Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 maj 2012

RTP lajmet 25 maj 2012

Për shkak të defekteve të paraqitura në makineri Ndërmarrjen Publike Moravica nuk ka arritur ti grumbullojë mbeturinat  në qytet. Kjo ndërmarrje në dispozicion ka vetëm dy kamion të cilët nuk mjaftojnë për grumbullimin e mbeturinave në tërë qytetin. Adnan rashiti shef I repartit të pastrimit në këtë institucion  ka thënë se makinat pritet të riparohen në ditët në vazhdim dhe ka krëkuar mirkuptin prej qytetarëve për shkak të ngecjeve në grumnmullimin e mbeturinavE.Sipas zotit Rashiti këto defekte pritetn të evitohen  gjatë ditëve në  vazhdim dhe më pas do të nisë aksioni intenziv për grumbullimin e mbeturinave.

——————————-

Nën përcjelljen e nxënësve,arsimtarëve dhe prindërve u mbajtën sot garat komunale në recitime për vitin 2012.Garat komunale tani më janë bërë tradicionale që të organizohen nga drejtoria e Shtëpisë së Kulutrës Abdulla Krashnica.Në këto gara morën pjesë nxënësit e  ciklit  te ulët dhe të lartë fillor nga komuna e Preshevës.

Hapjen e garave komunale e bëri drejtori i SH.Kulturës Abdulla Krashnica zoti Naser Nuredini i cili u uroi mirëseardhje dhe suksese të gjithë garuesve.

Ndërkaq të gjithë nxënësve pjesëmarrës u ndanë mirënjohje për pjesëmarrjen në këto gara dhe njëherit u zgjodhën nga 10 përafqësues në të dy ciklet të cilët u kualifikuan për garat rajonale.Fitues i vendit të parë në ciklin e filloristëve ishte Merva Maliqi,në vendin e dytë u radhit Aulona Neziri dhe në vendin e tretë Blenda latifi. Edhe juria profesionale e kishte të vështirë të bëjë përzgjedhjen e më të mirëve.Amir Latifi kryetar i jurisë thotë se ishte mjaft e vështirë të zgjidhen më të mirët,pasi duke marrë parasysh se të gjithë nxënësit ishin mjaft të përgatitur.

Fituese e vendit të parë e ciklit të lartë fillorist ishte Nurije Osmani,në vendin e dytë Alma Ahmeti dhe në vendin e tretë Xhemile Hasani dhe Agnesa Fejzullahu.

Ndërsa organizatorja Afeida Borici uroi të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen në këto gara pasi të tjihë ishin të mirë,ndërsa uroi dhe sukses të mëtutjeshme në garat rajonale.

Fitueset e garave komunale do ta vazhdojnë garën e tyre në garat rajonale që do të mbahen në Bujanoc.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch