Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 Shkurt 2014 – 20 studentëve nga Lugina u ndalohet hyrja në Maqedoni

RTP lajmet 24 Shkurt 2014 – 20 studentëve nga Lugina u ndalohet hyrja në Maqedoni

RTVP-LogoNga pika kufitare Tabanoc mbrëmë  i është ndaluar hyrja 20 studentëve të Luginës së Preshevës.

Menjëherë sot në programin e paradites ka reaguar Unioni i studentëve nga Lugina në Maqedoni . Ata kanë thënë se do të ndjekin edhe këtë procedura të vizave me shpresë që studentët të mos hasin më në  probleme , pasi këto ndalesa po sjellin vështirësi të mëdha tek studentët.

 

Studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës që studiojnë në dy universitetet shqiptare në Maqedoni vazhdojnë të bllokohen nëpër pikat kufitare të Maqedonisë .Dhe kështu mbrëmë  rrethë  20 student nga Lugina e Preshevës janë kthyer në pikën kufitare në Tabanoc me pretekstin se nuk kanë të kompletuara dokument e nevojshme, lejet për qëndrim në Republikën e Maqedonisë.   Studentët e bllokuar po udhëtonin me autobusin e kompanisë ‘Fikret Turizem”  dhe se atyre u është urdhëruar që të kthehen në Preshevë.  Studentët të revoltuar kanë thënë se bëhet fjalë për një luftë speciale ndaj studentëve të Luginës, duke i detyruar ata që të heqin dorë nga studimet. Me këtë rast kanë reaguar edhe USLPM të cilët në programin e Paradites me ju kanë kërkuar  intervenim sa më të shpejtë të institucioneve nga Lugina e Maqedonia.

Studentë e  janë shprehur të revoltuar edhe nga Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) dhe Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) të cilët edhe përkundër premtimeve nuk kanë ndërmarr asnjë hap konkret. Ndërkaq  shumica e studentëve në rrugë të ndryshme po hyjnë në Maqedoni dhe duke gjetur variante të ndryshme, sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë për të përfunduar studimet dhe provimet e afatit të semestrit të parë. Edhe javën e kaluar janë kthyer një numër prej rreth 20 studentëve, të cilët kanë ngritur zërin për këtë padrejtësi, por dy universitetet shqiptare kanë heshtur. Problemi i njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, ku përkohësisht ishte arritur një marrëveshje për kalim të studentëve, edhe atë pas një takimi që kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa kishte zhvilluar me ish-zëvendësministrin e brendshëm, Xhelal Bajrami. Mirëpo, pas kësaj marrëveshje të përkohshme pa ndonjë vendim zyrtar, vazhduan edhe më tej problemet e njëjta të studentëve. Autoritetet e Maqedonisë kërkojnë që studentët e Luginës të plotësojnë kushtet për qëndrim të të huajve. Sipas ligjit, kërkohet që studentët të shkojnë në ambasadën e Maqedonisë në Beograd dhe të plotësojnë një numër të madh të kushteve, përfshirë edhe dokumente nga gjyqësia serbe dhe institucionet e tjera, si dëshmi për financa, dëshmi që nuk janë të dënuar, dhe dëshmi të tjera.

————————————–

Fillon pastrimi i stadiumit të madh në Miratoc

 

Kanë nisur  punimet në mënjanimin e mbeturinave në stadiumin e madh të Miratocës . Pas publikimit të lajmit në Tv Presheva se aty persona të pandërgjegjshëm po hidhnin mbeturina , fshati ka marrë masat dhe aty po bëhet pastrimi dhe se  së shpejti do të nisin garat sportive.

 

Më herët këtu zhvilloheshin lojërat sportive , por më vonë ky vend nga persona të pandërgjegjshëm u shndërrua në deponi mbeturinash.

Por stadiumi  të  Miratocës do ti kthehet pamja e mëparshme .

Aty sot ka nisur pastrimi nga mbeturinat .

Ndërkaq në këtë stadium pritet të investohen rreth 10 mijë euro , por mjete momentalisht nuk janë të siguruara të gjitha.

Xhezair Hesati thotë se në maj stadiumi do të jetë gati, ku dhe do të zhvillohen garat sportive verore. Ai bënë apel tek qytetarët që mos të hedhin mbeturina.

Punimet me ekskavator falas është duke u i kryer ndërmarrja  Buduqnost.

Për veç stadiumit të madh , aty do të bëhen edhe fusha tjera sportive.

———————————

Kuizi Lugina garon 2014-  SH.F.Prof. Ibrahim Kelmendi fiton ndaj SH.F Naim Frashëri Bujanoc

 

Në xhiron e parë të kuisit të diturisë ekipi I pare I sh.f Ibrahim Kelmendi 1 ka triumfuar kundrejt sh.f Naim Frashëri – Bujanoc  me rezultat 115 me 111. Në xhiron e dytë të enjten nga ora 21 përballen ekipi i sh.f prof “ Ibrahim Kelmendi “ 2  dhe sh.f “Migjeni”  Caravjakë .

      

 Në xhiron e parë të kuisit të diturisë “Lugina garon 2014 “ ,  janë përballur sh. fillore prof. Ibrahim Kelmendi dhe sh.f  Naim Frashëri Bujanoc.

Ekipi i Ibrahim Kelmendit ishte në përbërje :

Ibrahim Kelmedi  Preshevë          ndërsa         Naim Frashëri – Bujanoc  

 

1. Rina Hasani – kl V-të                                      1. Eron Islami kl V-të

2. Leonit Shabani      kl- VI-të                              2. Anita Islami    kl- VI-të  

3. Fiona Ahmedi kl-VII-të                                     3. Lisina Dulaj   kl – VII-të

4. Afrim Kamberi      kl- VIII-të                             4. Qëndresa Dalipi  kl- VIII-të

5. Diellza Presheva                                              5. Leonita Ajdari        .

 

Nxënësit janë përballur në këto rubrika :Pyetjet e përgjithshme , drejtshkrimi , Loja e numrave , loja e shkronjave dhe asociacioni .

Në pyetjet e përgjithshme të dy ekipet janë treguar efikas , ku Ibrahim Kelmendi grumbulloi 95 pikë , ndërsa Naim Frashëri 100.

Ndërkaq rezultati do të përmbysej në rubrikën e drejtshkrimit ku Ibrahim Kelmendi grumbullon 108 ndërsa Naim Frashëri 107.

Po beteja do të vazhdonte dhe në lojën e numrave  dhe shkronjave ,dy rubrika këto risi në këtë e vit , e që për nxënësit ishin më të vështira.

Fituesi do të përcaktohej në rubrikën e fundit Asociacionet.

Në këtë rubrikë më të saktë u treguan profesor Ibrahim Kelmendi 1 të cilët fituan me rezultat 115 me 111 kundrejt shkollës fillore Naim Frashëri Bujanoc.Udhëheqësi i ekipit të sh.f Ibrahim Kelmedi Dërgut Hasani ka përgëzuar nxënësit e tij por duk ei uruar fat edhe shkollës Naim Frashëri.Ndërsa për autorin Zejnulla Dauti xhiro e parë ka nis mbarë dhe ky vit do të jetë shumë interesant pasi nxënësit vijnë më të përgatitur.Në xhiron e dytë të enjten në ora 21 përballen sh.f prof “ Ibrahim Kelmendi “ 2  dhe sh.f “Migjeni”  Caravjakë .

———————————–

Jugu i Serbisë pas 30 viteve, gjysmë milioni banorë më pak

 

Studimet kanë treguar se nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ekuilibruar i rajonit, Serbia jugore do të humb gati 30 për qind të popullsisë në 30 vitet e ardhshme. Norma më e lartë e braktisjes do të jetë në jug të Serbisë. Me përqindje, më së shumti banorë do të humbte Piroti, Leskoci, Vranja dhe më pas Nishi

Studimet kanë treguar se nëse nuk vie deri te zhvillimi i ekuilibruar i rajonit, Serbia jugore do të humb gati 30 për qind të popullsisë në 30 vitet e ardhshme, ka njoftuar Koalicioni Kombëtar për Decentralizim. Në qoftë se norma e lindjes mban nivelin e vitit 2011, Instituti Republikan për Statistika ka përllogaritur se viti 2041 në Serbi do të jetë për 14,7 për qind më i vogël se sa në vitin 2011. Norma më e lartë e braktisjes do të jetë në jug të Serbisë. Me përqindje, më së shumti banorë do të humbte Piroti, Leskoci, Vranja dhe më pas Nishi. Me shifra, në 2041 më së shumti popullsi do të humb Leskoci me rreth 28.913, kurse Nishi 21.938 banorë.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch