbin. Ne të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar konsiderojmë që, Ju duhet në vazhdim të veproni për ndërgjëgjësimin e botës akademike dhe politike të botës demokratike për karakterin kolonial të çështjes shqiptare, si dhe për domosdoshmërinë e ribashkimit kombëtar. Shqiptarë kurrë nuk do të harrojnë këtë kontribut Tuaj, thuhet kështu në letrën dërguar

Profesorit të Universitetit të Çikagos, David Philips nga zëdhënësja e Kryesisë Qendrore të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar

———————

Bashkimi Evropian ende nuk e di se në ç”drejtim do të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për vazhdimin e dialogut BE-ja po pret formimi i qeverisë së re në Serbi. Ajo ende nuk është formuar. Kur Serbia të ketë një qeveri, atëherë do të konsultohemi me Beogradin dhe Prishtinën për mënyrën dhe kur dialogu do të vazhdojë”, ka theksuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, raportojnë mediat serbe. Sipas saj, është e qartë se dialogu patjetër duhet të vazhdojë dhe që marrëveshjet e arritura patjetër të zbatohen sa më parë që është e mundur. Mediat serbe raportojnë se në selinë e BE-së nuk kanë në plan që me vetiniciativë të ndryshojnë në formatin e tanishëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ngritja e dialogut në nivel politik para së gjithash varet nga përgjigjja e të dyja palëve.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch