Home » Lajme, Vendore » RTP lajmet 25 Mars 2013

RTP lajmet 25 Mars 2013

Analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer ka thënë se Serbia ka pretendime ndaj tërë Kosovës, e jo ndaj një pjesë të saj, por ai i ka sugjeruar palës Kosovës që të kërkojnë nga shteti serb aq të drejta sa kanë serbët në Kosovë, të kenë edhe shqiptarët në Serbi.
Madje ai mendon që ky dialog që po zhvillohet i ngutet më shumë Serbisë sesa Kosovës për të marr Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.“Kosova ka të drejtë që t’i kërkojë tri gjëra: që, çdo marrëveshje të jetë në pajtim me marrëveshjen e Ahtisarit, çdo gjë që do që të fitojnë serbët në Kosovë, duhet të vlejnë edhe për shqiptarët etnikë në Serbi, që asgjë të mos e pengojë përparimin e Kosovës kah anëtarësimi në BE”, është shprehur Serwer në një intervistë për “Kosova Sot”. Server ka shtuar se Serbisë po i ngutet për lansimin e negociatave për anëtarësim në BE. “Për mua është e qartë se nevoja e Serbisë është më urgjente. Nuk mendoj se lansimi i negociatave për MSA-në ta ketë rëndësinë e njëjtë në Kosovë, sikur që e ka lansimi i negociatave për anëtarësim në Serbi”, ka deklaruar ai
—————
Në Viti, dje ka filluar festivali i Ansambleve dhe SHKA shqiptare, në kuadër të manifestimi kulturoro – sportive “Flakadani Karadakut” kushtuar jetës dhe veprës së Nijazi Azemit – komandant Mjekrrës. Ansamblet dhe shoqëritë para fillimit të festivalit i ka pritur kryetari komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi, i cili në shenjë rrespekti që të gjithave shoqërive iu ndau mirënjohje. E pas saj filloi festivali garues ku pjesëmarrëse ishte edhe SHKA “Presheva Jehonë”. Ndërsa nga Presheva i ftuar ishte edhe kryetari komunës Ragmi Mustafa. Festivalin të hapur e shpalli nënkryetari komunës së Vitis Abdyl Bajrami. Kryetari komunës së Preshevës familjes së komandantë Mjekrrës iu drejtua me fjalët që të ndjehen krenarë më të birin që patën, ishte Nijaziu ai që nuk u pajtua me pozitën e shqiptarëve në Luyginë dhe iu drejtua frontit që më pastaj edhe të jap jetën për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas Mustafës fjalën e mori edhe presidenti Unionit Artistik të Kombit Shqiptarë Azgan Haklaj. Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa familjen Azemi e nderoi edhe me stemën e komunës së Preshevës, ku prindi I komandant Mjekrrës, tha se do ta ruaj dhe do ta kujtoj me krenari. Prej vitit të ardhshëmn bashkëorganizatore e manifestimit “Flakadani Karadakut” përpos komunës së Vitis dhe qeverisë së Kosovës, do të jetë edhe komuna e Preshevës. Manifestimi kulturoro – sportive “Flakadani Karadakut” i cili filloi të mërkurën do të përfundojë nesër me homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Viti.
———————-
Arbenita Bajrami dhe Elbasan Sahitit nga shkolla e mesme Teknike Presheva kanë marrë dy çmimet kryesore të garave rajonale të recituesve në kuadër të manifestimit kulturo sportiv Flakadani i Karadakut. Pjesëmarrësit kanë vlerësuar se këtë vit ka qenë një konkurrencë më e fortë se viteve të tjera dhe se kjo ngjarje po merr karakter shumë të fuqishëm në prezantim të cilësisë dhe përfaqësimit të denjë të shkollave të mesme në këtë garë. Megjithatë Dy nxënësit nga Presheva ,Arbenita me performancën e saj zuri vendin e parë , ndërsa Elbasani vendin e tretë. Edhe për drejtorin e shkollë së mesme teknike Telat Arifi ky sukses ka një rëndësi të veçantë. Në emër të jurisë profesionale, profesoresha Shqipe Siarina tha se ishte një garë e fortë mes nxënësve dhe se ky aktivitet për çdo vit po përforcohet me cilësi dhe angazhim më të madh të pjesëmarrësve. Për më të dalluarit, organizatorët ndanë mirënjohje. Manifestimi Flakadan i Karadakut personifikon veprën e legjendës së Maleve të Karadakut, Nijazi Azemi – komandant Mjekrra , i cili ra heroikisht në krye të detyrës së Komandantit të Brigadës 115 Karadaku dhe Zëvendëskomandant i Zonës Operative të Preshevës në UÇPMB-ë.
—————–
Tribuna shkencore e mbajtur në Preshevë na nxorri librin me titull Dasma shqiptare në Preshevë dhe rrethinë dikur dhe sot në kuadër të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulrurore në Preshevë. Duhet thënë se midis llojeve të ndryshme folklorike ndër shqiptarët e Luginës së Preshevës një vend të rëndësishëm zënë edhe këngët e dasmës. Këngët e dasmës në Luginë kanë zënë fill si kudo ndër shqiptarët. Këngët e dasmës që janë praktikuar në Luginë të Preshevës përgjithësisht sjellin edhe mentalitetin, psikologjinë, raportet familjare dhe shoqërore në kohë të ndryshme.

———-

Kryetari i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka thënë se është i sigurt se Vojvodina do të jetë temë e rendit e ditës dhe se do të ketë pranverë politike vojvodinase. Por, ai nuk e di se kur kjo do të ndodhë. “Po, do të ketë pranverë politike vojvodinase. Politikisht do të ketë, por nuk e di se në cilin vit”, ka thënë ai për radiotelevizionin e Vojvodinës. Sipas tij, këtë pranverë mund të pritet që pas 101 vitesh të zgjidhet problemi i Kosovës. “Kosova është problem i përhershëm në 101 vitet e fundit. Mbase tash në rend dite do të vijnë temat tjera”, ka thënë Canak, i cili ka shtuar se çështja e Vojvodinës qëmoti është e internacionalizuar, por se fshihet nga publiku. Nenad Canak ishte ndër kritikët më të mëdhenj të politikës së Milosevicit, i cili që në vitet ’90 është deklaruar pro pavarësisë së Kosovës. Ai edhe sot kritikon ata që nuk e pranojnë realitetin se Kosova është shtet i pavarur.
———————
Është çështje kohe kur Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës. Kështu thotë James Ker-Lindsay, hulumtues i çështjeve politike për Evropën juglindore në Shkollën Londineze të Shkencave Politike dhe Ekonomisë. Sipas tij, ndonëse udhëheqësit e qeverisë serbe thonë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës ata sillen dhe veprojnë sikur me një shtet të pavarur. James Ker-Lindsay, një ekspert britanik i çështjeve politike, mendon se ajo çka ka mbetur janë vetëm deklaratat e liderëve serbë se nuk e njohin Kosovën. Në fakt, sipas tij të gjithë po sillen ndryshe, si me një shtet sovran, por të armiqësuar. Mediat serbe citojnë Lindsay të ketë thënë se Beogradi e Prishtina tashmë janë marrë vesh për të gjitha çështjet dhe Serbia më 2 prill do të pranojë marrëveshjen e ofruar për veriun. Kjo marrëveshje bazohen në idenë për kufijtë e pandashëm të Kosovës dhe për një lloj bashkësisë të komunave serbe

RTV presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch