Home » Lajme » RTP lajmet 24 shkurt 2012

RTP lajmet 24 shkurt 2012

Në tërë territorin e Republikës së Serbisë, prej të mërkurës është shfuqizuar vendimi i qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjendja është hequr edhe në komunën e Preshevës, ndërsa ende vendimi nuk aplikohet në 23 komuna për shkak se ende ka vendbanime që janë të bllokuara. Në komunën e Preshevës, kryeshefi i Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme Fejzulla Fejzullahu, thotë se situata është normalizuar dhe gjendja është si ajo para 6 shkurtit. Ndërkaq Nexhemdin Ahmedi, thotë se shtabi ka përgatitur raportin e punës për periudhën 6 shkurt deri më 21 shkurt, ku do ta paraqes në mbledhjen e radhës e cila mbahet në fillim të javës së ardhshme. Edhe pse situata e jashtëzakonshme është kaluar, pasojat e borës ende vërehen, por Ahmedi thotë se kjo është bërë edhe për shkak të neglizhencës së qytetarëve, ndërsa kryeshefi i shtabit thotë se situata për atë periudhë është menaxhuar mjaftë mirë. Në tërë territorin e Republikës së Serbisë, situata e jashtëzakonshme është shpallur më 6 shkurt, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa pas normalizimit të situatës ajo është hequr me vendimin tjetër më 22 shkurt.

———————–

Pas përfundimit të situatës së jashtëzakonshme në shumicën e komunave të Serbisë Shoqëria ekonomike për distribuim të energjisë elektrike Jugo Istok Nish do të vazhdojë me aktivitetet e rregullta në pagesën e kërkesave. Shoqëria ekonomike për distribuim të energjisë elektrike Jugo Istok në kohët e vështira të motit të lig gjatë majit janarë dhe shkurt ka arritur që blerësve të vet tu sigurojë furnizim stabil me energji elektrike. Apelojmë tek blerësit tanë se me pagesat e rregullta për energjinë elektrike të harxhuar do ti kontribuojnë për funksionim të sigurt të sistemit energjetik. Ftojmë të gjithë ata që nuk e kanë paguar borxhin për harxhimin e energjisë elektrike që këtë ta bëjnë në ditët në vijim dhe me vetë këtë do ti shmangen çkyçjes nga rrjeti elektrik.

——————–

Drejtori gjeneral i “Telekom Srbija”, Branko Radujko ka paralajmëruar sot se 4.8 milionë qytetarët e Serbisë do të marrin aksionet nga kjo kompani muajit të ardhshëm, dukes qartësuar se sa është kjo shumë sa do të marrin qytetarët. Të gjitha pagesat do të kryhen brenda dy deri katër javëve, ka thënë ai, duke shtuar se “nuk e di ende se sa do të jetë çmimi fillestar i këtyre aksioneve.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch