Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 Dhjetor 2012

RTP lajmet 25 Dhjetor 2012

Në festivalin e X-të ndërkombëtar në Tiranë, Kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka pranuar çmimin për “ imazhin shqiptar në periudhën 100 vjeçare”. Ky çmim komunës së Preshevës në krye me kryetarin Mustafa I jepet për mbajtjen gjallë të lidhjes së pashkëputur dhe të madhe me kombin , për mbajtjen në jetë të arsimit shqip për 28 vitet e kaluara edhe përkundër pengesave serioze në tekste dhe plan programe mësimore. Gjithashtu ku çmim jen edhe për përpjekjet e vazhdueshme të politikës shqiptare, për zhvillimin përmbajtësor ekonomik me qëllim të parandalimit të migrimit të shqiptarëve në drejtim të vendeve të treta dhe ruajtja e autoktonisë shqiptare në Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë . Çmimin kryetarit Mustafa ia ka dorëzuar kryetarit i festivalit Imazh dhe Media doc.dr. Astir Memia. Kryetari Mustafa në fjalimin e tij ka thënë se Presheva ka qenë barrikadë e hordhive serbe , ashtu siç ka qenë Skënderbeu për turqit duke parandaluar çdo kërcënim drejt shqiptarëve. Me tej Mustafa para të partishmëve ka potencuar se Lugina do të vazhdoj të jetë po ajo barrikadë për të ndalur çdo armik që i drejtohet shqiptarëve. Ndërkaq organizatorët çmimin e “ Imazhit e luftëtarit të lirisë i kanë ndarë Adem Jasharit, si ndër figurat emblematike që ka nxjerr kombi shqiptar ndër shekuj. Si simbol i sakrificës dhe i vetëflijimit në emër të lirisë dhe të bashkimit kombëtar. Një çmim po i veçantë iu është ndarë akademikut Esat Stavileci si Imazh shqiptar i vizionarit për bashkim kombëtar. Akademikut Esat Stavileci çmohet për kontributin e tij të madh e të vazhdueshëm që nuk ndalon edhe sot e kësaj dite, me punën shkencore dhe serioze , me argumentet e arrirë dhe punët serioze në shërbim të kauzës kombëtare të bashkimit. E në këtë mbrëmje 3 herë kampioni në KICK BOX Ismail Keta ka marrë çmimin e Imazhit shqiptarë në BOX. Në festivalin e X-të ndërkombëtar po ashtu janë ndarë çmime si “ Zani i imazhit shqiptar në botë “, “ imazhi i burrështetasit shqiptar “, imazhi i shqiptar në media radiofonike “ , imazhi shqiptar i gazetarit të lirisë “, “ imazhi në arsim “, art ,pikturë,regji , këngë , imazhi për botime shqipe , imazhi i atdhetarit shqiptar në migracion “, çmimi për studime historike dhe disa çmime të tjera për kontribuuesit në çështjen kombëtare shqiptare. Festivali ndërkombëtar i “ IMAZHIT SHQIPTAR “ si qëllim ka për të dëshmuar lavdinë e epokave në të cilat ka ndritur kombi ynë, krenarinë dhe guximin me të cilin ka mbijetuar nëpër shekuj dhe krijimtarinë e punën me të cilat është përfaqësuar dhe ka dhënë një shembull unik herë pas here.

—————-
Kryesia e Klubit të Vendlindjes “TROJET” shpreh indinjatë lidhur me kërkesat ultranacionaliste në platformën serbe për Kosovën, ndërkaq i shprehu përkrahje unanime qëndrimit të asamblistëve shqiptarë të Bujanocit për reciprocitet politik ndërmjet komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe komunave në Kosovën Lindore . Në Fushë-Kosovë, Klubit i Intelektualëve Shqiptarë nga Medvegja “TROJET” mbajtën takimin përmbyllës për vitin 2012, me Kryesinë e zgjeruar, për t’i analizuar të gjitha të arriturat, sfidat, vështirësitë dhe ngecjet në vitin që po e lëmë pas. Takimin e udhëhoqi kryetari i klubit, Ismail Muharremi, i cili në fillim raportoi për punën dhe angazhimin gjatë vitit në përfundim, raport i cili ishte gjithëpërfshirës. Pas diskutimeve të gjëra për situatën poltitike dhe të sigurisë, jo vetëm në vendlindje, por edhe më gjerë, nga të pranishmit doli qëndrimi unanim: Kryesia e Klubit të Vendlindjes “TROJET” shpreh indinjatë lidhur me kërkesat ultranacionaliste në platformën serbe për Kosovën, ndërkaq i shprehu përkrahje unanime qëndrimit të asamblistëve shqiptarë të Bujanocit për reciprocitet politik ndërmjet komunave me shumicë serbe në veriun e Kosovës dhe komunave në Kosovën Lindore.
————–
Ndryshe nga herët tjera Salla e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë ishte e mbushur me nxënës të shkollave fillore të komunës së Preshevës. Para tyre u prezantua Teatri Dodona i kukullave nga Prishtina, ku kjo shfaqje u prit mjaft mirë nga të gjithë fëmijët. Sipas organizatorëve me shfaqje të tilla duhet të vazhdohet edhe më tutje. Drejtoria e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në bashkëpunim me Teatrin Dodona të kukullave nga Prishtina sollën sot shfaqjen me kukulla. Në bashkëpunim me shkollat fillore të komunës së Preshevës ne publik ishin të gjithë nxënësit e klasave të ulta,e sipas drejtorit kjo formë e bashkëpunimit duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. E organizatorja Afeida Borici u nda e kënaqur me fëmijët të cilët e pritën aq bukur shfaqjen e kukullave, pasi kjo ishte një dhuratë e fund vitit për të gjithë ata. Valdet Rama menaxher i Teatrit Dodona, njëherit aktor në shfaqjen e kukullave,u nda i kënaqur me pritjen e publikut, ndërsa pret edhe më tej bashkëpunime të tilla. Edhe fëmijët ishin të kënaqur me performancën e sotme të teatrit të kukullave,ku ata patën mundësi ti shohin dëshirat e kafshëve të ndryshme për vitin e ri. Shfaqja e sotme ishte e fundit për vitin 2012 që organizon Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.
———–

Këshilli drejtues i Ndërmarrjes Informative Publike Presheva në Preshevë ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku ka shqyrtuar propozim ndryshimet e skemës programore. Në këtë mbledhje është bërë edhe emërimi Hasan Hasanit, në postin e kryeredaktorit dhe është diskutuar për sistematizimin e vendeve të punës në këtë institucion. Në mbledhjen e sotme është aprovuar dhe çmimorja e re për aktivitetet e përcjella nga ana e RTV Presheva .

——————

Një dokumentar i transmetuar nga televizioni History Channel, ka demonstruar pamje nga piramida e Visoko në Bosnje, piramidë që ka dy të veçanta. Së pari është më e larta dhe më e madhja në botë por edhe më e lashtë, madje edhe se piramidat e Egjiptit. Së dyti, sepse kjo piramidë është ndërtuar nga ilirët dhe baza materiale e përdorur ka qenë beton , duke demonstruar se 12350 vjet më parë, kur edhe është ndërtuar kjo piramidë, civilizimi ilir, të cilit i përkasim ne shqiptarët, ka qenë dukshëm në avancë nga qytetërimet e tjera. Dr. Osmonogic, arkeologjist boshnjak, pohon këtë fakt në dokumentar si dhe vlerëson se nëqoftëse kjo piramidë do të zbulohej tërësisht, (sepse ajo është mbuluar me dhe ku rriten barishte, atëherë historia botërore do të ndryshonte sepse Ilirët dhe kultura e tyre ka qene kaq e zhvilluar saçe ai beton i piramidave ka 12350 vjet dhe është ndërtuar nga qytetërimi Ilir qe kuptohet qartësisht se ka qenë shumë më i avancuar se ç’jemi ne sot. Kjo teori qe arkeologjisti Osmonogic paraqet padyshim na bën të ndjehemi krenarë për prejardhjen tonë. Nga ana tjetër, kjo teori hap një perde të errësirës së kohës duke u renditur kështu edhe si fakt se perse kombet e tjera e kanë dashur gjithmonë Shqipërinë e copëtuar

—————–

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, Shoqata e Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Preshevë nesër më datë 26 dhjetor do të bëjë shpërndarjen e paketave për të gjithë këta fëmijë deri në moshën 20 vjeçare. Shpërndarja e paketave do të bëhet në lokalet e kësaj shoqate prej orës 11 deri në orën 14.00. Andaj luten që gjithë prindërit e këtyre fëmijëve t’i sjellin për ti marrë këto dhurata, ka njoftuar kështu kryetari i kësaj shoqate Isuf Sadriu
—————-
Drejtoria e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë fton qytetarët që të marrin pjesë në programin humanitarë për nxënësit e këaj shkolle ku do të bëhet shitja e embëlsirave ku të hollat u dedikohen fëmijëve në nevojë. Programi organizohet në oborrin e gjimnazit të shtunën në ora 13.30. një person I cili ka sipmati për njerëzimin, shpresë për të ardhmen dhe dëshirë për të kontribuar duhet të quhet humanist e ti tregojmë botës se edhe ne jemi bujarë. Nëse nuk mund të ushqeni qindra, mundohuni të ushqeni një, thuhet kështu në njoftimin e Gjimnazit Skënderbeu në Preshevë.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch