Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 24 shtator 2012

RTP lajmet 24 shtator 2012

Nuk do të ketë udhëheqje të re në Bujanoc , pasi partnerët e koalicionit në mbledhjen e mbajtur kanë hedhur poshtë të gjitha thashethemet për një gjë të tillë ka thënë sot për Radiotelevizionin Presheva kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi. Kreu të Bujanocit iu deshtë të lëshoj vizitën zyrtare në Turqi për ti hedhë poshtë të gjithë zërat se Bujanoci do të ketë një qeverisje të re. Një lajm i tillë krijoi këtë pasiguri sidomos pas deklaratës së kryeministrit Ivica Daçiç në Vranjë i cili tha se Bujanoci duhet të qeveriset nga PVD e Riza Halimit. Absurde për Arifin është pasi Ivica Daçiç të enjten dënon shqiptarët e Luginës me 116 vite burg ,ndërsa opozitës shqiptare nuk i bëhet vonë që të premten në zyrat e partisë Socialiste në Vranjë të zhvillojë bisedime për rrëzimin e pushtetit në Bujanoc. Por Lideri i PD i ka thënë RTP se në rast të tentativave të tjera për rrëzimin e pushteti lokal , subjekti i tij do ti përgjigjet me planin B. Nagip Arifi po ashtu ka konfirmuar se koalicion është i gatshëm të zgjerohet edhe me ndonjë subjekt tjetër. Mendim të njëjtë sa i përket koalicioni si dhe qëndrueshmërisë së tij kanë dhënë edhe partnerët tjerë në këtë koalicion.

——————-

Nga 1 janari I vitit 2013 komuna e Bujanocit do të ketë gjykatën themelore me të gjitha kompetencat. Këtë e ka deklaruar sot për RTV Presheva kryetari i Bujanocit Nagip Arifi i cili ka potencuar se ky vendim vjen pasi ministri i drejtësisë ka konfirmuar se janë plotësuar të gjithë kriteret që Bujanocit të ketë gjykatën komunale. Ndërkaq me këtë vendim sadopak do të përfitojnë edhe qytetarët e komunë së Preshevës të cilët tani do të udhëtojnë nuk do të udhëtojnë për në Vranjë. Bujanoci është njëri nga 11 qytetet e Serbisë që kanë përmbushur kushtet që ti kthehet Gjykata themelore.

——————

Kryetari I komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa reagon ndaj deklaratës së ministrit të drejtësisë të qeverisë serbe, se Presheva nuk i përmbush kushtet për kthimin e gjykatave themelore. Mustafa në një intervistë për Rtv Presheva këtë deklaratë e quan politike, sepse pikërishtë është Presheva ajo që përmbush kushtet për kthimin e kompetencave në gjykata. Sipas vet deklaratës së ministritë Nikola Selakoviq se gjykatat themelore do të kthehen në ato komuna ku ka numër të madhë të banorëve, ose në ato ku janë në zona kufitare dhe multinacionale, që të gjitha kushtet i përmbush komuna e Preshevës, por këtë nuk e ka potencuar. Mustafa thotë se kërkesat e pushtetit local nuk do të ndalen por tash përveç që do të bëjë trysni në qeverinë serbe, kërkesa do të drejtojë edhe ndaj përfaqësive të bashkësisë ndërkombëtare në Beograd. Ministri I drejtësisë ka paralajmëruar që kompetencat në gjykata në mesin e 11 komunave do ti kthehen edhe komunës së Bujanocit.

——————–

Kryetari I komunës së Preshevës ka marrë pjesë në në konferencë ballkanike në Turqi në qytetin e Stambollit, ku të ftuar ishin kryetarë të komunave që udhëhihen nga komuniteti musliman nga Serbia, Kosova, Shqipëria Maqedonia e Bullgaria. Karakteri i kësaj vizite ishte studimor ku ishte mundësia të njoftohen me zhvillimet e Stambollit, i cili aspak nuk është larg me zhvillimet e Evropës Perendimore. Gjithashtu ka qenë mundësia e mir që të vizitohen edhe institucionet publike, ku financues janë vetë qytetarët dhe që funksionojnë mjaftë mirë. Kjo vizitë ka pas edhe karakterin shoqërorë, dhe për tu njohur me zhvillimin e komunave tjera, dhe problematikën e zhvillimit të këtyre komunave. Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ndërkaq e gjitha ka qenë e organizuar nga Lidhja e Komunave të Turqisë.

——————–

MPB ka shtuar masat e kontrollit duke ndaluar çdo qytetarë të komunitetit rom për të kaluar kufirin e Maqedonisë. Reagimi ka ardhur nga qytetarë dhe përfaqësues të këtij komuniteti, të cilët kanë shpjeguar se ditëve të fundit janë viktima të ndalesave në kufi dhe kthimit nga policia kufitare e Maqedonisë në vendkalimet kufitare, kryesisht në vendkalimin Tabanoc me Serbinë. “Ne jemi viktima të një racizmi të egër dhe pse vetëm neve na ndalojnë. Ne kemi një aheng familjar në Preshevë, ndërsa ata nuk na lejojnë të kalojmë kufirin, duke na akuzuar se ne po ikim për azil drejt vendeve evropiane. Kjo nuk është e vërtetë, por ata kështu sillen me ne, duke na parë të lënë rrugëve dhe pa përkujdesje”, theksoi A.S, nga Kumanova, një pjesëtar i komuniteti rom për agjencinë e lajmeve INA. Shoqatat rome theksojnë se do të alarmojnë situatën edhe para përfaqësuesve politik dhe institucioneve. Vitin e kaluar dhjetëra rom protestuan para Parlamentit të Maqedonisë të shoqëruar nga një deputet i opozitës me kërkesat për ndalimin e racizmit dhe diskriminimit ndaj romëve, sidomos për çështjet e lëvizjes së lirë.
—————————-

Kur merret parasysh vera tropikale që sapo kaloi dhe vjeshta e nxehtë, regjionin i ballkanit perëndimor po shëndrrohet në klimë mediterane. Temperaturat e larta në vjeshtë që do të arrijnë deri 34 gradë celsios do të zgjasin deri kah mesi i muajit tetor.”Mëngjesi është i freskët dhe dita gjithnjë më e shkurtë. Për këtë arsye e nevojshme është që të vishen me rrobe adekuate dhe të konsumohen sa më shumë lëngje gjatë ditës. Hapsirat e mbyllura të freskohen disa herë brenda ditës dhe gjumi të jetë më së paku deri në 6 orë” këshillojnë mjekët. “Deri në tetor do të jetë nxehtë dhe me diell me temperatura mesatare prej 27 deri 32 gradë celsius. Dita më e nxehtë do të jetë dita e premte, me 28 tetor ku temperatura do të arrij deri 34 gradë celsius” thuhet në njoftim të insitutit hidrometeorologjik të Serbisë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch